l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Lufta për heqjen e flamurit shqiptar nga Vukmanoviç Tempo dhe maqedonasit , protesta e tij drejtuar Tiranës

PARTIZANËT DIBRANË ME 8 SHTATOR 1943 VENDOSËN FLAMURIN SHQIPTAR NË DIBËR TË MADHE

Nga Sakip Cami

Kapiten Ahmet Cami, komandant i Çetës së Gollobordës u caktua komandant i forcave partizane dhe i rendit e i qetësisë në këtë qytet. Ahmeti vendosi tek bashkia e qytetit flamurin shqiptar kuq e zi.
Dëshmori Ahmet Cami, komandant i Çetës së Gollobordës
Ahmet Cami deklaroi: “Po u hoq flamuri shqiptar, gjithë qyteti është i rrethuar dhe nuk do të ndahemi mirë sepse ky është qytet shqiptar”. Dhe në fakt nuk u hoq flamuri shqiptar deri pas largimit të forcave partizane nga Dibra e Madhe „
Ditët e fundit portali Kujto.al dhe dosja.al si dhe disa gazeta të përditëshme botuan disa lajme të pavërteta dhe denigruese për partizanët dibranë, të Batalionit të Dibrës. Ata kanë shfrytëzuar një material arkivor të cilin e kanë shfrytëzuar qëllimisht të pjesshëm dhe të copëtuar.Të bën përshtypje që këto portale dashakeqëse merren me plaçkitjet e depove italiane nga shqiptarët e uritur e të xhveshur të vitit 1943 dhe jo me luftën që u bë për vendosjen e flamurit shqiptar në këtë qytet të copëtuar nga vendimet e padrejta të vitit 1913. Këtë fakt e kalojnë fare përciptasi, kur për këtë flamur dhe për këtë gjest heroik është derdhur shumë gjak shqiptari.

Edit Durham shkruan:
“Dibra ka vuajtur rëndë si pasojë e luftës, sepse kufiri është vendosur ndërmjet dibranëve dhe qytetit të Dibrës që është tregu i tyre. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në të dy anët e kufirit, madje edhe ndonjë luftim. Në asnjë rrethanë nuk duhet bërë që një kufi ta ndajë tokën e një fisi në mes në rast se ata që e caktojnë këtë kufi, dëshirojnë të vendosin paqe”. (Edit Durham “Brenga e Ballkanit, 1913_.
Luftimet midis shqiptarëve (dibranëve ) dhe serbëve kanë vazhduar për 9 vjet me rradhë, (1913 – 1921) për të mos ua lënë Dibrën e Madhe serbve sepse ishte ndarëpopulli dhe shpirti i tij përgjysmë. Konkretisht fshatrat e Gollobordës lindore, Viçishtit, Tërbaçit, Sepetovës, Gjoricës, Shupenzës dhe Maqellarës të gjitha rezistencat dhe luftrat kundër pushtuesve të huaj i kanë bërë bashkë sepse përbëjnë një etni kombëtare, kulturore, gjuhësore, psiqike dhe luftarake. Nuk ka familje të këtyre fshatrave që nuk kishin dhe nuk kanë lidhje të gjakut, dajallarë e kushurinj, me të cilët nuk mund të ndaheshin vetëm për faktin qëështë vënë një kufi ndarës. Dibra e madhe dhe fshatrate saj si dhe fshatrat fqinj që përmenda më lart kanë qenë bashkë edhe në prill të vitit 1941 ku kjo rezistencë pati edhe dëshmorët e saj. (T.Cani, „Etnokultura dibrane ndër shekuj“, mbajtur në Dibër të Madhe në vitin 1993)
Gjatë luftës së II Botërore dhe gjatë luftës antifashiste Nacional Çlirimtare çështja për bashkimin e trojeve shqiptare doli në rend të ditës, u shtua dëshira dhe përpjekjet për ta realizuar këtë bashkim.
Në këtë periudhë ka egzistuar parrulla e fashizmit dhe nazizmit për Shqipërinë etnike, ka egzistuar rezistenca e maqedonasve e serbve për të mos i lëshuar tokat e marra padrejtësisht nga viti 1913, ka egzistuar qëndrimi i përbashkët i aleatëve anglo-ruso- amerikanë, që kufijtë të shikohen pas mbarimit të luftës dhe ka egzistuar dhe janëbërë përpjekje reale nga partizanët shqiptarë për ta marrë Dibrën me luftë dhe për ta bërë fakt të kryer bashkimin.
Për Dibrën e Madhe partizanët dibranë kanë zhvilluar dy luftëra të mëdha kundër gjermanëve në tetor dhe nënëntor 1943 ku janë vrarë dëshmorët Jashar Kola, Hamdi Lleshi dhe shumë të tjerë. Ndërsa në shtator 1944 është bërë lufta e tretë ku janë vrarë edhe shumë partizanë të Br. XVIII të Dibrës. Dibranët e Dibrës dhe tëDibrës së Madhe i kanë mbështetur bijtë e saj dhe u janë mirënjohës në jetë të jetëve dëshmorëve dhe partizanëve që derdhën gjakun kundër pushtuesve.
Tani na dalin disa antishqiptarë dhe propogandojnë pas 76 viteve se partizanët dibranë kanë vjedhur e plaçkitur.
Abdi Golja nuk përfaqëson LANÇ. Ai është prefekt i emëruar nga qeveria kuislinge fashiste e kohës. Materiali është kaq shumë kontradiktor saqë pohon vetë që edhe firma është e fallsifikuar. Përkundrazi Prefekti Abdi Golja me shkresën Nr 382 datë 13/12/1943 ka kërkuar arrestimin e anëtarëve të Këshillit Nacional Çlirimtar të Dibrës.
Porositë dhe urdhërat e Misionit ushtarak anglez dhe të kapitenit Hands që ka qenë në ato kohë në Dibër dhe në Dibër të Madhe kanë qenë:“ Peshkopinë mund ta sulmoni e ta çlironi, por jo Dibrën e Madhe. Dibrën e Madhe do ta çlirojnë të tjerë...

KAPITULLIMI I ITALISË FASHISTE, HYRJA NË DIBËR TË MADHE, VENDOSJA E FLAMURIT SHQIPTAR

Shtator 1943. Italia fashiste ka kapitulluar. Në qytetin e Dibrës së Madhe forcat italiane kërkojnë të largohen. Qytetin e ka marrë në dorëzim Aqif Lleshi, xhaxhai i Haxhi Lleshit, komandant i çetës territoriale antifashiste. Forcat partizane të Batalionit të Dibrës kërkojnë të marrin në dorzim qytetin.
Kërkohet takim me gjeneralin italian, i cili i priti, i takoi dhe kërkoi takim me Haxhi Lleshin. Haxhi Lleshi ndodhej në Labinot në konferencë. Shkojnë përfaqësuesit e tjerë të LANÇ, Zoi Themeli, Sotir Vullkani, përkthyesi etj. Në takim vijnë edhe pjestarët e emisionit ushtarak anglez. Ndërkohë Aqif Lleshi kishte marrë drejtimin e qytetit dhe kishte filluar çarmatosjen e çdo qytetari që shikohej me armë. Lejohej të merrej nga depot italiane vetëm materiale ushqimore dhe veshmbathje si plaçkë lufte, jo armatim dhe municion. Ndërkohë kishte filluar një rrëmujë në qytet.
Komanda e Batalionit të Dibrës takon Aqif Lleshin dhe i thotë se komandën e vendit do ta marrë shtabi partizan. Aqifi ra dakord dhe brenda dy orëve ai njoftoi parinë e Dibrës dhe qytetin e Dibrës ua lëshoi patrullave partizane. Për robërit italianë të mbetur në qytet u bë kujdes që të shpërndaheshin nëpër shtëpia dhe të trajtoheshin mirë. Populli i Dibrës i trajtoi ata më së miri deri në mbarimin e Luftës së II Botërore, kur u kthyen në atdheun e tyre.
KapitenAhmet Cami , komandant i Çetës së Gollobordës u caktua nga shtabi i batalionit komandant i forcave partizane dhe i rendit e i qetësisë në këtë qytet. Atij ju besua drejtimi jo vetëm i çetës së Gollobordës, por edhe i një pjese të forcave të çetës së Grykës së Madhe dhe të një pjese të Batalionit të Martaneshit. Ahmeti rivendosi rendin e cënuar nga elementë turbullues e përfitues vendas dhe të ardhur në qytet për përfitime dhe fillimisht vendosi tek bashkia e qytetit flamurin shqiptar.Hapi burgun dhe liroi të burgosurit që mbaheshin nga fashistët.
Udhëheqësi politik i Maqedonisë Svetozar Vukmanoviç Tempo dhe ndihmësi i tij Kërste Cervenkovski kishin urdhëruar që të hiqej flamuri shqiptar dhe të vihej flamuri jugosllav sepse këtë të drejtë ua njeh Vendimi i Fuqive të Mëdha në vitin 1913. Por Ahmet Cami thotë:” Po u hoq flamuri shqiptar, gjithë qyteti është i rrethuar dhe nuk do të ndahemi mirë sepse ky është qytet shqiptar”. Dhe në fakt nuk u hoq flamuri shqiptar deri pas largimit të forcave partizane nga Dibra e Madhe.
Janë të njohura protestat që bëri Vukmanoviç Tempo tek Shtabi i Përgjithshëm i UANÇ dhe tek Enver Hoxha si dhe letrat e 13 dhe 23 shtatorit 1943, ku kërkohej me arrogancëlargimi i menjëhershëm i reparteve partizane shqiptare nga qyteti i Dibrës së Madhe. Kjo shkaktoi më vonë prishjen e bashkëpunimit të UANÇ me ushtrinë antifashiste maqedonase dhe atë jugosllave në tërësi.

DIVIZIONI ITALIAN „FIRENCE“ QË NDODHEJ NË DIBËR DORZOHET DHE BASHKOHET ME FORCAT NACIONAL ÇLIRIMTARE

Shtabi i Përgjithshëm i UANÇ i bëri një thirrje të posaçme trupave italiane që ndodheshin në Shqipëri për të bashkëpunuar me ta në luftë kundër okupatorit të ri gjerman.
Komandana e Divizionit „Firence“ është e para dhe e vetmja njësi e madhe ushtarake italiane, e komanduar nga komandanti Gjenerali Arnaldo Azzi dhe Zv.komandanti gjeneral Piccini që realizoi marrëveshjen me përfaqësuesit e forcave partizane dhe me Haxhi Lleshin për të kaluar në anën e UANÇ dhe bashkë me partizanët e Dibrës dhe të Matit mori pjesë në disa luftime kundër gjermanëve.
Shtabi i batalionit partizan të Dibrës me efektiv të vetin i shoqëroi vetë trupat italiane në Dibër, Mat dhe Krujë, që ato të mos goditeshin qoftë edhe gabimisht nga trupat partizane dhe ato vullnetare. Në shkallë vendi kaluan rreth 15 mijë forca italiane me forcat e UANÇ, të cilat u inkuadruan në Batalionin dhe më vonë në Brigadën e në Divizionin „Antonio Gramshi“. Në Dibër dhe në Dibër të Madhe dhanë jetën 20 partizanë italianë, të cilët janë shpallur dëshmorë nga Qeveria shqiptare.
Për situatën e krijuar në qytetin e Dibrës së Madhe Ministri i Brendshem në një shkresë të datës 14 shtator 1943 shkruan:
Mbretëria Shqiptare
Ministria e Punve të Brendshme
Zyra Politike
Nr. 635/255
Shkurtim: Çeta të armatosura në Dibër
Tiranë, 14.9.1943

Kemi informata se ditën e enjte me datën 9 të këtij muaji ushtria italiane, Divizioni „Firence“ që ndodhej në Dibër të Madhe, mbasi ka djegur depot e municionit është larguar në drejtim të Bulqizës e rajonit të Burrelit, tuj lëshue qytetin e Dibrës, çetave komuniste të kryesueme prej Haxhi Lleshit.“






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes