l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në Sukë të Dëshnicës u festua me madhështi 75 - vjetori i krijimit të Br. 12 Sulmuese

Brigada e 12-të Sulmuese la në altarin lirisë 105 dëshmorë

 

Më 20 Maj 2019 u përkujtua 75 – Vjetori i krijimit të Brigadës së 12-të S. Ambient festiv, flamuj e banderola, kurora dhe tufa me lule këngë dhe marshe partizane pranë lapidarit të kësaj brigade.
Nderuan me pjesëmarjen e tyre, kryetari bashkisë Këlcyrë z. Klement Ndoni, kryetari Këshillit të Qarkut Gjirokastër z. Armand Hilaj, ish deputeti dhe djali i komisarit të brigadës z. Fatos Klosi, kryetarja e familjes së dëshmorëve znj. Flora Hoxha, kryetari dhe sekretari i FD z. Bujar Sula e Krenar Progonati etj.
Kishin ardhur veteranë, miq dhe të afërm të tyre nga Permeti, Suka e Ballabani, pasardhësit e veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve Tepelenë dhe nxënësit e shkollës së mesme “ Lumo Pavari “ Sukë me mësuesit dhe drejtorin e shkollës z. Agron Mehmeti, të cilët i dhanë gjallëri të veçantë këtij manifestimi.
Pranë lapidarit u vendosën kurora në emër të bashkisë dhe organizatave të veteranëve e të Familjeve të dëshmorëve. Nën tingujt e himnit kombëtar u mbajt një minutë heshtje në nderim të të rënëve dhe sakrificave të kuadrove dhe partizaneve të kësaj njësie.
Përshëndeti në emër të bashkise dhe të këshillit bashkiak nënkryetari Riza Allamani i cili bëri një ekspoze të gjerë të rrugës luftarake të Br.12 Sulmuese.
Z. Armand Hilaj përshëndeti në emër te Këshillit të Qarkut Gjirokastër dhe lexoi përshëndetjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqiperisë z. Gramoz Ruçi ,drejtuar pjesëmarësve në këtë festë jubilare.
Nxënesit e Shkolles “ Lumo Pavari “ kishin përgatitur një recital poetik. Mitingun e mbylli Kryetari Bashkise z. Klement Ndoni dhe ftoi të pranishmit në mjë drekë , ku vazhdoi bshkbisedimi , u sollën kujtime , u kënduan këngë , u pinë dolli te cilat kaluan gëzueshëm dhe u ndamë me urimin , mirupafshimin në 24 Maj në Permet dhe në përvjetorë të tjerë në vitin e 75 – vjetorit të çlirimit të Atdheut.


Brigada e 12 Sulmuese u krijua në zjarrin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ishte maj i vitit 1944, kur partizanët shqiptarë po vulosnim me betejat dhe gjakun e tyre fitoren e kësaj lufte çlirimtare, antifashiste, patriotike dhe emancipuese për Shqipërinë dhe kombet e qytetëruara.
Ishte 20 maji 1944, kur 600 partizanë e partizane të ardhur nga Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, në Sukë krijuan Brigadën e 12, nën drejtimin e Komandantit Refat Bajrami dhe Komisarit Qemal Klosi, dy personalitete të shquar të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Brigada e 12 ka shumë merita lufte, trimërie dhe heroizmi. Por kjo Brigadë ka edhe një meritë të veçantë, që e dallon nga formacionet e tjera të Ushtrisë partizane: numrin shumë të madh të vajzave luftëtare. Rreth 200 vajza ose 30 përqind e luftëtarëve të Brigadës ishin vajza.


Kjo rrethanë zbulon një tipar tjetër të vlerave antifashiste: lidhjen e tyre me vlerat shoqërore dhe kulturore emancipuese. Antifashizmi nuk ishte vetëm çlirimi prej pushtuesve nazistë e fashistë, por hapi rrugën për progres të gjithanshëm politik, shoqëror e kulturor në gjithë botën e qytetëruar.
Prej këtij progresi nuk përfituan vetëm kombet fituese, por të gjitha kombet, të gjithë vendet dhe të gjithë popujt.
Brigada e 12 ka një bilanc të pasur betejash e fitoresh. Pas përfundimit të Kongresit, luftëtarët e saj shkruan faqe heroizmi e lavdie në luftimet e Qafës së Kiçokut, në Tepelenë, Kurvelesh, Vlorë, Llogara, Himarë, Therepel, Vokopolë, Rehove etj.
Njësive të saj u takon merita e çlirimit të Sarandës, Vlorës, Sazanit, Peqinit, Rrogozhinës, Kavajes, Durrësit e Shijakut.
Brigada e 12-të Sulmuese la në altarin lirisë 105 dëshmorë, të cilët i kujtojmë sot me respekt e nderim të thellë. Trimëria legjendare e djemve dhe vajzave të Brigadës së 12 nuk përfundoi më 29 nëntor 1944. Veteranët e saj, pasardhësit dhe familjet e dëshmorëve të lirisë kanë mbajtur e mbajnë gjallë frymën antifashiste, patriotike, progresiste dhe europiane të luftëtarëve të saj.
Antifashizmi, atdhetarizmi, përkushtimi e sakrifica për liri e progres nuk vjetrohen kurrë.
Këto vlera qëndrojnë në themel të Europës dhe qytetërimit të sotëm perëndimor.
20 maji 1944 i Brigadës së 12 është vetëm 1 vit e 11 ditë larg nga 9 maji i vitit 1945, ditës së fitores së madhe të përbotshme mbi fashizmin.


Është 6 vjet dhe 11 ditë larg nga 9 maji i vitit 1950, Ditës së Europës, e cila shënoi themelimin e familjes europiane.
Prandaj vlerat antifashiste qëndrojnë në themel të qytetërimit të sotëm europian dhe perëndimor dhe ato e shtyjnë botën drejt të ardhmes, sigurisë, paqes dhe zhvillimit.
Prandaj kolaboracionizmi, duke i kundërqëndruar antifashizmit, e tërheq botën drejt të shkuarës, pasigurisë, errësirës dhe regresit.

Përgatiti: Muharem Kamani
Kolonel në Pension






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes