l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kosova shënoi Ditën e Lirisë, 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s

NGA PLANET GJENOCIDE SERBE DERI TE ÇLIRIMI I KOSOVËS

Nga Bashkim Hisari

Në qershor të vitit 1999, forcat serbe në Kosovë vazhdonin me krime më makabre. Vuajtjet vazhdonin. Në shenjë hakmarrjeje për shkak të bombardimeve të NATO-së, ndaj shqiptarëve ushtrohej dhuna, sidomos ndaj civilëve. Me veprime ç’njerëzore vriteshin shqiptarët e pafajshëm. Vazhdonin përndjekjet politike, dëbimet, torturat, burgosjet…Nuk kishte ngelur objekt privat dhe shoqëror pa u plaçkitur, demoluar dhe shkatrruar, duke përfshirë edhe shkollat dhe monumentet historike e fetare.
Përdorimi i pakontrolluar i forcës, zbatimi i dhunës dhe kërcënimet, kishin krijuar atmosferë frike të paparë gjithëandej Kosovës. Popullësinë civile shqiptare, forcat serbe e përdornin si mburoje kundër sulmeve të NATO-së. Për shkak të rrezikut, popullësia, shpëtimin vazhdonte të kërkonte duke ikur. Njerëzit donin të jetonin edhe në pyllin e vetmisë, larg shtëpis, fshatit dhe qytetit të tyre, sa më largë nga kriminelët me uniforma serbe. Iknin në male e kodra, mbijetonin nën tende prej najloni ose pëlhure, pa ushqim të mjaftueshëm dhe në kushte të mjerueshme higjijenike. Shumica iknin dhe shpëtimin e gjenin në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, në Mal të Zi dhe vende tjera.

Makineria pushtuese serbe nuk kursente askend dhe asgjë në Kosovë
Meqë isha i punësuar në organizatën ndërkombëtare për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë, në rrugën Prizren-Morinë, vështroja kolonat e gjata të atyre që largoheshin nga Kosova. Isha dëshimtar okular i vuajtjeve dhe dhembjeve të njerëzëve mbi traktorë, kamiona, karroca dhe të atyre që ecnin në këmbë. Burra, gra e fëmi ishin të lodhur, të frikësuar e trautamizuar. Me plagë shpirtërore tregonin histori të tmerrshme. Një vajzë e re e prekur thellë në ndjenjat duke qarë kërkonte nënën e saj. Një burr plak nga fshati Krushë e Vogël tregonte se si forcat paramilitare serbe, në një objekt për qëndrimin e bagëtive në periferi të fshatit, i kishin mbyllur burrat, vurë zjarrin dhe i kishin bërë shkrumb e hi mbi 100 bashkëfshatarë të tij. Një djal i ri pohonte se rrugës drejt kufirit shqiptar ka parë kufoma të hedhura nëpër fusha, gropa dhe kanale. Në një karrocë plotë me gra e fëmi, një grua me dy djemë e një vajzë përkrah, përshkruante, plaçëkitjet dhe vrasjet në Rahovec, të tjerët përsëritnin se policët dhe paramilitarët serbë, kishin keqëtrajtuar barbarisht shumë civilë të pambrojtur dhe të pafajshëm duke thënë me urretje : “deshët NATO-n, urdhëroni, tani le të shërojnë ata plagët e juaja”. Megjithëatë, shumica ishin optimist se NATO-ja dhe UÇK-a do sjellin lirinë dhe deklaronin se do të këthen në shtëpit e tyre. Edhe pse Aleanca i dërgoi letër të hapur udhëheqësisë jugosllave që të ndërmarr aksione konkrete për vendosjen e paqës dhe paralajmronte se do të organizoj një force të madhe për ruajtjen e paqës, forcat serbe vazhduan sulmet kundër shqiptarëve. Makineria pushtuese serbe nuk kursente askend dhe asgjë në Kosovë. Zullumin e shtuan edhe në veri të Shqiprisë. Në rajonin veri- lindor të Shqipërisë gjendja ishte shumë e rëndë. Në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, predhat e artilerisë serbe ranë në qytetin e Krumës ku afër spitalit civil u plagos djaloshi 20-vjeçar . Goditën edhe fshatrat Pogaj, Cahan, Bardhoc dhe Vlahen. Zjarri i artilierisë serbe goditi edhe pikën e kufirit në Morinë. Në zonën e Kukësit, si pasoj e bombardimeve, kishin dëmtuar repetitorin e televizionit të Kukësit, sinjali i të cilit transmetohej edhe në drejtim të Kosovës.

Marrëveshja e Kumanovës rezultat i kapitullimit të Serbisë
Derisa avionët e NATO-s vazhdonin misionin e tyre duke goditur caqet serbe, propaganda serbe lansonte dezinformata se shqiptarët po shpërngulen për shkak të bombardimeve të NATO-s kurse mediat ndërkombëtare, regjimin e Slobodan Milosheviçit e krahasonin me atë naciste.
Më 6 qershor 1999, të shtënat e armëve të rënda, topave, minahedhësve, mortajave dhe rafalet e mitrolezeve, nga zona e kufirit me Shqiprin dhe nga ana e malit Pashtrik, dëgjoheshin më pak se zakonisht. Lufta e UÇK-s gjithnjë e më shumë ndërkombëtarizonte çështjen e Kosovësdhe shënonte fitore.Ishin këto sinjale se sulmet e dhe bombardimet e NATO-s, do të ndërpriten dhe Serbija do kapituloi. Në Kumanovë, më 9 qershor, u nënshkrua një marrëveshje teknike ushtarake midis NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, e cila i dha fund bombardimeve të atij shteti. Marrëveshja e Kumanovës ishte rezultat i kapitullimit të Serbisë në përballje nga bombardimet e NATO-s dhe UÇK-s. Më 9 qershor 1999, Slobodan Milosheviçi dhe gjeneralët e tij gjakatarë pranuan kapitullimin pa kushte. Marrëveshja tekniko-ushtarake u nënshkrua në Kumanovë nga Gjenerali i forcave të NATO-s, Majk Xhekson dhe nga gjeneralët serb Svetozar Marjanoviç e Obrad Stefanoviç. Marrëveshja parashikonte tërheqjen e plotë të të gjitha forcave ushtarake e policore të Serbisë-Jugosllavisë nga Kosova. Nga Kosova duhet të largoheshin të gjitha forcat e RFJ-së, që përfshin forcat ushtarake, grupet e armatosura civile, grupet asociative paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervat ushtarake, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, Ministrisë federale dhe serbe të punëve të brendshme, policisë lokale, speciale, ato kundër trazirave dhe antiterrorist dhe çfarëdo grupi apo individi tjetër, që përcaktohet nga komandanti i forcave ndërkombëtare të sigurisë (KFOR).

Serbët iknin nga Kosova sepse kishin kryer krime të rënda gjenocidi
Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në mbledhjen e tij të 4011-të, miratoi rezolutën 1254. OKB para kësaj kishte miratuar disa rezoluta por gjendjen në Kosovë por, ato nuk u respektuan dhe nuk tejkalonin Marrëveshjen e Rambujes. Ndërkaq, respektimin e Rezolutës 1254 e garantontoi Marrëveshja e Kumanovës dhe vendosja e forcave të NATO-s. Me këtë resolute, rol të rëndësishëm iu dha OKB-së e cila vendosi administratën ndërkombëtare në Kosovë. Në kuadër të KFOR-it, më 12 qershor 1999, në Kosovë filloi vendosja e rreth 50.000 ushtarëve nga 36 vende, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s. Në çdo qytet ku hynin forcat e NATO-s, shqiptarët gëzoheshin. Përkundër faktit se forcat serbe kapituluan dhe u larguan nga Kosova, Beogradi zyrtar deklaronte fitoren. Rreth një milion shqiptarë të cilët u dëbuan nga forcat e Milosheviçit, filluan të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa serbët bashkë me ushtarët e policët, iknin në Serbi. Iknin sepse kishin bërë shumë dëme dhe kryer krime të rënda mizore të gjenocidit. Kishin vrarë dhe masakruar më shumë se 13.500 shqiptarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftime, prej tyre 1.393 fëmijë, 1.379 gra. Mbi 1.600 persona ende janë të pagjetur. Vetëm brenda një dite, më 26 mars 1999, në disa fshatra të zones së Prizrenit, forcat serbe vranë dhe ekzekutuan 652 civilë shqiptarë (Landovicë, 17, Krushë e Vogël 115, Krushë e Madhe 264, Celinë 81, Fortesë 65, Pastasellë 110). Në Serbi janë zbuluar varrezat masivi me 941 kufoma të shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Në Qendrën për trajnimin e Njësive specijale të Ministrisë për Punë të Brendshëme kundër Terorizmit në Batajnicë afër Beogradit, në varrezë massive u gjetën 744 kufoma. Trupat e kosovarëve tjerë të vrarë u gjetën në varreza massive në Petrovo Selo, në liqenin Peruçac, në Rudnicë dhe në një kamion-frigorifer në lumin Danub. Rreth 20.000 gra e burra vlersohet se ishin viktima të dhunës seksuale. Me forcë kishin dëbuar afro një milionë kosovarë dhe plaçkitur pronat e tyre dhe pronën publike. Kishin shkatërruar e dëmtuar objektet civile, monumentet historike, arsimore dhe fetare…Ardhja e paqeruajtësve shënoi një kthesë vendimtare për fatet e popullit të Kosovës. Ishte kjo një fitore e madhe për luftën e drejtë të popullit shqiptarë, një ditë me rëndësi që përcaktoi zhvillimin e mëtejshëm për historinë e Kosovës edhe një nga ditët më domethënse dhe më kuptimplote për lirinë dhe për pavarësin e saj. Ishin momente të bukura dhe të veçanta kur shqiptarët përjetuan gëzime që nuk mund të përsëriten.

20 vjetë pas çlirimit, në Kosovë çdo gjë është ndryshe
Tani Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ka institucionet e veta,Trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe numërojnë afro 6 mijë ushtarë, të cilët janë të dislokuar në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës. Ka policinë kurse Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK-në), është transformuar në ushtri të vendit. Mirëpo, qytetarët shprehin pakënaqësi pse shteti i tyre nuk është në gjendje të organizohet dhe të udhëhiqet ashtu si duhet. Aktualisht, Kosova po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Mungesa e plotë e funksionimit të sistemit të drejtësisë, krimi i organizuar, zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe dukurit tjera negative, janë brengosëse dhe sfida që nuk po tejkolohet. Kosova ende nuk ka aritur të siguroj gjyqësi, polici dhe prokurori të pavarur nga politika dhe nga klanet e ndryshme të interesit. Andaj, te qytetarët, mbizotron ndenja e përbashkët e epidemisë së pakënaqësisë ndaj qeveritarëve që po e udhëheqin shtetin të cilët, me tendenca autoritare, po e shfrytëzojnë periudhën e tranzicionit dhe dobësitë e demokracisë së brishtë që ka mundësuar të marrin kontrollin e pushtetit ekzekutiv që atyre po u sjell fitime dhe pasuri të paligjshme. Me të drejt kërkojnë Kosova të jetë shtet në interes të qytetarit ku zbatohen ligjet për të dalur sa më shpejt nga anarkia dhe nga pozita e një shteti të dështuar në të cilin, parat e taksa paguesëve harxhohen pa dhënë llogari askujt, plaçkitet prona private dhe publike, manipulohet me tenderë, ku ndërtohen me mija pallate pa leje, punësohen pa kriter familjarët e pushtetarëve dhe militantët partiak dhe ku arsimi dhe shëndetësia nuk kanë kurrëfarë vlere. Për të bërë ndryshime dhe për të arritur sukses duhet me efikasitet të neutralizohen dhe të eliminohen të gjithë ata që mirren me krimin e organizuar dhe korrupcionin. Duhet të bëhet pastrimi i plotë i organeve shtetërore. Për të arritur këto caqe, Kosova ka nevoj për njerëzë ndryshe, më bashkëkohorë, demokrat të vërtet që kanë vizion për të ndërtuar shtetin më mirë, që do të angazhohen seriozisht që shteti i tyre të arrijë hapin e humbur dhe ta këthejnë shpresën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në Aleancën Veri-Atlantike.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes