l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

KOSOVA

NJË TAKIM MIQËSOR DHE I NGROHTË ME
HEROIN DHE NDERIN E KOMBIT RRAHMAN PARLLAKU
NË QYTETIN E LIDHJES SË PRIZRENIT

Nga Bashkim Hisari

Më 14 prill 2018, nga një makinë me targa të Shqipëris që ndaloi para Hotelit Theranda në Prizren, i moshuari 99 vjeçar, zbriti me këmbë të sigurta, shëndet të mirë dhe vital, mendje të këthjellët dhe me buzëqeshje, Heroi i Popullit dhe Nderi Kombit, gjenerali Rrahman Parllaku, kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës në Shqipëri. Ky personalitet i spikatur që vendosi gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare, është njëri prej figurava më të shquara dhe më të veçanta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtar (LANÇ). Erdhi, në qytetin e Prizrenit, për të marrë pjesë në Akademin përkujtimore kushtuar Sadete Curri, veterane trimreshë, guximtare dhe humaniste nga Prizreni e cila ishte ndër femrat e para që tha vdekje fashizmit-liri popullit dhe bëri sakrifica sublime në luftën kundër fashizmit për të siguruar lirinë, pavarësinë dhe një jetë dinjitoze më të mirë. Për të shprehur mirënjohje dhe respekt për personalitetin e kryetarit të OBVL-së të Shqipërisë dhe gjeneralit të përshkuar me plotë vepra heroizmi, i cili ka ditur shumë mirë se në ç’drejtim duhet të ecim bashkë, duke u pozicionuar aty ku objektivisht duhet të jemi dhe i cili ka ditur pasojat e asaj dëshire dhe ka treguar besnikri të pakufishme ndaj vlerave patriotike e atëdhetare, kishin dalur për ta pritur antarët e organizatave të veteranëve nga Prishtina, Prizreni, Gjakova, Peja, Mitrovica e Vitia, pasardhësit e familjeve të veteranëve, përfaqësuesit e shoqatës së intelektualëve Jakova dhe shumë qytetarë.


Pjesmarrësit në këtë Akademi përkujtimore, shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, për angazhimin e tij në mbrojtjen e vlerave të LANÇ, për sakrificën e shembullt që ka treguar në periudhën e diktaturës dhe për pasqyrimin real të historisë së lavdishme të LANÇ dhe realitetin e kombit tonë në veprat e shumta të shkruara si dhe në paraqitjet publike të Heroit të Kombit Rrahman Parllaku.


Në këtë tubim përkujtimor, interesim të veçant ngjalli fjala përshëndetëse e gjeneralit Rrahman Parllaku i cili foli për heroizmin e gruas shqiptare në shekuj për liri. Ndër të tjera ai tha se Nora e Shota Galica, Bije Vokshi e Musine Kokollari, Zoja Çurre e Sadete Curri, si dhe dhjetra heroina të tjera nga Shqipëria e Kosova, kanë zënë vend nderi në historinë tonë kombëtare, si luftëtare trimëresha përkrah heronjve e dëshmorëve. Ai vlesoi radhitjen e mijëra grave në çetat, batalionet e brigadat partizane që luftuan heroikisht për çlirimin e Shqipërisë, Kosovës dhe të viseve të ish Jugosllavisë. Duke sjellur në vëmendjen e të pranishmëve të kaluarën e lavdishme, ai foli edhe për kohën kur drejtonte Divizionin e V-të dhe theksoi se në luftimet e këtij Divizioni në Bosnjë e Sanxhak, përkrah burrave ishin edhe 47 vasha të moshës 14-17 vjeç. Në fund, Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit Rahman Parllaku, shprehu kënaqësinë që përkujtohen heroinat shqiptare dhe tha se është rasti të nderojmë edhe 1.600 kosovarët që u radhitën në formacionet e divizionit të V-të që luftuan heroikisht për çlirimin e Shqipërisë, të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë. Legjendës së gjallë, heroit të popullit dhe nderit të kombit, gjeneralit Rrahman Parllaku, pjesëmarrësit i uruan shëndet të mirë me dëshirë që edhe në të ardhmën të vazhdoj të qartësoj raportin ndaj të kaluarës ashtu si ka bërë deri tash dhe të vendos ato në rrethanat aktuale me qëndrime të forta etike duke vlersuar dhe respektuar realisht vlerat e LANÇ-së dhe ngjarjet të rëndësishme të historisë së kombit tonë.
Me qëndrimin e tij në Prizren, ky personalitet me vlera shumëdimensionale, ia shtoi edhe më shumë krenarinë qytetit të Lidhjes duke reflektuar me qëndrimin stoik, thesarin e veprimtarisë kombëtare, shembullin e tij prej një atdhetari të paluhatur. Fjalët e tij ishin më shumë se porosi, për angazhim e punë në të mirën e kombit. Mbase, Gjenerali Parllaku, me tiparet e tij është dhe mbetet gjithnjë, krenari mbarëkomtare.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes