l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, vizitë zyrtare në vendin tonë

POGRADECI – qyteti i luleve, i pushkës dhe i penës

Ing.Myfit GUXHOLLI*

Pogradeci, qyteti i luleve, i pushkës dhe i penës është i njohur për historinë e tij të lvadishme që në lashtësi.Zbulimet arkeologjike me vendbanime palafite në fshatin Lin, Buqezë, Mëmëlisht, Starovë dhe Tushemisht, tregojnë se krahina e Pogradecit ka qenë e banuar rreth 2000 vjet p. k., që në periudhën e Bronxit.
Gjatë krijimit të shteteve të fuqishme Ilire në fundin e shek. VI p.e.s. dhe në fillim të shek. V p.e.s., Krahina e Pogradecit ka qënë e banuar nga fiset Ilire të Enkelenjve (me qendër qytetin e Enkelanës) dhe Dasaretëve (me qendër qytetin e Pelionit) të vendosur në pjesën jugperëndimore të liqenit të Ohrit (në atë kohë quhej liqeni i Lihnidës – liqeni i Dritës). Po ashtu është i ditur fakti që nga kjo zonëkalon Rruga e famshme “Egnatia”, e cilta lidhte Romën me Kostandinopojën. Të gjitha këto, si dhe vetë pozita gjeografike dhe resurset e pasura natyrore e rendisin Pogradecin si një ndër zonat më të preferuara turistike të rajonit të Ballkanit e më gjerë.
Por madhështia e kësaj zone nuk qëndron vetëm këtu, por për faktin se që në kohët e lashta e deri në Luftën e Dytë Botërore, ka dhënë një kontribut të shquar për formimin e shtetit shqiptar me luftën për pavarësi kombëtare, në kulturë, në tradita dhe në tërë historinë kombëtare. Për njerëzit e shquar, për ndershmëri, besnikëri e bujari të Pogradecit kanë shkruar Bajroni dhe ambasadorë të huaj.
* * * Gjatë shek. të IX krahina e Pogradecit u pushtua nga bullgarët dhe pasardhësi i Klementit, Naumi ndërtoi afër Pogradecit manastirin me të njëjtin emër. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. Në vitet 1400 në shumë dokumenta përmendet që Mokrena bënte pjesë në zafetin e Aranitasve. Në kohën e sulltan Mehmetit I u vendos administrimi turk, por në zonat malore sundimtarët shqiptarë vazhduan të gëzojnë drejtat e mëparshme mbi zotërimet e tyre duke ruajtur të drejta të veçanta administrimi. Regjimi osman shkaktoi pakënaqësira në masat popullore.

Kryengritjet e para janë udhëhequr nga Gjergj Golemi, zot i Mokrës, Shpatit dhe Çermenikës.
Kjo përshkruhet edhe në këngët popullore mokrare:
“Gjergj Golemi na çon fjalë
Angjevini të na dalë
Me ata trima mokrarë
Kush me këmbë, kush me kalë
Kush me thika, kush me pallë...”


Kryengritjet e viteve 1432 – 1433 në afërsi të Bërzhitës i dhanë goditje dërmuese ushtrive osmane nën komandën e Ali Beut. Burimet historike tregojnë se në grykën e Mokrës janë thyer tre ekspedita osmane të organizuara nga sulltan Fatiu. Në 29 qershor 1444, u mund forca e Ali Pashës në Torvioll. Në 10 tetor 1445 arkëxhinjtë të ardhur nga Ohri u ndeshën me forcat shqiptare në fushën e Morenës. Më pas ushtritë osmane mundën të deportojnë në trevat e Pogradecit dhe në vitin 1520 – 1566 u përfshinë në Sanxhakun e Ohrit, Vilajeti i Rumelisë me qendër në Manastir. Kryengritje të vazhdueshme pati gjatë shek. XV – XVII, gjatë të cilave pushtuesi filloi fushatën e islamizimit. Popullsia shqiptare e krishterë iu nënshtrua islamizimit për t’u lehtësuar nga taksat e rënda dhe shfrytëzimi.
Gjatë shek. të XVII të e.s., në vitet 1760-1775 qyteti i Pogradecit do të pozicionohej në pjesën kodrinore të qytetit të emërtuar “Goricë” (malësi) dhe në luginën e lumit Katjel. Këto janë fillesat e para të qytetit të sotëm të Pogradecit, e cila në këtë kohë shërbente si një qendër e vogël banimi. Ndërsa qendra administrative ishte Kaza Starova (nënprefekturë), e cila gjatë shek. XVII-XIX varej nga sanxhaku i Ohrit nënsundimin e Bushatllinjve dhe më vonë kaloi nën sundimin e pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës.
Në vitet 1860-1875 Pogradeci njihet si nënprefekturë dhe Starova kalon në varësi të tij. Përpjekjet për të qenë të lirë dhe për të ruajtur traditën, zakonet, kulturën dhe gjuhën e tyre vazhduan papushin edhe në vitet që vijuan. Si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe vetë popullit arsimdashës pogradecar, një javë pas hapjes së shkollës së parë shqipe të hapur në Korçë, më 14 mars 1887 u hap shkolla e dytë shqipe në Pogradec.
Në fillim të shek. XX Komiteti i fshehtë për çlirimin e Shqipërisë, filloi organizimin e çetave kryengritëse. Më 1906 në krahinën e Korçës u formua çeta e Bajo Topullit, influeca e së cilës mobilizoi edhe popullin e Pogradecit, që u organizuan në çeta si ajo e Kajo Babjenit dhe Ismail Dërdushës, të cilat luftuan kundër armikut.
Në vitin 1908 në Pogradec krijohet klubi i parë shqiptar “Bashkimi” që pati si qëllim bashkimin e popullit në luftë kundër pushtuesve dhe përhapjen e gjuhës shqipe.
Shpallja e pavarsisë kombëtare e gjen krahinën e Pogradecit nën sundimin Serb. Kjo përmendet e dhe në shkrimet e studiueses angleze Edit Durham: “ Dhe në Pogradec gjetëm Serbë. Këtu e gjithë popullsia është shqipëtare. Ata pyesnin me kureshtje për fatin e qytetit të tyre dhe kishin frikë se mos pushtuesi serb u mbetej në derë përgjithnjë.” Ndonëse Pogradeci dhe fshatrat rrëzë ishin nën pushtimin Serb, Mokra dhe Gora që i takonin këtij juridiksioni ishin të lira. Në 2 dhjetor 1913, mbas shumë përpjekjesh qyteti i Pogradecit çlirohet dhe bashkohet me qeverinë e Vlorës.Në fillim të Luftës së Parë Botërore forcat Austro-Hungareze pushtojnë gjysmën e Shqipërisë deri në Pogradec, ndërsa forcat Bullgare Mokrën dhe Pogradecin.


Në 10 dhjetor të vitit 1918 forcat Franceze pushtuan Pogradecin. Me largimin e forcave Franceze më 26 maj 1920 patriotët vendas ngritën flamurin shqipëtar dhe u bashkuan me qeverinë e Tiranës. Kontributi i Pogradecit gjatë Luftës së Dytë Botërore Kontributi i popullit të Pogradecit, i krahinës së Mokrës dhe Rezës gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i madh. Në ditët e para të prillit 1939 ne Pogradec u organizuan shumë demostrata dhe populli pogradecar kërkoi të luftonte me armë, por gjithçka ishte e kotë sepse e gjithë Shqipëria ra nën pushtimin Italian.
Në 28 tetor 1940 Italia i deklaroi luftë Greqisë dhe nënprefektura e Pogradecit u bë shesh luftimesh dhe u nda përgjysëm. Dëme të shumta iu shkaktuan popullit, djegiet dhe dhuna u shtuan deri në 14 prill 1941, kur forcat greke u tërhoqën duke kapitulluar. Në 1941 Rreshit Çollaku organizon qëndresën e popullsisë kundër pushtuesve duke u bërë komandant i çetës partizane të krijuar në këtë rreth më 17 Prill 1942. Më 22 Maj 1942 u formua Batalioni i Mokrës më 300 luftëtarë. Janë të njohura gjithashtu aksionet luftarake të njësiteve të armatosura të qytetit dhe të fshatrave të Pogradecit, si Çezmës, Malit të Thatë, Rëzes, Mokrës së Poshtme, Golikut etj.
Batalioni partizan i Mokrës ka zhvilluar shumë aksione dhe luftime kundra pushtuesit, por veçanërisht është evidente pjesëmarrja në luftimet e Brigadës IV-t për çlirimin e Pogradecit. Qyteti i Pogradecit është çliruar tre herë nga forcat partizane: më 17-18 prill 1994; më 4 qershor nga forcat e Brigadës së IV-t dhe përfundimisht më 30 gusht 1944 nga forcat partizane të Brigadës së XV-të S. Populli e priti më gëzim të madh këtë ngjarje historike dhe manifestoi nëpër rrugët e qytetit për fitoren e madhe të çlirimit të tij njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit. Çlirimtarët në mbrëmje u ndanë nëpër baza për të kaluar këtë natë të gëzueshme, me më shumë ushqime, sipas zakonit.
Kontributi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare është një monument i madh i historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore. Pa luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Shqipëria nuk do të ekzistonte si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo luftë na rrjeshtoi përbri fitimtarëve, aleatëve të mëdhenj si SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe. Rrethi i Pogradecit mori pjesë masivisht në këtë luftë dhe i dha atdheut 1582 luftëtarë të armatosur në formacionet luftarake. Nga këta 144 dëshmorë, në altarin e nderit që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe dy Heronj të Popullit, komandantët Reshit Çollaku dhe Kajo Karafili.
Në këtë 75 vjetor të çlirimit, populli i pogradecit i kujton ata me nderim të veçantë.

Ing.Myfit GUXHOLLI
Veteran – nënkryetar i OBVL






Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes