l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ndëshkimi i padrejtë pse lejoi botimin e të ashtuquajturave “teza të zeza” në organin teorik të Ministrisë së Mbrojtjes

JETA PLOT TALLAZE E MUJO SOKOLAJT, NGA
BURGU POLITIK I PRISHTINËS DERI DEKAN I FAKULTETIT GJITHARMËSH NË AKADEMINË USHTARAKE

Nga HALIL RAMA

Mujo Sokolaj është padyshim një nga personalitetet e shquara që zë vend nderi në historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare. Ai iku për në botën e përtejme, kur i duheshin edhe vetëm disa muaj për të kapur një shekull jetë. Afro një shekull jetë e trazuar, por dhe me histori të lavdishme e një emri të spikatur, si legjendë qëndrese e tri kohëve. Mjafton të shfletosh ditaret që ai i la të shkruara, si amanet për brezat që do vijnë, përshkrimin në to të ngjarjeve e datave historike, që nga Operacioni Armik i Dimrit 1943-’44 e deri te artikujt studimorë e shkencorë të revistës “Njohuri ushtarake” (organ teorik për përdorim të brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes) që ai e drejtonte si kryeredaktor në vitin 1971, për të konkluduar për përmasat shumëdimensionale të këtij ish luftëtari e qëndrestari të paepur dhe intelektuli të mirëfilltë, që gjithë jetën ia kushtoi atdheut e kombit.
Nga një vështrim sipërfaqësor i dosjes së tij mësojmë për jetën plot tallaze të një strategu të luftës e ushtrisë, nga arrestimi e qëndresa në burgun politik të Prishtinës më 1943 e deri tek ndëshkimi i padrejtë pse lejoi botimin e të ashtuquajturave “teza të zeza” në organin teorik të Ministrisë së Mbrojtjes.

NXËNËSI I SHKOLLËS AMERIKANE QË VENDOSI LIDHJET ME KOMITETIN LOKAL TË PRISHTINËS

Mujo Sokolaj që kishtë lindur në Dragobi të rrethit Tropojë më 21 qershor 1919, vinte nga një familje me tradita patriotike dhe liridashëse, me kontribute të mirënjohura në krahinën e Krasniqes dhe Gashit (nip i Ajdin Bajraktarit, Halil, Haxhi dhe Zenel Brahimit). Shtëpia ku u lind ishte djegur 3 herë nga serbët, ndërsa i ati invalid për shkak të plagëve të marrë në lufte me serbët.
Mungesa e nënës (jetim që 5 vjeç), pamundësia e babait për t’i siguruar të birit minimumin jetik për shkak të plagëve e detyroi 8 vjecarin të linte fshatin dhe në mes të dimrit të acarrtë të merrte në këmbë rrugën e vështirë për te daja i tij (Ajdin Bajraktari) i cili në atë kohë ishte officer në Kukës. Që nga kjo kohë familja e dajës u bë përjetë familja e tij dhe marrëdhënia dajë e nip, një histori e rrallë, jo thjesht familjare, por marrëdhënie shokësh lufte që do ti ndante vetëm vdekja. Në Kukës filloi shkollën fillore (5 vjecare) të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira në Shkodër për shkak të tranferimit të dajës në atë qytet.
Pasi fitoi konkursin (në matematikë dhe gjuhë shqipe) në Shkodër Ministria e Arsimit e kohës i komunikoi të drejtën e shkollës dhe bursën për Shkollën Teknike (Ish shkolla amerikane, “Fullci”) në Tiranë. Bursa nuk i plotësonte nevojat bazike dhe detyrohej të punonte te dielave në fermën e shkollës.
Me pushtimin fashist degë të shkollës Teknike të Tiranës u transferuan në Golem dhe Korcë madje duke ia ndruar dhe emrin), të cilën e përfundoi në qershor 1942 në Golem Kavajë
Gjatë periudhes së shkollimit u përfshi që ditët e para të prillit 1939 në lëvizjen e gjërë të studentëve të shkollës teknike të Tiranës për të kundërshtuar përgatitjen e pushtimit ushtarak të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe ishte pjesëmarrës aktivë në lëvizjen e antifashiste të shkollës në Golem dhe bashkëpunoi me grupet e rezistencës në Durrës. Në korrik 1942 fitoi konkursin dhe filloi kursin pedagogjik të shkollës Normale të Prishtinës, ku përgatiteshin mësues për nevojat e Kosovës. Në kurs kishte rreth 80 studentë nga trevat shqiptare përgjithësisht me pikëpamje përparimtare dhe patriotë.
Me porosi nga organizata e Durrësit vendosi lidhjet me komitetin lokal të Prishtinës. Këtu njihet e bashkëpunon me Emin Durakun, Xheladin Hanën, Javer Malon etj.
Më 17 tetor 1942 emërohet me dekret të Ministrisë së Arsimit “mësues”, në Hoxhe të Madhe, në Rahovec të prefekturës së Prizrenit, në Dule të Suharekës, në Obiliq, Slivovë të Ferizajt, ku vendos lidhje me Xhevdet Dodën. Mes të tjerave Kuestura në Prizren u njoftua se mësuesi(Mujo) nuk lejonte që nxënësit në klasë të përshëndesnin në mënyrë fashiste kur mësuesi hynte në klasë. Paralajmërimet nga autoritetet zyrtare shoqëroheshin me transferime të shpeshta nga një shkollë e katund në një tjetër për shkak të veprimtarisë kundër pushtuesit. Ndërkohë kish vendosur lidhjet me drejtuesit e Komitetit Krahinor të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. I ngarkuar nga ky komitet siguroi bazën materiale për çetat “Emin Duraku”, “Zenel Ajdini” dhe atë të Ferizajt si dhe mori pjesë në disa aksione.


SI I SHPËTOI EKZEKUTIMIT NGA BURGU POLITIK I PRISHTINËS

Në prill 1943 Mujo Sokolaj cilësohet element i dyshimtë dhe i padëshërueshëm dhe dëbohet nga Kosova dhe pas 10 ditësh arrestohet me urdhër të kuesturës së qarkut të Prishtinës. Mospranimi i akuzës për veprimtari kundër shtetit pasoi me dy javë tortura të rënda dhe dërgimin në burgun e Prishtinës si i burgosur politik. Ndërkohë në Prishtinë shkon dhe vendimi në mungesë i gjykatës së Tiranës që e dënonte me 30 muaj burg
Pas 8 shtator 43 burgu Prishtinës kaloi nën kontrollin e pushtuesit gjerman dhe pak para ekzekutimit të grupit të burgosurve politikë ku ndodhej edhe Mujo erdhi njoftimi i amnistisë së përgjithshme për të burgosurit nga qeveria e Tiranës.
Nga burgu shokët e dërguan në bazën ilegale në Prizren dhe më pas në Komitetin Krahinor dhe Shtabin kryesor të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit ku ngarkohet me detyrën e mbajtjes së lidhjeve me lëvizjen në Shqipëri dhe informimit për kërkesat e saj.
Bashkëluftëtarët e kujtojnë si një ndër organizatorët e aksionit të Landovicës së bashku me Gani Goxhin, Astrit Lekën, Hasan Vokshi etj .

NGA KONFERENCA E BUJANIT DERI TEK LUFTIMET NË SANXHAK

Në vjeshtë ‘’43, Mujo Sokolaj caktohet nga Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit për të marrë pjesë ilegalisht në Lidhjen II të Prizrenit. Për punimet e kësaj mbledhje Mujo vuri në dijeni Fadil Hoxhën, Vasil Shanton (veliun) në Shkodër, Gogo Nushin (hysenin) Abdyl Këllezin në Tiranë dhe Xhaferr Spahiun.
Në 26 nëntor 1943 u dha urdhëri për arrestim të dytë dhe në këto rrethana, nga dhjetori 1943 kaloi në ilegalitet të plotë.
Gjatë kësaj kohe iu ngarkua detyra për përgatitjen dhe dërgimin e delegatëve të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit në Konferencën e Bujanit. Në pamundësi për të vijuar më tej për shkak të rrezikut të arrestimit me ndihmën e Shaban Shpatit çan postblloqet e ngritur për arrestimin e tij dhe fshihet në Gjakovë. Pas pak ditësh 45 partizanë e shoqëruan në batalionin “Bajram Curri” dislokuar në Degë të Tropojës. Pas takimit me Shpend Degën, Sadik Bekteshin dhe Shaban Haxhinë, një letër nga Fadil Hoxha, komandant shtabi i Kosovës, i kërkonte të shkonte urgjentisht atje, ku u ngarkua të shkonte në Mal të Zi për të njohur me situatën dhe në kthim mori pjesë në analizën që shtabi operativ i Kosovës i bëri operacionit të dimrit 1944 në Tropojë. Bashkohet me batalionin Bajram Curri, merr pjesë në disa aksione në rrethin e Tropojës me shokët e tij si dhe iu ngarkua detyra për të marrë pjesë në mbledhjen e Zarishtes afër Vaut të Spacit në Has, organizuar nën ndikimin e misionit ushtarak anglez.
Luftimet në Plavë e Guci korrik 1944 e gjejnë komisar në çetën partizane “Shkëlzeni”, që iu bashkangjitën edhe Bije Vokshi e Zeqirja Rexha dhe me të cilëtruajti një miqësi me dekada,
Me krijimin e Brigadës 25-të S, në kuadër të Divizionit të V-të S mori pjesë në veprimet luftarake për çlirimin e Tropojës, Shalës, Dukagjinit, Pejës, Ferizaj, Liplan, Prishtinë Mitrovice, Rashkë, Novi Pazar, Senicë (Sanxhak), Priepolje.

STUDENTI I SHKËLQYER NË “VOROSHILLOV” DHE “FRUNXE” NËMOSKë
Në qershor 1945 Mujo Sokolaj caktohet komisar i rrethit Tropojë. Punoi për vendosjen e rendit dhe qetësisë si dhe bëri përpjekje për bindjen e popullsisë për dorëzimin e armëve. Vështirësitë ishin të mëdha dhe rreziku e shoqëroi gjithë kohën. Madje ish bashkëpuntorët e fashizmit e dënuan me vdekje.
Tranferohet në Tiranë dhe caktohet instruktor i përgatitjes ushtarake në shkollën e Bashkuar.
Në harkun kohor qershor 1946 - tetor 1949 kryen Ucilishcën e lartë “Voroshillov” në Odesa për përgatitje ushtarake këmbësori gjitharmësh. Me mbarimin e shkollës caktohet Instruktor dhe zvshef dege në drejtorinë politike, deri më 1 maj 1950 kur caktohet Komisar i Regjimentit të 29 të Diviziont të I-rë , i drejtuar nga deri në atë kohë nga Hajdar Aranitasi. Për katër vitet në vijim (1953-1957) keu me devotshmëri e përkushtim detyra e funksione të larta, si: shef i degës politike në Repartin1105 në Tiranë dhe pastaj në Brigadën e I-rë; ndihmës shef i degës operative në MMP dhe zv shef i degës së parë në drejtorinë operative.


Nga 23 shtator 1957 deri në korrik 1960 Mujo Sokolaj kryen me rezultate të shkëlqyera Akademinë ushtarake “Frunxe”në Moskë, një nga akademitë më të njohura të kohës për përgatitjen e oficerëve madhorë.
Për 7 vjet në Drejtorinë e parë, zëvendësshef dhe shef i degës së shtabevenë MMP për përgatitjen operative të shtabeve dhe officerëve madhorë për strukturat e ushtrisë shqitare, sëbashku me shokët e tij do të projektonte stërvitjet më të mëdha e më të vështira të ushtrisë shqiptare që cuan në aftësimin ushtarak në shkallë të lartë të Forcave të Armatosura.
Ish studenti i shkëlqyer i Ucilishcës së lartë “Voroshillov” dhe akademisë ushtarake “Frunxe”në Moskë, pas një përvoje të vyer në funksionë të larta të njësive e Ministrisë së Mbrojtjes, më 1967 emërohet Dekan Fakulteti Gjitharmësh në Akademinë Ushtarake, ku aftësoheshin ushtarakët madhorë të ushtrisë. Pas tre vitesh (më 1970) profesori I mirënjohur kalon në Institutin e Studimeve Ushtarake, ku së bashku me kolegë të tij mendohej se do të thellonin studimet teorike ushtarake me qëllim përsosjen e modernizimin e ushtrisë.


Në vitin 1971 Mujo Sokolajt do t’i besohej drejtimi si kryeredaktor i revistës “Njohuri ushtarake” organ teorik për përdorim të brendshëm i MMP, me volum deri 300 faqe, me një tirazh shumë të kufizuar, 4 numra në vit (nën kujdesin e institutit, autonome prej tij e varur nga Shtabi i Përgjithshëm). Me ngjarjet e ushtrisë në vitin ‘’74 edhe Revista iu nënshtrua revizionimit të thellë dhe kërkesës së logarisë për botimin e të ashtuquajturave “teza të zeza”. Në këto rretthana, më 18 dhjetor 1974 Mujo Sokolaj shkarkohet nga detyrat me urdhër dhe nuk mund të punonte në ushtri. I gjithë kontributi i luftëtarit, strategut e i shkencëtarit ushtarak që ishte vlerësuar me 17 dekorata, urdhra, medalje, nga 1 janar 1975 “shpërblehet” nga nomenklatura e kohës me pension të detyruar minimal, të parakohshëm. Si edhe personalitete të tjera ushtarake të asaj plejade, pas masave represive ndaj të ashtyuquajturit “grup puçist” e pasardhësve të tyre, edhe Mujo Sokolaj, për një kohë u shoqërua me survejim dhe thirrjet në hetuesi për ngjarjet në ushtri.
Gjithsesi ai mbeti simbol e përçues i vlerave më të mira njerëzore, duke iu përkushtuar familjes e shoqërisë, deri në momenet e fundit të jetës së tij.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes