l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shqipëria duke filluar nga 1 korriku i vitit 2019 dhe deri në vitin 2021 merr kryesimin e SEDM-it

SHQIPËRIA, NGA 1 KORRIK 2019
KRYESUESE E SEDM-it

Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Dr. Manushaqe Shehu mori pjesë në takimin e Zv/Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të vendeve të Europës Juglindore në kuadër të iniciativës së SEDM-it që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral brigade Dr. Manushaqe Shehu, nga data 11-13 qershor 2019, mori pjesë në takimin e Zv/Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të Forcave të Armatosura tëvendeve të Europës Juglindore që u zhvillua në Shkup në kuadër të iniciativës së SEDM-it.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të nxitur bashkëpunimin ushtarak në Evropën Juglindore me qëllim forcimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Major Azim Nuredin, si vendës pritës i këtij aktiviteti.
Fjalën e hapjes së takimit e mbajti Shefi i Shtabit të Përgjithsëm të Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Lejtënant Vasko Gjurchinovski, i cili ndër të tjera theksoi se, bashkëpunimi rajonal dhe ndërveprueshmëria ndërmjet vendeve pjesëmarrëse është shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbështet fuqishëm nga të gjithë. Më tej takimi vazhdoi me përditësimin e aktiviteteve të kryera nga SEDM-i nga takimi i fundit i Athinës. Takimi përfundoi me nënshkrimin e protokollit të 6-të shtesë të Marrëveshjes së MPFSEE. Nëpërmjet nënshkrimit të këtij protokolli shtesë vendet pjesëmarrëse rikonfirmuan edhe njëherë përkushtimin ndaj qëllimeve dhe parimeve të parashikuara nga Karta e Kombeve të Bashkuara, në të drejtën ndërkombëtare dhe në traktatet e marrëveshjet, angazhimin e tyre për të kontribuar për paqen dhe sigurinë dhe për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ngushtë midis shteteve të Evropës Juglindore.
Në darkën zyrtare që u dha me rastin e përfundimit të këtij takimi të rëndësishëm, përshëndeti edhe Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Radmilla Shekerinska Jankovska, e cila pasi vlerësoi punën e bërë nga SEDM-i gjatë këtyre dy viteve theksoi se, bashkëpunimi politiko- ushtarak është shumë i rëndësishëm për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjërë.
Ky ishte aktiviteti i fundit i SEDM-it, që u zhvillua me kryesimin e Greqisë, e cila e drejtoi atë në vitet 2017-2019. Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2019 dhe deri në vitin 2021 kryesimin e SEDM-it e merr vendi ynë.
Takimi i radhës u vendos që të mbahet në muajin qershor 2020 në Bukuresht.

Besnik Gjonbrataj



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes