l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Jeta prej heroi e gjeneral Parllakut

FITIMTARI I TRI KOHËVE

Nga Luan RAMA

Sot, “Heroi i Popullit”, Rrahman Parllaku mbush një shekull jetë; jetë në luftë e përpjekje pafund, jetë në sakrifica e privacione, jetë në tri epoka e tri kohë; jetë prej partizani e luftëtari antifashist, jetë prej heroi e komandanti ushtarak, por edhe jetë në ferrin e persekucionit komunist, prej nga na vjen si një feniks për të qenë ndër ne dëshmitar e protagonist i historisë së Shqipërisë; prej Monarkisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e prej rregjimit totalitar në epokën e lirisë.
Rrahman Parllaku, në sagën e vet i ka jetuar të gjitha: mjerimin, luftën, paqen, rritjen e lavdinë, fuqinë e pushtetit, por edhe rënien prej armiqësisë së pushtetit që iu dedikua e i shërbeu me idealizëm, rilindjen e lirinë.
E përmes këtyre dallgëve, shpirti e karakteri i tij mbeti i pandryshuar, me një jetë prej heroi, si pakkush në botën që jetojmë.
Sot ai është fitimtari i tri kohëve e meriton nderim e mirënjohje prej të gjithëve.

 

RRAHMAN PARLLAKU - një monument e pasuri kombëtare

Prof.Dr,Paskal MILO

Rrugëtimi i gjatë jetësor i gjeneralit Rrahman Parllaku i përshkruar përmes fjalës e veprës së tij edhe në këtë libër është një monument e pasuri kombëtare që duhet nderuar, kujtuar e mësuar. Rrahman Parllaku është si një lis shumë shekullor, i fortë, i lartë e me rrënjë të thella, i çmuar në vlera e në shërbime, krenar e kokëlartë që matet vetëm me malet.
Në faqet e këtij libri është ulur këmbëkryq thjeshtësia dhe urtësia e burrit të malësisë, trimëria dhe atdhedashuria e luftëtarit antifashist dhe e komandantit partizan, shpirti i lirisë dhe i dinjitetit njerëzor, shqiptaria e tij flamurtare dhe angazhimi i tij i zellshëm qytetar.
Rrahman Parllaku është një model shumëdimensional por kjelltësia dhe mirësia e tij janë epike. Nëpër faqet e këtij libri rrjedh si uji i kristaltë i lumit të bjeshkës jeta e një njeriu që sfidoi kohët e regjimet që mbeti i përulur në përkushtimin e vet ndaj kombit por kryelartë e i pathyeshëm në betejat e mëdha që iu imponuan apo zgjodhi që të bëj gjatë historisë së tij.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes