l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OPINION

(ANTI)FASHIZMI SERB

Nga Bashkim Hisari

Që nga sundimi pesëqind vjetësh nga Perandoria Osmane, pastaj nga pushtuesit: Serbia e Mali Zi (1912-1915), Austro-Hungaria (1915-1918), Bullgaria,( 1918-1941), Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, që u krijua më 1918 që më 1929 u emërua Mbretëria e Jugosllavisë, Mbretëria e Shqipërisë (1941-1945) (në vitin 1943 e sunduar nga Italia), Jugosllavia e dytë prej vitit 1945, deri te shpërbërja e Federatës Jugosllave, shqiptarët e Kosovës në mënyrë të vijueshme kanë qenë nënshtruar përdredhjeve të shumta të dhunës, vrasjeve masive, dëbimeve e shpërnguljeve, ndërrimit të disahershëm të pronave, kolonizimit të trojeve të tyre, ndryshimeve të përsëritshme të statusit që radikalizoheshin gjithnjë e më shumë, që zgjatën deri te lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-së), kur në mars të vitit 1999 Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, NATO-ja, nisi fushatën ajrore dhe u vu në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.

Armiqësia e serbëve ndaj shqiptarëve
Gjatë tërë historisë, shqiptarët dhe serbët kanë treguar armiqësi mes veti. Serbët kanë patur sjellje jo të këndëshme, të vrazhdëta, përçarje, grindje e hidhërime, urrejtje, zemërime, konflikte me mënyra të stërholluara e dredharake për të mashtruar, insinuata, sjellje të papëlqyeshme që mezi mund të duroheshin e çonin jetën me dertime dhe deri në përleshje me armë. Serbët një kohë të gjatë kanë zakon në jetën e tyre shoqërore që risjell në mendje a në kujtesë gjëra të kaluara, që ngjallin tmerr, të padurueshme me përdorimin e pikëllueshëm të terrorit, dhunës monstruoze, masakrave dhe luftës për zhdukjen e kombit shqiptar. Ata janë treguar në një gjendje të mendjes së turbulluar shoviniste që zbaton teorinë dhe politikën nacionaliste reaksionare. Ky diskurs u promovua teorikisht në punimet “shkencore”, “shkrime politike e pamflete publicistike”, ku janë formuluar plane, projekte dhe elaborate të ndryshme, shpesh edhe raciste, fashizoide dhe armiqësore për dëbimin, asimilimin, pushtimin e kolonizimin e trojeve shqiptare, ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e popullit shqiptar.
Për këtë flasin dokumentat arkivore: Që nga “Načertanije”, drafti sekret i vitit 1844 e ministrit të Brendshëm Serb, Ilija Garashanin, projektit të parë të Vaso Çubriloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937, Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi nga viti 1938, elaboratit të Ivo Andriqit të porositur nga kryeministri Milan Stojadinoviq, projektit të dytë të Vasa Çubriloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944, “Marrëveshja Xhentëlmene” Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, planet për pastrimin etnik dhe kolonizimin e Kosovës, realizuar pjesërisht edhe nga ministri i Brendshëm jugosllav Aleksandar Rankoviq, Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë e deri te Kisha Ortodokse Serbe e cila Kosovën e paraqet si çështje kryesore kishtare, kombëtare dhe shtetërore, si dhe projektet e qarqeve dhe individëve ekstreme raciste e neofashiste serbe si: ulërimat e ultranacionalisti serb Vojislav Sheshel, i dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, se Serbia duhet me luftë sërish ta marr Kosovën, me forca të fuqishme ushtarako policore të dëbohen të gjithë shqiptarët nga Kosova që nuk e njohin shtetin serb dhe se Shqipëria e Veriut, është trashëgimia serbe ku “gjithçka është serbe, edhe toka dhe guri”. Pastaj, të bërtiturat e Vuk Drashkoviqit se “atje ku është edhe varri i vetëm serb, ajo është tokë serbe” si dhe projekti i regjimit të Millosheviçit “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm”- nënkuptojnë ngritjen e doktrinës shtetërore për formimin e Serbisë së Madhe. Dëshira e zjarrtë dhe kujdesi i madh që tregojnë serbët për nënvlerësimin e popullit shqiptar si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuojnë origjinës nga Serbia, duke theksuar se nëna e tij ishte nga familja serbe Balshiq.

Interesat e Serbisë krijimi i Serbisë së Madhe në dëm të fqinjëve
Vënia e interesave serbe në qendër të vëmendjes në dëm të interesave të fqinjve, dhe krijimi i Sërbisë së Madhe ka qenë prioritet dhe pjellë në mendjen e serbëve, që nga krijimi i shtetit të tyre të pavarur. Për shkak të kësaj ideologjie, ata kanë zhvilluar luftëra dhe kanë humbur shumë njerëz. Ky projekt u shpreh qartë edhe në luftërat e viteve 90-të, në kohën e sundimit të Sllobodan Millosheviçit, kur u shpërbë Jugosllavia dhe kur tentohej me dhunë të zgjërohet shteti Serb.
Në luftërat që zhvilluan duke bërë krimet më monstrueze, me hegjemonizmin dhe paradigmën e tyre se “serbët ishin fitues në luftë dhe humbës në paqe”, doli dëshmuese se për serbët territori është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Elita politike, dhe pjesa mbizotëruese e elitës intelektuale serbe, kurrë nuk kanë qenë të kënaqur me territorin e shtetit të tyre. Kapërcimi i rrugës drejtë perëndimit, orijentimi kah Rusija, mos pranimi i sundimit të ligjit dhe kultura pluraliste politike, shtypja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe miti mbi Kosovën vazhdimisht kanë dominuar në mënyrën e të menduarit politik të serbëve.
Me propagandë, rrëfime lënguese, shpirtërore, madje edhe biblike duke manipuluar me popullin, nacionalistët Serbë kanë formuar mitin e rreme për shqiptarët dhe Kosovën, duke cilësuar ata si njerzë përndjekës, vrasës e përdhunues, uzurpator të tokës së shenjët të serbëve dhe kanë mohuar faktet historike për të justifikuar pretendimet për Serbinë e Madhe.

Në anën e gabuar të historisë
Pak ditë më parë Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daciç, shkoi më larg, duke deklaruar në kanalin televizionin beogradas “Pink” se: “Në Luftën e Dytë Botërore shqiptarët e Kosovës kanë qenë në anën e fashistëve gjermanë”. Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë serbe që njëherit është edhe nënkryetar i qeverisë, dëshmon se elita politike serbe vazhdon të jetë gjenerator kryesor i urretjes ndaj shqiptarëve dhe në anën e gabuar të historisë. Deklarata e Daciç, pinjollit të politikës së kriminelit Sllobodan Millosheviç, nga politika e të cilit nuk është distancuar as në formën retorike, dëshmon vazhdimin e mësimit praktik të ideologjisë të qenies kombëtare serbe, të ngritur mbi konstruktin e gënjeshtrës për të kamufluar veprimet kriminale e fashizoide ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Deklarata e tij është njollosje për imazhin dhe kontributin e popullit shqiptar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LANÇ), ofendim dhe nënçmim ndaj 6.200 dëshmorëve dhe rreth 53. 000 luftëtarëve partizanë, të ciët morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe iu bashkuan Aleancës së Madhe të popujve dhe bashkë me luftëtarë nga Shqipëria, herohikisht ngadhnjyen ndaj Boshtit të Nazifashisht dhe bashkëpuntorëve të tyre, duke dhënë një kontribut të theksuar në çlirimin e Kosovës dhe ish - Jugosllavisë.
Liderët serbë vazhdojnë të deklarojnë se populli serb kurrë nuk ka qenë në anën e gabuar të botës, bile as para 20 viteve. Mohojnë dhe nuk pranojnë përgjegjësinë për krimet gjenocidiale që kanë kryer forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe në Kosovë gjatë viteteve 1998-1999, të cilët kanë vrarë mbi 13.000 civilë shqiptarë, prej tyre 1.393 fëmijë, 1.379 gra; mbi 1.600 persona janë ende të pagjetur. Janë të shurdhër për rreth 20.000 femra shqiptare që kanë qenë viktimat e dhunës seksuale dhe për dëbimin e mbi 1 milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre si dhe për shkatërrimet dhe dëmet tjera që kapin shumën afro 20 miliardë euro. Ata fare nuk përmendin këto krime fashizoide. Kujtohen të flasin për antifashizmin vetëm atëherë kur dëshirojnë të glorifikojnë kombin e tyre dhe të nënçmojnë të tjerët duke theksuar se “Serbia gjithmonë ka qenë në anën e antifashizmit”. Ç’është e vërteta, Serbia ka pas një traditë për liri në LANÇ, mirëpo tradita e tyre nuk ka qenë monolite dhe unike. Serbët pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore ishin në anën e drejtë të historisë dhe të botës, por jo pak serbë u rreshtuan në radhët e çetnikëve të Drazha Mihailoviçit, Milan Nediçit dhe Dimitrije Ljotiçit. Ata nuk ishin pjesë e traditës antifashiste. Serbia antifashiste doli fituese, por jo si organizatë kombëtare, ajo ishte vetëm në kuadër të lëvizjës më të gjerë jugosllave ku merrnin pjesë edhe partizanët kosovarë dhe luftëtarët e brigadave nga Shqipria që luftuan edhe në territorin e Serbisë dhe pjesët tjera të ish - Jugosllavisë. Përpjekjet e zyrtarëve të qeverisë Serbe që të kombëtarizojnë antifashizmin dhe të mohojnë pjesmarrjen e shqiptarëve në LANÇ, në esencë është drejtuar kundër vlerave të antifashizmit. Është pjesë e një loje hipokrite që përdoret për qëllime nacionaliste. Kritikojnë dhe shohin fashizmin jasht Serbisë, kurse brenda shtetit të tyre kultivojnë ideologjinë e çetnikëve profashist.

Tradhtia e antifashizmit
Por, çfarë tjetër mund të presim nga ata që në vitet 1990 morën pjesë aktive në tradhtinë dhe fyerjen e traditave antifashiste, prej atyre që me të gjitha forcat përpiqeshin që Serbia të gjendet në anën e gabuar të historisë, botës, etikës dhe njerëzimit? Gjatë fushatës vrasëse të Sllobodan Millosheviçit dhe falangave të tij, kur filloi fashizimi i shoqërisë serbe, luftëtarët “trima” në pushtetin serb dhanë kontributin e tyre të prekshëm: Ivica Daçiç si zëdhënës i Millosheviçit, Aleksandar Vuçic fillimisht në Pale të Bosnjës si gazetar dhe më pas si zyrtar i Partisë Radikale Serbe, kryeministër dhe president dhe Aleksandar Vulin si zëdhënës dhe zëvendës i partisë së Mirjana Markoviqit dhe tani Ministër i Mbrojtjës. që pohojnë se Serbia në vitet e 90-ta ka qenë e rreshtuar në anën e drejtë, bëjnë falsifikimin e rëndë të historisë, tallen me partizanët që kanë dhënë jetën për liri dhe faktikisht arsyetojnë krimet e bëra. Nuk mundet të jenë në anën e duhur të historisë ushtria, policija dhe paramilitarët serbë, të cilët ushtruan agresion në Bosnje dhe Kroaci dhe vranë civilë në Kosovë. Ata të cilët vritnin gra, fëmijë, pleq të pafajshëm dhe që futnin kufomat e tyre në frigoriferë dhe varrosnin në varreza masive – ata mund të jenë gjithçka, por jo antifashiste. Aktakuza e Tribunulit të Hagës kundër udhëheqësve serbë për krime lufte në Kosovë, ku theksohet se policë, ushtarë dhe oficerë serb, ndaj shqiptarëve të Kosovës, vazhdimisht kanë ushtruar sharje, fyerje raciste, veprime degraduese, rrahje, dhe forma të tjera të keqtrajtimeve fizike në bazë të përkatësisë së tyre racore, fetare dhe politike, flet mjaftueshëm se në cilën anë të historisë ka qenë Serbia.
Aktualisht në shtetin e Serbisë duket si krejtësisht normale që presidenti dhe kryeministri të mohojnë krimet në Kosovë, genocidin në Srebrenicë.bApo që deputetë në Kuvendin e Serbisë të jetë i dënuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel?!
Çmim për gazetari “Pena e artë” të jepet kriminelit të luftës Ratko Mlladiç. Ministria e Mbrojtjes botoi librat e kriminelëve të dënuar. Vrasësit të ligjerojnë në Akademinë ushtarake dhe marrin pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën. Në Panairin e Librit në Beograd prezentohet shtëpia botuese “Velika Srbija” (Serbia e Madhe). Patriarku i Kishës serbe deklaroi se aktgjykimi kundër kriminelit Mlladiç të shpallet vepër e dreqit. Deputetët sygjerojnë në Kuvendin e Serbisë që Akademisë Ushtarake t’i jepet emri i gjeneralit fashist çetnikut Drazha Mihailoviç…
Për elitën politike serbe spastrimet etnike, vrasjet masive, vrasjet sistematike dhe të planifikuara, dëbimet e dhunshme, krimet kundër njerëzimit, përdhunimet masive, përndjekjet, trajtimet çnjerëzore, torturat, ndërmarrjet e përbashkëta kriminale dhe gjenocidi për të cilat luftuan “heronjtë” e udhëheqësit serb si Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç, Nebojsha Pavkoviç, Vladimir Lazareviç, Zdravko Tolimir, Ljubisa Beara, Vlastimir Gjorgjeviç dhe shumë e shumë të tjerë, nuk janë gjenocid dhe krime të kryera. Vënia e këtyre kriminelëve në të njëjtën shportë me heronjtë e LANÇ është një akt i cinizmit të lartë dhe shkelje e rëndë të drejtave të njeriut.
Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe ta pranojë se ka kryer gjenocid në Kosovë dhe t’i dënojë fajtorët, ta ndriçojë fatin e të pagjeturve dhe t’i riparojë dëmet e shkaktuara, të punojë në plotësimin e legjislacionit, që mohimin dhe arsyetimin e gjenocidit, ta bëjë të ndëshkueshëm. Në të kundërt ajo do të vazhdojë politikën fashizoite kundër shqiptarëve dhe Kosovës.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes