l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 


M I R Ë N J O H J E

Kryetari i OBVL-së, Rrahman Parllaku, - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, ju shpreh mirënjohje të thellë Presidentit të Republikës, SHT Ilir Meta, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj si dhe gjithë pjesëmarrësve në takimet festive me rastin e 100 –vjetorit të ditëlindjes së tij, më 17 prill 2019.


Veprimtaritë festive në këtë kuadër nisën me 15 prill kur kryebashkiaku i kryeqytetit, Veliaj i akordoi gjeneral Parllakut titullin “SIMBOL I QYTETIT TË TIRANËS”, gjatë një vizite në shtëpinë e tij, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të RSH, Znj.Vasilika Hysi dhe Administratori i Njësisë Nr.2 të Tiranës, Florian Pullazi.


Dy ditë më vonë, më 17 prill 2019, Presidenti Meta organizoi pritjen festive në presidencë të rreth 100 veteranëve të LANÇ e familjarëve të Parllakut dhe po atë ditë në darkë, OBVL organizoi takimin festiv në Hotel Tirana dhe në Piazza Restaurant me rreth 400 pjesëmarrës nga Shqipria, Prishtina, Prizreni e Gjakova. Në këtë ditë të shënuar gjeneral Parllaku mori urime të përzemërta, lule e dhurata të shumta nga kreu i shtetit Meta, ish-Presdenti Moisiu, zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, Kryetari i OVLANÇ të Kosovës Zija Mulhaxha, Shefi i Shtabit të Përgjtihshëm të FA të RSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si nga dhjetra miq të shoqatave e organizatave të ndryshme. Me përulësi, gjeneral Parllaku i falenderon përzemërsisht të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit në këto veprimtari festive të 100 vjetorit të ditëlindjes së tij.
Një falenderim të veçantë kreu i OBVL ia adreson Presidentit të EUROSIG Z.Kadri Morina për pritjen koktejl që dha në PIAZA RESTAURANT dhe për sponsorizimin e botimit të librave monografikë për të, të bashkëautorëve Halil Rama dhe Sakip Cami.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes