l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HISTORIA

20 VJET MË PARË, NGJARJET QË NDRYSHUAN
POLITIKËN BOTËRORE NDAJ KOSOVËS

 

Nga Bashkim Hisari

Në Prizren muaji janar sivjet si kurrë më parë është i errtë, ftohtë i madh, i thatë e me ngricë. Gjatë ditës rrugëve shihen pak njerzë e shumë forca Serbe. Ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta. Nga terrasa e shtëpisë ku jetoj shihet se në hapësirën që shtrihet rreth Kompleksit Memorial të Lidhjes së Prizrenit dhe përreth Shadervanit-qendrës së qytetit, janë dislokuar forca të mëdha policore e ushtarake serbe. Ata po mbështeten nga grupet të vogëla paramilitare dhe nga serbët lokal, sidomos nga ekstremistët e lagjës “Nënkala” (Podkalaja) të Prizrenit. Grupet terroriste Tigrat e Arkanit të njohur edhe si Garda e Vullnetarëve Serbë, po lëvizin me disa automjete speciale (xhipa) ngjyrë të zezë e pa targa.

Një pjesë e tyre janë të vendosur në motelin “Putnik”në periferi të qytetit. Po flitet se po operojnë në zonën e komunave të Prizrenit, Gjakovës, Rahovecit dhe Suharekës ku po bëjnë krime të rënda dhe plaçkitje.
Nga kurreshtja se çfar po ndodh, për çdo mbrëmje lëshoj roletet, ndezi radion me bateri dhe tinëz dëgjoj lajmet. Zëri i Amerikës, Dojçe Wele, Radio Evropa e Lirë … vazhdimisht emitojnë lajme për dhunën e egër dhe të pamëshirshme që po zbaton regjimi shtypës serb ndaj popullit shqipëtar të Kosovës dhe informata për aktivitete ndërkombëtare. Lajmet po “jetojnë” vetëm pak orë sepse menjëherë po zëvendësohen me të reja që përshkruajnë krimet e serbëve gjithëandej Kosovës.
Verifikatorët e misionit të OSBE-së që banojnë në shtëpin time më njoftuan se forcat serbe në intervale të ndryshme në mënyrë më mizore kanë masakruar 5 të rinjë prizrenas. Më 14 janar, Bujar dhe Edmond Godeni u egzekutuan në kohën e iftarit të Ramazanit brenda dyqanit të tyre “Mega-Sport” në qendër të Prizren. Para shtëpis së tij u kidnapua dhe u gjetë i masakruar djaloshi i ri Ardian Zurnaxhiu. Trupat e masakruara të shokëve të djalit tim Suliman Rotlla dhe Petrit Bytyqi, u gjetën në fshatin Gjinovc afër Suva Rekës…
Në lagjet kryesore të qytetit, prej Shatërvani deri në Bazhdarhane, filluan plaçkitjet, dëmtimet dhe djegëjet e dyqaneve. Karburantet dhe produkte ushqimore u ndaluan t’u shiten qytetarëve shqiptarë. Rrugët u zbrazën, në to po lëvizin vetëm forcat serbe. Programet e Radio Televizionit të Serbis (RTS) janë të mbushura me gënjeshtra, porosi nacionaliste e shoviniste dhe emitojnë këngë dhe filma luftarak. Në emisionin qendëror të lajmeve në RTS korespodenti i tyre nga Prizreni, Borivoje Ugrinoviq raporton me trillime dhe me gjëra të paqena. Duçanet dhe shtëpi që plaçkitnin serbët ai thorë se plaçkisin! Ndërkaq, gazetarët serb të cilët po dalin jasht kornizave të politikës zyrtare serbe, po ndëshkohen ashpër. Në raportin e OJQ “Reporterët pa kufi” u prezentuan shifrat statistikore të cilat tregojnë se në Jugosllavi janë vrarë 19 gazetar, janë burgosur 487 kurse 697 prej tyre kanë qenë viktima të kërcnimeve dhe sulmeve, ndaj 501 gazetarëve është ushtruar represioni dhe tortura.
Vala e dhunës së egër, e pam-ëshirshme, po përfshinë tërë Kosovën. Nga Prizreni, dhunshëm po dëbuan intelektualët. U dëbua ish kryetari i Kryqit Kuq komunal prof. Sureja Hapçiu, drejtori i spitalit Dr. Salajdin Jagxjiu, Dr. Orhan Kubati, Dr. Kujtim Rrema, avokatët Muharrem Skenderi, Agim Krasniqi, Bashkim Nevzati, Prokurori Skender Morina... Në Gjakovë u dogjën shumë shtëpi dhe u vranë me dhjetra civil kurse mijra refugjatë iu drejtuan Shqipërisë.

Krimet e serbëve në Reçak tmerrun mbarë botën e qytetëruar
Sot më 15, janar si rrëfe shpërtheu lajmi i kobshëm se në fshatin Reçak të komunës së Shtimjes forcat usthtarake policore Serbe vran dhe u masakruan 45 civil shqiptar. Shumica pleq e fëmijë. Në mbrojtje të civilëve u vran 16 ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Masakëra Reçakut ringjalli përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovë. Mediat po njoftojnë se shefi i misionit të OSBE-së ambasadori amerikan Wlliam Walker, i cili kishte shkuar për të parë nga afër këtë ngjarje, ishte tmerruar kur kishte parë kufomat. Për ambasadorin amerikan këtu bëhej fjalë për një masakër, për një ekzekutim masiv të civilëve, që ishte kryer nga njësit ushtarako policore serbe. Të nesërmën,ai deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit…kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time...”
Masakra në Reçak dhe tensionet që po rriten më tej, si duket do të ndikojnë që të bëhet kthesë në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës. Franca kërkoi mbledhje urgjente të Grupit të Kontaktit. Ata vlersuan se shatl diplomacia nuk po reflekton rezultate. Komandanti i NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, paralajmëroi Millosheviqin për një ofensivë gjatë dy muajve të ardhshëm.”. Nëse negociatat dështojnë dhe nuk do kemi një marrëveshje diplomatike brenda 6-8 javëve, ekziston arsya e fortë të shohim një konflikt me përmasa më të gjerë”, deklaroi gjenerali.

Konferenca e paqes në Rambuille ishte hyrje për bambardimin e Serbisë
Më 6 shkurt, në Rambuille afër Parisit filloi punimet Konferenca ku po zhvilluhen negociatat që për objektiv kryesor kanë zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës dhe parandalimin e përpjekjeve të regjimit serb për të ushtruar gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovës. Për herë të parë Kosova po merr pjesë ne një konferencë të drejtuar nga fuqitë e mëdha ku po vendosej për fatin e saj. Në këto bisedime në mes të palës shqiptare dhe asaj serbe, rolin kryesor ka Grupi i Kontaktit për Ballkan ((SHBA, Britana e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Rusia). Në delegacionin Kosovar janë përfaqësuesi i UÇK-së Hashim Thaçi, nga rradhët e Lidhja Demokratike të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, nga Lëvizja e Bashkuara Demokratike akademik Rexhep Qosja, ndërsa nga shoqëria civile Veton Surroi. Në palën serbe janë: presidenti Milan Milutinoviçi, zëvendëkryeministri i Jugosllavisë Nikolla Shainoviç... Konferenca po kryesohet nga tre bashkëkryesues të cilët e përfaqësojnë Grupin e Kontaktit për Ballkan, (ambasadori i SHBA Kristofel Hill, përfaqësuesi i BE Wolfang Petriç dhe përfaqësuesi i Federatës Ruse Boris Majorski). Pala ndërkombëtare prezentoi propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës, ku përshihet ndërprerja e dhunës në mbikqyrjen e OSBE-së, zgjidhja e problemeve përmes dialogut, ruajta e sovranitetit dhe intergritetit të Kosovës, vetëqeverisja substanciale dhe mbrojta e të drejtave të të gjitha komuniteteve. Në raundën e pare të negociatave, palët nuk arritën asgjë konkrete, asnjë koncenzus politik. Krerët kryesor të diplomacisë botërore plot 17 ditë në Rambuille po debatojnë, kërcënojnë, interpretojnë, japin deklerata, po zgjasin afatet, thrrasin presidentët, gjeneralët, këshilltarët, por më kot. Nuk arritën dot të bindin delegacionin shtetëror jugosllav dhe shqiptarët e Kosovës që të pranonin propozimin e marrëveshjes së përkohshme të paqes për Kosovën. Ata u shpërndan më 23 shkurt duke paralajmëruar se do të takohen sërish më 15 mars.
Nuk u nënshkrua asgjë dhe dështuan negociatat të organizuara nën patronazhin e Grupit të Kontaktit për Ballkan. Amerikanët po këmbëngulin që negociatat duhet filluar më 7 shkurt e të përfundojnë për shtatë ditë, dhe menjëherë pas kësaj të filloj dislokimi i trupave të NATO-s që do të garantojnë zbatimin e marrëveshjes? Ata nuk po dyshojnë fare për suksesin e takimit në Rambuille. Deklarojnë, nëse serbët nuk pranojnë marrëveshjen, atëherë do të fillojnë bombardimet. Mirëpo, ndodhi një e papritur për ç’arsye ishin të befasuar. Shqiptarët nuk po pranojnë marrëveshjen politike e cila nuk do të garantonte në mënyrë eksplicite organizimin e referendumit për pavarësinë pas tre vjetësh. Për më tepër, përfaqësuesit e UÇK-së nuk ishin të gatshëm të bien dakord që të çarmatosen, siç po parashihet në aneksin e marrëveshjes. Në ndihmë u thirë komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili anëtarit të ekipit negociator shqiptar dhe drejtorit politiktë UÇK-së Hashim Thaçit, në aeroportin ushtarak Vilakublej afër Parisit shpjegoi se shqiptarëve do të garantohet siguria nëse nënshkruajnë marrëveshjën. Ndërkaq sekretare shtetit amerika. Madlin Albright, e cila disa herë vizitoi dhe u largua nga Rambuillet, i bëri thirrje udhëheqjes së Shqipërisë për të inkurajuar bashkatdhetarët e Kosovës.

Konferenca në Rambuille dha krah për çlirimin e Kosovës
Në Konferencë, palët nuk po negociojnë drejtpërdrejt, por këtë po e bëjnë ndërmjetësuesit të cilët po shkojnë dhe po vijnë nga njëri në tjetrin grup duke prezentuar propozime dhe kundërpropozime. Anëtarë të delegacionit Kosovar po tregojnë gatshëmëri të pranojnë marrëveshjen në qoftë se gjatë përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, do të parashihen mekanizmat institucionale që vullneti i shqiptarëve të Kosovës të merret parasysh. Mirëpo, disa antarë të delegacionit kosovar po shprehen kundër nënshkrimit të marrëveshjes. Christopher Hill po bisedon veç e veç me secilin dhe po dekloron se marrëveshja do të nënshkrohet.
Në dekleratën e delegacionit kosovar po theksohet se marrëveshja u miratua me konsensus të plotë dhe se do të nënshkruhet pas dy jave pasi të bëhen konsultime me popullin dhe me institucionet politiko ushtarake të Kosovës. Që të zhvillohen këto konsultime, delegacioni u deklarua për pranimin e marrëveshjes së paraqitur në bisedimet e 23 shkurtit. Në këtë kontekst, delegacioni i Kosovës ftoi forcat e NATO-së sa më shpejtë të dislokohen në terren, kërkesë që ishte çështje thelbësore e marrëveshjes. Në fund të dekleratës po thuhet se delegacioni i Kosovës pranon marrëveshje dhe se këtë do të konfirmoj me nënshkrim në fund të periudhës tre-vjeçare kur në Kosovë do të organizohet referendumi që do të përcaktoj vullnetin e popullit. Poashtu, po theksohet se UÇK-ja synon të shfrytëzoj rastin për të marrë pjesë në procesin e transformimit.
Delegacioni tjetër i cili vështirë të quhej serbe ose jugosllave, për ç’arsye u quajt delegacion shtetror, po mbron qëndrimin që trupave ndërkombëtare, respektivisht NATO-s të mos lejohet kalimi nëpër Serbi. Ata po përjashtojnë çdo kompromis që po propozon pala ndërkombëtare dhe me këmbëngulësi po refuzojnë zgjidhjen politike të krizës së Kosovës.
Këtë qëndrim vazhdimisht po përsërit presidenti i Sërbisë Milan Milutinoviq i cili fillimisht u paraqit në Paris dhe më pas në Rambuille. Meqë negociatat dështuan, delegacioni i kryesuar nga Ratko Markoviq shkroi një letrën adresuar Grupit të Kontaktit ku shprehet gatishmëria për të vazhduar negociatat, por kërkoi që në vazhdim të bisedimeve”të gjitha elementet e autonomisë në marrëveshje të përcaktohen qartë”. Me këtë faktikisht kërkoi që marrëveshja mos të ofroj mundësin për shpalljen e pavarësisë.
I dërguari i posaçëm i SHBA Riçard Hollbruk nuk arriti të bindë Sllobodan Millosheviçin që të pranonte marrëveshjen dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare në Kosovë. Megjithëatë, prania ndërkombëtare ushtarake në Kosovë po duket si e sigurt. Më 24 mars, NATO nisi bombardimin e Serbisë i cili pas 78 ditësh rezultoi me tërheqjen e forcave serbe dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare që hapi rrugën për pavarësin e Kosovës.








Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes