l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Veteranët e OBVL, si të gjithë shqiptarët urojnë Arba Kokalarin: Shqipëria në Europë

Mbesa e Musine Kokalarit, eurodeputetja
e parë shqiptare në Parlamentin Europian

 

Një shqiptare ulet për herë të parë në Parlamentin Europian. Ajo është Arba Kokalari, që jeton prej vitesh në Suedi. 32-vjeçarja shqiptare mori mbështetjen e suedezëve në zgjedhjet për parlamentin Europian që u zhvilluan ditën e diel. Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna).
“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook pas daljes së rezultateve. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.

Por kush është ajo?
Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit, diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.
Arba Kokalari që 16-vjeçe nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndërsa vitet e fundit ishte mjaft aktive në partinë e saj ku udhëhoqi rininë dhe departamentin e Kulturës në qytetin e Stokholmit, po ashtu edhe zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015.
Pas fitores së arritur 32-vjeçarja shqiptare ka marrë shumë urime nga shqiptarët në mbarë botën, por edhe politikanët në Tiranë dhe Prishtina. Pati disa kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane në Belgjikë, Greqi, Itali dhe Suedi, por vetëm Kokalari arriti që të fitonte.

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari zgjidhet në Suedi

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.
E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive. Ndër të parët që e përshëndetën një zhvillim të tillë ishte presidenti Ilir Meta. Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme. Arba Kokalari është e afërme e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari, që u diplomua në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por u dënua më vonë në Shqipëri prej regjimit komunist e vdiq e internuar në Rrëshen në 1983-shin.
Vet eurodeputetja e re përcolli falenderime për mbështetësit e saj përmes një mesazhi në Facebook. “Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian. Falemnderit për të gjithë ata që kanë luftuar për moderatorët dhe mua”, ka shkruar ajo

Meta: Arba Kokalari, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Arba Kokalarin për zgjedhjen e saj si eurodeputete në Suedi. “Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi, por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar”, shprehet Meta.
Lidhur me këtë arritje historike për shqiptarët ka reaguar dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili shprehet se, “Arba Kokalari do të jetë deputetja e parë shqiptare që ulet në Parlamentin Europian. Ajo është zgjedhur për të përfaqësuar Suedinë në PE, në zgjedhjet që u mbajtën dje”.

OBVL uron Arba Kokalarin për zgjedhjen e saj si eurodeputetja e parë shqiptare

Veteranët e LANÇ dhe pasardhësit e tyre, anëtarë të OBVL ndjehen krenarë dhe të lumtur me fitoren e Arba Kokalarit si eurodeputetja e parë shqiptare. Kryesia e OBVL u shpreh mirënjohjen të gjithë bashkatdhetarëve tanë Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik.
“Ju urojmë përzemërsisht për këtë fitore historike. Ne krenohemi me Ju që jeni mbesa e disidentes antikomuniste Musine Kokalari, e cila u arrestua në vitin 1944, si themeluese e Partisë Social-Demokrate por edhe si një kundërshtare e fortë e ideologjisë dhe regjimit diktatorial, sidomos me publicistikën e saj”, shkruan Kryesia e OBVL në msazhin e urimit.
Pas egzekutimit të dy vëllezërve, Musine Kokalari nisi një kalvar të gjatë gjyqesh politike të inskenuara dhe të montuara që e dënuan atë me 20 vite burg e mandej edhe me 22 vite internim. Pas këtij kalvari vuajtjesh në vitin 1981 asaj nuk iu dha e drejta nga autoritetet të kurohej prej kancerit në spital, dhe gjeti vdekjen në mjerim.

Urime Arba Kokalari!

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane “Shpresë & Paqe” në SHBA, ndjehet tej mase e gëzuar për zgjedhjen në Parlamentin Europian të femrës së parë shqiptare Arba Kokalari, e cila përveç meritës së saj si politikane e re njëherësh është edhe mbesë e intelektuales dhe Martires shqiptare Musine Kokalari.
Duke qenë se shumë nga anëtaret e organizatës tonë vijmë nga shtresa ish e persekutuar politike të Shqipërisë, ashtu si dhe familja e saj ndihemi krenare për fitoren e Arba Kokalarit në këtë post të rëndësishëm, pasi ajo rrjedh nga një familje që ka përjetuar një genocid të rëndë nga komunizmi dhe diktatori Enver Hoxha.
Me këtë rast i dërgojmë Eurodeputetes se re urimet tona më të përzemërta dhe suksese të mëtejshme.
Organizata “Shpresë & Paqe”
Maj, 2019 - SHBA



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes