l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ceremoni e veçantë në Sallën “Skënderbeu” të institucionit të kreut të shtetit shqiptar

Gjeneral Parllaku e drejton OBVL me përkushtim qytetar


Ing.Myfit GUXHOLLI*

I nderuar Zoti President i Republikës,
Ilir Meta,
I nderuar Gjeneral Parllaku,
Të nderuar kolegë veteranë të LANÇ-it të Kosovës,
Miq, veteranë të OBVL dhe pasardhës…

Eshtë nder dhe privilegj për mua që të hap këtë takim festiv në nderim të Heroit të Popullit dhe Nderit të Kombit, kryetarit të Organizatës tonë të Bashkuar të Veteranëve të Luftës, gjeneral Rrahman Parllaku.
Sot ai mbush një shekull jetë.
Gjeneral Parllaku, i cili ka lindur më 17 prill 1999, në fshatin Novosej të Lumës, është i vetmi ish-drejtues i formacioneve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i Ushtrisë Shqiptare që ende jeton.
Ai njihet si komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës deri më 28 nëntor 1943, dhe më pas si drejtues në brigadat e 3-të, 8-të dhe 12-të Sulmuese.
Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të dhe u gradua kolonel.
Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut.
Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë.
Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat.
Më pas kryen funksione të pushtetit në qarkun e Shkodrës dhe pasi kreu studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike “Voroshillov” kreu me devotshëmri e përkushtim funksione të rëndësishme në Ushtri, deri zëvendës Ministrër i Mbrojtjes e zëvendësshef i shtabit të Përgjithshëm.
Parllaku, ka qenë zgjedhur deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973.
Por me gjithë kontributin dhe meritat e tij të padiskutueshme, Gjeneral Parllaku u arrestua dhe dënua nga ish nomenklatura socialkomuniste për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991).
Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që e cilësoi atë fajtor dhe pushimin e akuzave të mësipërme.
Me dekretin Nr.8525, datë 02.04.2014, Presidenti i Republikës i ka akorduar gjeneral Parllakut dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Drejtues i talentuar i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste, veprimtar i rrallë në mbështetje të demokracisë, si dhe vendosjen e forcimin e shtetit ligjor”.
Gjeneral Parllaku, që nga vitit 1998 drejton me përkushtim organizatën tonë të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it, duke e bërë atë deri anëtare të denjë të Federatave Botërore e Europiane të Veteranëve.
Organizata jonë e themeluar dhe drejtuar deri në vitin 1998 nga Dr.Ymer Dishnica – Nderi i Kombit, gjatë këtyre dy dekadave të fundit që drejtohet nga gjeneral Parllaku ka shënuar një histori suksesi
I nderuar z.President Meta.
Në emër të Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për nderimin që i bëni gjeneral Parllakut në këtë 100 vjetor të ditëlindjes së tij.
Ky nderim është parasëgjithash vlerësim për sakrificat e popullit tonë për liri e pavarësi dhe e luftës tonë të lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, në të cilën gjenerali legjendar, fitimtar i tri epokave ,ishte një nga drejtuesit e strategët e saj.
Edhe njëherë Faleminderit.

*Fjala e nënkryetarit të OBVL, Myfit GUXHOLLI në pritjen që Presidenti i Republikës, SHT Ilir Meta organizoi me rastin e 100-vjetorit të lindjes të gjeneral Parllakut





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes