l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Gjeneral Parllakut vazhdojnë t’i vijnë urime të përzemrta për 100 vjetorin e ditëlindjes

Ju dhatë një kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Gjeneral Rrahman Parllakut
Hero i POPULLIT
President i OBVL
URIM PER 100 VJETORIN E LINDJES

I dashur Zoti Parllaku,
Presidiumi i Komitetit Këshëllimor Nërkombëtar i Organizarës të Oficerëve në Rezervë ju uron 100 vjetorin e lindjes. Ju jeni njëri nga ata që luftuat nazifashizmin dhe mbrojtët lirinë e popujve të Europës duke i shpëtuar gjeneratat e ardhshme nga skllavëria. Ju dhatë një kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Si Kryetar i OBVL Ju i shërbeni kauzës për forcimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë mes kombeve dhe shteteve.
Urojmë shëndet e prosperitet për Ju dhe familjen Tuaj. Ju urojmë mbarësi, suksese dhe jetëgjatësi.
E kemi për nder t’Ju ftojmë në Sofie, pasi Ju jeni HERO, jeni pjesëtar i Luftës Botërore dhe Misionar i Paqes.
Respekte,
Presidenti i Komitetit Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit
Alexander Kanshin Anatoly Kumakhov

KOMITETI KESHELLIMOR NDERKOMBETAR I ORGANIZATES TE OFICEREVE NE REZERVE
Moskë, Rusi.

 

Me shumë dashuri e respekt,
O gjenerali i Madh....edhe i imi!
I dashur dhe i nderuar gjeneral!
Ndjehem shumë i gëzuar që më jepet mundësia t’ju uroj 100-vjetorin e lindjes.
Urimet më të përzemërta me dëshirën për një jetë të gjatë e të lumtur në Familjen tuaj të nderuar plot besim e dinjitet.
I nderuari gjeneral i vërtetë!....
Siç duket, zërëndit janë marrë vesh me njëra-tjetrën të jetoni gjatë, si shprehje konkrete e një qëndrimi prej stokiku, për tqë dfrejtën dhe të vërtetat e Luftës, të përpjekjeve njerëzore e të jetës shqiptare.
Me shumë dashuri e respekt, O gjenerali i Madh....edhe i imi.
Përzemërsisht
Limos DIZDARI

****************************

Më pëlqen kur flisni nëpër intervista sepse jeni objektiv

Përshëndetje Z. Parllaku,
Si fillim uroj të jeni mirë ju dhe familja juaj. Ne media mora vesh që keni festuar 100 vjetorin. Ta gëzoni ditëlindjen!
Unë ju njoh vetëm nga media dhe kam një vlerësim për figurën tuaj. Ju keni qenë pjesë e rëndësishme gjatë luftës së dytë botërore dhe jeni dënuar edhe nga regjimi komunist për një kohë të gjatë. Më pëlqen kur flisni nëpër intervista sepse jeni objektiv. Vlerësoni kontributin e vërtetë të të rinjve që luftuan për të çlituar vendin tonë nga pushtuesi i huaj me shpresën që do të kishim një vend më të mirë pas çlirimit. Gjërat më vonë shkuan shumë keq për të gjithë, edhe për ju që rrezikuat jetën disa herë në luftime. Ju keni qenë pjesë e rëndësishme e luftimeve në Mal të Zi, Bosnjë dhe prandaj po ju shkruaj.
Gjyshi im SALI DODA ka qenë partizan në brigadën e 7 sulmuese në fillim dhe më pas në brigadën 22. Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Modena dhe më pas ishte specializuar në Parma në Itali për tankist, po aty në fillim ka qenë si partizan i thjeshtë.
Luftimet në Mal të Zi ai i kujtonte gjithmonë, sidomos luftimet në Vishegrad. Në një moment thotë
.....Përpara meje nja 15 metra larg ishte vendosur një mitraliere që kishte dykambësh inglez. Besoj se nuk i kishte mbushur 15 vjetët. Më përngjante me motrën e vogël time. Ishte guximtare e madhe...
Është e vërtetë ajo që thoni ju nëpër intervista që morën pjesë shumë të rinj djem dhe vajza të një moshe të vogël.
Në vitin 1946 u dënua si “Armik i Popullit” dhe pasi u lirua nga burgu punoi në fermë. Gjithmonë ju mohua kontributi dhe sakrifica e tij gjatë luftës.
Unë vij nga një familje ish e përndjekur politike por mendoj që kontributi i luftëtarëve të vërtetë duhet vlerësuar.
Sa herë shikoj personazhe si puna juaj më kujtohet koha kur ka luftuar gjyshi im.

Sinqerisht,
Ervin Doda

KËNGË PËR GJENERAL RRAHMAN PARLLAKUN
(Legjenda e kombit)

Nga MUNIR DALI HOXHA

Fushë në fushë e mal në mal
Si s’u lodhe gjeneral,
Ishe djalë e mbete djalë
Luftëtar e trim i rrallë.. .

Bir i Novosejt trim
Kur Atdheu dha kushtrim;
Në dëborë e suferinë
Dole malit për lirinë...

Se të rriti ty kjo tokë
Si një lis me rranjë të fortë,
Si i luftës, lapidar
Je si lis njëqindvjeçar…

O Rrahman, Rrahman Parllaku
Dritë lirie t’u ba gjaku
Të kujton djali e plaku
Se ti je shqipe bajraku…

Që nga Kukësi gjer në Vlorë
Nëpër male plot me borë,
Mbete me nagant në dorë,
Shqiptarinë vune kurorë…

Në çdo gur e në çdo shkamb
E ke gdhendur emrin tand,
Ç’a ke ba ti për Atdhen
Kurr Shqipnia s’ta shpërblen…

Në Shqipni e në Europë,
Je i vetmi fitimtar
E do mbetesh mbi kët tokë
gjeneral mbi gjeneralë….

Ndoshta vitet do kalojnë,
Ndoshta koha mund të ndalë
Brezat kurrë nuk do të harrojnë
Emrin tand o gjeneral…





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes