l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

 

ÇERTIFIKTATA MIRËNJOHJE, LULE,
LIBRA DHE DHURATA TË SHUMTA
SIMBOLIKE PË R GJENERAL PARLLAKUN

Vlerësime maksimale për kontributin e gjeneral Parllakut bëri më pas edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.


Gjithashtu, gjatë ceremonisë festive, në takimin festiv në hotel “Tirana”, të pranishëm ishin dhe përfaqësues të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës. Veteranët e Kosovës e vlerësuan gjeneral Parllakun me “Dekoratën e Mirënjohjes” për përkrahjen që ai i ka dhënë Kosovës që me çlirimin e saj në 1945, duke drejtuar Brigadën e Pestë, e cila avancoi pas çlirimit të Shqipërisë në Kosovë. Po ashtu, edhe veteranët e LANÇ-it të Gjakovës vlerësuan Parllakun për kontributin e tij personal, duke marrë pjesë në luftimet që u zhvilluan për çlirimin e Gjakovës.
Kryetari i Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it të Kosovës Zija Mulhaxha, duke folur për personalitetin e gjeneral Parllakut vlerësoi veçanërisht kontributin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës nga okupatori nazi-fashist si dhe mbështetjen që ai i dha UÇK-së e pavarësisë së Kosovës. Pikërisht për këtë kontribut të vyer ai i dhuroi Heroit të Popullit dhe Nderit të Kombit Rr.Parllaku një Çertifikatë Mirënjohje.


Drejtori i Shtëpisë Botuese “Fan Noli” z.Rexhep Hida dhe përkthyesi Nikolla Sudar, i dhuruan gjeneral Parllakut vëllimin e parë të kryeveprës së shkrimtarit disident, Aleksandër Sollzhenjicin “ARKIPELAGU GULAG”. Po ashtu, Skënder Hoxha – kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Dega Gjakove, i dhuroi gjeneral Parllakut pikturen me pamje nga qyteti heroik i Gjakoves. Ndërsa Lek Hoxha, i biri i Heroit te Popullit Fadil Hoxha, ideator dhe organizator i Konferencës së Bujanit dhe bashkëpuntor i ngushtë i gjeneral Parllakut, i dhuroi atij pikturën - punim i nënës së tij, Vahide Hoxha, ish kryetare e Org.Veteranëve të LANÇ të Kosoves. Mbresëlënëse qenë edhe dhuratat e veteranëve gjakovarë Shefqet Vokshi e Xhevat Koshi; Çertfikata e Mirënjohjes nga Shoqata kombëtare e Ushtarakëve në rezervë, që iu dha Parllakut nga Presidenti i kësaj Shoqate z.Thoma Konduri, si dhe Çertfikata e Mirënjohjes nga Drejtori I TV “Kukësi”, Lutfi Meçka.


 

 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes