l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PREZANTIMI

UETPRESS prezanton librin e gjeneral Parllakut “NJË SHEKULL NË MEMORIE”

Universiteti Europian i Tiranës (UET) me mbështetjen e OBVL (Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Popullit Shqiptar), në 100-vjetorin e lindjes të gjeneral Parllakut, botoi librin e tij me kujtime, refleksione dhe artikuj “Një shekull në memorie’’. Libri hapet me parathënien e Dr. Hajri Mandrit. Ky botim vjen pas librave me kujtime “Mirënjohje familjeve vlonjate që më mbajtën si birin e tyre” dhe “Kosova ëndrra e jetës sime” si dhe monografisë “Rrahman Parllaku, gjenerali që sfidoi kohërat” të bashkëautorëve Halil Rama e Sakip Cami.


Me datë 19 shkurt 2019 në hollin e promovimeve të UET (UETPRESS) u prezantua libri, ku mori pjesë autori, gjenerali 100 vjeçar Rrahman Parllaku, që mori dy plagë në luftë, një në Vlorë dhe një në Kosovë, gjenerali që drejtoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, njeriu që diktatura e burgosi për 17 vjet në burgun e Burrelit, njeriu që me dinjitet drejton OBVL.


Morën pjesë gjithashtu pedagogë, studentë të UET, veteranë, pasardhës veterani etj. Promovimin e hapi drejtuesi i këtij universiteti, publicisti i njohur Henri Çili, i cili në fjalën e tij tha se e ndjente vehten me fat që ndodhej në krah të një gjenerali të tillë që sfidoi kohërat dhe po hyn në shekullin e dytë të jetës së tij, që me mendje të kthjellët po boton kujtimet dhe refleksionet e tij që janë një pasuri e vyer për mbarë brezat. Për vlerat e librit si dhe jetën e kontributin e gjeneral Parllakut, foli edhe Prof.Dr.Nevila Nika, rektore e UET. Gazetarja Alda Bardhyli që moderonte këtë promovim ja dha fjalën redaktorit të librit publicistit Halil Rama. Z. Rama në fjalën e tij theksoi se jeta e këtij gjenerali legjendar ishte një kalvar i gjatë lodhjesh e mundimesh që nga lufta deri tek burgu i diktaturës. Si biograf i këtij njeriu që jetoi tre epoka ndjehej i privilegjuar dhe me fat. Piktori kuksia Alajdin Tabaku, përveç dy portreteve në vaj për gjeneralin në luftë dhe gjeneralin sot, ka dërguar në ekspozitën që ka hapur këto ditë në Tiranë edhe një tabllo për komandantin e Divizionit të V në Kosovë.- E tërhoqa këtë tabllo nga ekspozita për t’ja dhuruar Gjeneralit, në 100 vjetorin e tij, tha Alajdini.Recensenti i librit, gazetari ushtarak Sakip Cami, në fjalën e tij, përveç vlerave të librit foli edhe për njohjen dhe lidhjet që kishte me gjeneralin që nga viti 1972. Edhe babai im, tha Z. Cami ka qenë partizan dhe ushtarak bashkë me gjeneralin.
Diskutimet vazhduan të lira edhe gjatë koktejit të organizuar me këtë rast.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes