l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SHBA: Fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj

Shqipëria 10-vjet në NATO, SHBA: Një aleate e fortë në Aleancë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, kujton 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ambasada e SHBA, në mesazhin e saj vlerëson kontributin e Shqipërisë si mjaft të rëndësishëm për sa i takon misionit fisnik që Aleanca ka.
“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj”, lexohet në mesazhin e SHBA.
“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në Aleancën e NATO-s. Shqipëria është një aleate e fortë e NATO-s”, thekson Ambasada Amerikane në mesazhin e publikuar për kontributin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Ambasada thekson se “Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë përsa i përket numrit të trupave ushtarakë në misionet dhe operacionet e NATO-s në raport me numrin e popullsisë”.
Përmes një postimi në facebook, ambasada e SHBA në Tiranë ka listuar 10 fakte të rëndësishme mbi rolin e Shqipërisë në NATO.
“Shqipëria udhëheq me dërgimin e trupave ushtarake në operacionet e NATO-s. Aktualisht Shqipëria ka trupa në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, detin Egje, Letoni, Afganistan”- thuhet në video.
Këtë vit, vendi ynë shënon 10 vjet anëtarësim në Aleancën Euroatlantike.

 

 

10 vite në NATO

Meta: Shqipëria e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë
Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ditë e cila përkon edhe me 20-vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se jemi mirënjohës SHBA dhe NATO për këtë kontribut dhe shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.
“U mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes