l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

75- vjetori i krijimit

Brigada XXIII-të Sulmuese Partizane në betejat për liri

Krijimi i Brigadës së 23-të Sulmuese, 75 vjet më parë, në Zall Mner, ishte e domosdoshme, pasi LANÇ kishte marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin dhe kështu ishin krijuar kushtet e rrethanat për krijimin e një brigade dhe në rrethin e Krujës. Kështu më, më 21 shtator 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNCSH, në Zall-Mener, u krijua Brigada e 23 Sulmuese Partizane.
Kjo brigadë u formua nga batalionet partizane “Dajtit”, “Kruje-Ishem” dhe “Mat” te cilët kishin në efektivin e tyre partizanë me pervojë, të kalitur në aksione luftarake kundra nazifashizmit italo - gjerman si dhe tradhtareve te vendit, qe kishin kaluar prova te renda sakrificash në luftë, sidomos gjatë Operacionit të Dimrit 1943 dhe të Qershorit 1944. Drejtuesit e shtabit të Brigadës u caktuan: Hamit Keçi, Haxhi Seseri, Muharrem Kokomani;- Xhavit Qesja, Mërkur Çela Haki Fejzo, Sejdin Avdia etj.
Sapo u formua brigada me drejtuesit e saj, u ngarkua me detyren luftarake që të merrnin pjesë në luftën për Çlirimin e Tiranës, Krujës, Vorës, Fushë- Krujës, Prezës, Milotit, Pukës, Mirditës, Matit, Lezhës e deri ne Shkodër. Brigadës i ngakohej detyra që të godiste perqendrimet armike te vendosura ne ato zona dhe te shkaterronte forcat merceneare, si ato zogisto - balliste, të cilet bashkëpunonin me pushtuesit nazifashistë te perqendruara ne kalatë e Krujes, Prezes e Ishmit. Gjithashtu Brigada do të godiste forcat nazistye që do të lëviznin nga Tirana për në Veri, në zonat ku ishte përqëndruar armiku.
Luftrat e aksionet e Brigadës së 23-te sulmuese ishin shumë të suksesshme. Brigada e përbërë nga djem të e popullit gjeti përkrahje të fuqishme nga populli dhe kudo që shkoi u ndihmua pa rezerva… Mbështetje të fortë pati edhe nga Këshillat ANÇ, si dhe familjet që i kishin kthyer shtëpitë bazë lufte.
Kjo Brigadë në bashkëpunim me Brigadën I Sulmuese bënë një luftë tepërt të organizuar kundër nazistëve gjermanë e bashkëpunëtorëve të tyre në Krujë dhe si rezultat, më 22 1944 shtator, u çlirua Kruja. Luftërat u bënë nga një zone në tjetren dhe arriten deri në Shkodër. Në mengjesin e 29 nentorit 1944 forcat e kesaj brigade pas një lufte të ashpër per clirimin e Shkodres, duke iu bashkuar forcave të brigadave 6-te, 7, 22 dhe 24-t dhe grupeve partizane te Shkodres, e te gjithe bashkë shporrën pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre nga qytetit dhe e çliruan atë edhe me me ndihmën e popullit. Çlirimi i Shkodres shenoi dhe çlirimin e gjithë Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Kjo qe nje ngjarje me rendesi te madhe historike dhe u perhap ne te gjithe vendin.
Ndër luftrat që ka zhvilluar kjo Brigadë kanë rënë 23 dëshmorë. Në formacionet partizane kanë qenë edhe heronjtë e popullit Mustafa Kaçaçi, Bab Rexh Deliu. Por dhe heroina kosovare Shote Galica.
Ne Krujë, te kthesa e rrugës qe shkon per ne Qafshtame, per te perjetesuar formimin e Brigades 23 S , luftën e saj heroike kundër armiqe si dhe dëshmorët e saj, eshte ngritur lapidari ku jane skalitur emrat e të gjithë deshmoreve të saj si me poshte:
1. Abaz Veseli
2.Adem Gjeli
3.Ali Metra
4. Avdi Kazani
5. Riza Beak
6. Bakushe Visha
7. Besim Beja
8. Gani Guxhiqi
9.Islam Shehi
10. Luigj Kurti
11. Njazi Meka
12. Llesh Spaçi
13.Mustafa Dervishi
14.Mustafa Mezini
15. Ibrahim Liçi
16.Ramazan Zambaku
17.Rexhep Shira
18. Shaban Lika
19. Turabi Dura
20.Vath Bushi
21.Vesel Brama

Populli i Krujës duke perkujtuar rrugen e lavdishme luftarake te Brigades 23-te sulmuese, i shpreh mirenjohje te gjithë partizanëve qe benin pjesë në këtë brigade dhe te gjithe familjeve të tyre, shtepive baze te LANC dhe përulet me respekt te thelle perpara deshmoreve te kesaj brigade dhe familjeve te tyre.

SEFER BOJA
Veteran i LANÇ

(Marre nga faqja “Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare” në facebook)

KALENDARI

Ngjarje të rëndësishme historike gjatë Luftës së Dytë Botërore në shtatorët e viteve 1942-1945

2 shtator 1945 - Kapitulloi Japonia Fashiste. 9 Shtator 1943 - Thirrje popullit shqiptar për kapitullimin e Italisë Fashiste.
4 shtator 1943 - Në Konferencën e Partisë Komuniste në Labinot, 4-8 shtator 1943, u dënua zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes dhe u vendos t’i shpallej luftë e armatosur Ballit Kombëtar, me të cilin pak kohë më kishin qenë partnerë, si edhe çdo rryme apo tendence tjetër politike. Për këtë arsye, Konferenca e Labinotit u quajt “momenti vendimtar drejt marrjes së pushtetit” dhe i nisjes së luftës civile në Shqipëri. Nga ky moment, lufta e armatosur ndaj kundërshtarëve politikë do të ishte prioriteti i politikës së PKSH dhe E.Hoxhës. Vendimi i marrë në Konferencën e Labinotit që pushteti i Këshillit NÇ të ishte pushteti i vetëm, hapte rrugën e një sistemi njëpartiak dhe të një pushteti totalitar në Shqipëri. Thelbi i të cilit qëndronte në sundimin e një partie të vetme, Partisë Komuniste.
9 shtator 1944 -U formua Brigada XX Sulmuese e UNÇl Shqiptare në fshatin Protopapë të Korçës.
9 shtator 1944 -U çlirua Bullgaria nga Ushtria Sovjetike – Përmbysja e diktaturës fashiste në Bullgari.
10 shtator 1944 - Lufta për çlirimin e Gjakovës prej gjermanëve (10-16 shtator) nga forcat çlirimtare të Kryezinjve (Gani, Hasan dhe Sait Kryeziu),ku bënte pjesë edhe Llazar Fundo, komisari politik i Lëvizjes Kryeziu, si edhe oficeri britanik Simkoks. Kur luftonin kundër pushtuesve gjermanë, forcat e Kryezinjve u goditën nga forcat partizane të Brigadës V të Shqipërisë dhe forcat NÇ të Jugosllavisë (Kosmetit), të udhëhequra nga Fadil Hoxha.
12 shtator 1944 - Dita e çlirimit të qytetit të Beratit.
13 shtator 1942 - U formua Çeta e Lumës
14 shtator 1943 - Filloi Lufta e Drashovicës (Vlorë) kundër garnizont armik, nga batalionet partizane “Halim Xhelo” e “Ismail Qemali, si dhe nga 4 batalione të krijuara nga vullnetarët dhe nga i gjithë populli i fshatrave të afërta.
15 shtator 1942 -Dita e çlirimit të Çorovodës.


16 shtator 1942 - Konferenca e Pezës, hapi parë për krijimin në formë organizative të Frontit NÇl, ku morën pjesë PKSH dhe përfaqësuesit e tendencave të ndryshme të nacionalistëve shqiptarë. Konferenca e Pezës në programin e saj politik kishte: luftën e organizuarm të ashpër e pa kompromis kundër okupatorëve dhe tradhëtarëve, me parullën: bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje.


16 shtator 1944 - U formua Brigada XIX Sulmuese e UNÇl Shqiptare.
18 shtator 1944 - U formua Brigada XXII Sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Pezë të Tiranës.
18 shtator 1944 - Dita e çlirimit të qtetit të Gjirokastrës.
20 shtator 1943 -U formua në qytetin e çliruar të Beratit batalioni “Margarita Tutulani”. 21 shtator 1944 - U formua Brigada XXIII sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Zall-Mner të Tiranës.
22 shtator 1942 -dha jetën Heroi i Popullit Nazmi Rushiti.
22 shtator 1943- Forcat partizane të qarkut të Tiranës zhvillojnë luftime të ashpra me gjermanët për mbrojtjen e Krujës.
22 shtator 1944 -Dita e çlirimit të qtetit të Krujës.
23 shtator 1944 - Llazar Fundo, figurë e shquar e socialdemokracisë europiane, i cili, bashkë me Kryezinjtë, po luftonte kundër gjermanëve për çlirimin e Gjakovës, u arrestua nga forcat e Brigadës V të Ushtrisë NÇ të komanduar nga Shefqet Peçi dhe u pushkatua në Kolesian pa gjyq, me urdhër të E.Hoxhës me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta vrisni andej”.
25 shtator 1944 - Masakra e Brigadës V. Me urdhër të komandantit të saj, Shefqet Peçi, u pushkatuan pa gjyq në Krue të Bardhë të Lumës 22 lumjanë të pafajshëm, të lidhur me konop me njëri-tjetrin, si hakmarrje për vrasjen e nipit të tij, Hysen Çino.
26 shtator 1944 -U fomua Brigada XVII Sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Gjinar të Elbasanit.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes