l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka: “Shqipëria nuk është vetëm një shtyllë stabiliteti në rajonin tonë, por është eksportues i sigurisë”

Mbahet në Tiranë Takimi i Komitetit
të Inteligjencës Ushtarake të NATO

Në kuadrin e kryesimit të Komitetit të Inteligjencës Ushtarake (MIC) të NATO nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes për vitin 2019, në datat 22 - 23 maj 2019, në Tiranë, Shqipëri, u mbajt një nga dy takimet vjetore të këtij komiteti. Takimi u bashkë-drejtua nga kolonel Bardhyl Nuredinaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe z. Freytag von Loringhoven, ndihmësekretari i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë dhe kreu i Divizionit të Përbashkët të Inteligjencës dhe Sigurisë të NATO.
Vendet anëtare të NATO dhe aktorët kyç përgjegjës për Inteligjencën u takuan për të diskutuar çështjet më kryesore të Inteligjencës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin drejtues të agjencive dhe shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s, drejtues të strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO-s, drejtues komandash operacionale, si dhe drejtues të shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve jo anëtare të NATO-s, partnerë operacionalë të saj.
Takimi u përshëndet nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila theksoi se sot, Shqipëria nuk është vetëm një shtyllë stabiliteti në rajonin tonë, por është eksportues i sigurisë.
“Inteligjenca ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për përpjekjet tona për sigurinë kolektive. Jetojmë në kohë sfidash dhe sot bashkimi i përpjekjeve është më i rëndësishëm se kurrë”, - tha ministrja Xhaçka.
Komitetit të Inteligjencës Ushtarake është organizmi kryesor këshillues në çështjet e inteligjencës për Komitetin Ushtarak dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut. MIC vepron si një forum vendimmarrës për çështjet e inteligjencës me interes të përbashkët, merr pjesë aktive në formulimin dhe miratimin e politikës së inteligjencës së NATO-s, si dhe kontribuon në prodhimin e Inteligjencës së Dakordësuar dhe Inteligjencës së Padakordësuar të NATO-s.
Në mjedisin gjithnjë në ndryshim të sigurisë, NATO përballet me shumë sfida të dimensionit të Inteligjencës. Rrjedhimisht, Alenaca dhe vendet anëtare kanë zbatuar një qasje më të koordinuar për analizën e inteligjencës dhe shkëmbimin e inteligjencës. Një inteligjencë e mirë ndihmon NATO-n të mbrojë jetë dhe të parandalojë konflikte.
Takimi i dytë për këtë vit i Komitetit të Inteligjencës Ushtarake do të mbahet në nëntor 2019 në selinë e NATO-s, Bruksel.

 

Forcat speciale nga tre vende në stërvitjen “Joni 19”

Forcat speciale të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për rreth dy javë, u stërvitën bashkërisht në Bazën Detare të Pashalimanit.
Efektivët specialë nga tre vendet, u stërvitën për operacionet ujore, duke praktikuar tema të ndryshme si zhytjet në grup, ecjet nënujore, zhytja në thellësi në kushtet e shikueshmërisë së kufizuar, mësymja nga një mjet lundrues në një tjetër, e shumë e elementë të tjerë.
Përveç praktikës së elementëve të rinj stërvitorë dhe testimit të atyre ekzistues, rëndësi e veçantë iu dha ndërveprimit dhe bashkëpunimit të trupave nga vende të ndryshme, në një mjedis operacional shumëkombësh.
Në përfundim të stërvitjes dyjavore të koduar “Joni 19”, u zhvillua edhe Dita e Vizitorëve të Shquar, ku morën pjesë komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Albert Mullai dhe komandantët e batalioneve speciale të tre vendeve pjesëmarrëse në stërvitje.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes