l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kalemxhinjtë shpifarakë nuk e përbaltin dot figurën e luftëtarit të paepur gjatë LANÇ dhe të ushtarakut shembullor

Dy vjet pa legjendën e aviacionit shqiptar, Edip Ohri

 

 

Nga Halil Rama

Më 21 shkurt u mbushën dy vjet që Edip Ohri, - ish Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL) nuk është më midis nesh fizikisht, ndërkohë që nga ne kujtohet e nderohet si një nga personalietet e shquara të LANÇ e të Ushtrisë Shqiptare.
Ndonëse ndonjë kalemxhi i paguar s’nguron të përbaltë personalitetin e ish ushtarakut me kontrubut të çmuar gjatë LANÇ dhe në krijimin e modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, duke sajuar “urdhëra” të tij për të sulmuar Jugun e Shqipërisë në vitin e mbrapshtë ‘97, ndërkohë që ishte në vitet e pensionit të pleqërisë, Edip Ohri njihet si figura më e shquar e Aviacionit Luftarak shqiptar, por edhe si një nga ushtarakët më në zë të Ushtrisë. Përgjigja më e saktë për këta shpifarakë është monografia “Edip Ohri, legjenda e aviacionit”, e autorit të mirënjohur Agustin Gjinaj. Nuk mund të mohohet fakti që kolneli në pension e përjetoi me dhimbje revolucionin bolshevik të ‘97-tës, por pas kalvarit në burgjet e diktaturës ai i qe përkushtuar totalisht Familjes dhe Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL), si sekretar i Përgjithshëm i saj për afro dy dekada, derisa ndërroi jetë para dy vitesh në moshën 92-vjeçare. Siç shkruan autori Gjinaj: “ Ai ishte një pilot i madh që fluturoi me të gjithë tipat e avionëve, ndërkohë që mbi 20 vite ka qenë komandat i armës. Në kulmin e karrierës, u dënua si pjesë e grupit të “puçistëve” të Ushtrisë që do të përmbysnin pushtetin popullor. Ndërkaq, prej vitit 1974- Edip Ohri ishte zgjedhur edhe deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ndërsa në moshën 49-vjeçare, në kulmin e sukseseve e të arritjeve në punë, u lirua nga detyra për t’u arrestuar vetëm pak kohë më vonë, në ditën e lindjes së Enver Hoxhës me akuzën se donte të rrëzonte pushtetin popullor me anën e terrorit”.

Edip Ohri, pinjoll i familjes së Ismail Qemal bej Vlorës
Ish komandanti i Aviacionit të Shqipërisë, kolonel Edip Ohri, ka lindur në Strugë në dekadën e parë të muajit janar të vitit 1926, ndërsa gati tërë jetën deri në vdekje e kaloi në Tiranë.
Është pjesëtar-fëmijë i familjes fisnike strugane Emirzade - Ohri, e pastaj fëmijë i birësuar i Qazim bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemal bej Vlorës.
Ushtaraku i karierës, Edip Ohri, shumë heret mbetet pa babanë, Inajet Murat Emirzade – që më pas do të ndryshojë mbiemrin në Ohri- bashkë me dy motrat e tija, Edibenë dhe Hyrmeten dhe vëllain Dashamirin, në vitet kur babai i tij, Inajet bej Ohri, ishte emëruar kryetar i komunës Shën-Vlash të Durrësit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore- LNÇ-së, Edip Ohri pa hezitim iu bashkangjit formacioneve luftarake të LNÇ-së, duke dëshmuar shpirtin e tij liridashës dhe antiokupatorial ndaj tokave shqiptare. Këtë veti, këtë karakteristikë nuk e posedonte vetëm Edipi, por edhe fëmijtë tjerë të Inajet Ohrit, Edibeja, Hyrmetja dhe Dashamiri, që vërteton brumosjen e tyre për ta dashur Atdheun dhe popullin e tyre të lirë.
Shkollimin fillor e ka fillua në Strugë, ndërsa më pastaj ate e ka vazhduar në Shqipëri, duke qënë edhe normalist i Normales së famshme të Elbasanit, për të vazhduar studimet në shumë Akademi ushtake të aviacionit.
Nga ajo që ishte fëmijë i familjes fisnike Emirzade - Ohri, e pastaj fëmijë i birësuar i Qazim bej Qemalit, djalit të Ismail Qemal bej Vlorës, nuk ka përfituar asgjë, posikur që nuk kanë përfituar as familjarët e tjerë të Ismail Qemal bej Vlorës. Shumëkush në Tiranë, as nga më të afërmit, nuk kanë ditur deri para sa kohe, se është fëmijë të birësuar i Qazim bej Qemal Vlorës mbase nga modestia. Mirëpo, rëndësi ka ajo që vetë Edipi vazhdimisht e ka thënë: se Qazim beu, i ka brumosur dhe i ka edukuar që ta duan popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Këtë amanet Edip Ohri ia ka çuar në vend plotësisht.
Vajzat e tij shembullore, Mirjana dhe Arjana, si dhe mbesa Kleida Hadëri ndjehen krenare për veprën e lavdishme të babait e gjyshit të tyre.

92 vjet jetë, 92 vjet histori për Edip Ohrin
92 vjet jetë, 92 vjet histori për Edip Ohrin, sepse nga Normalja e Elbasanit, ai është pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacional Çlirimtare bashkë me të vëllain Dashamirin dhe motrat Edibenë dhe Hyrmeten. Pas luftës, pas çlirimit të Shqipërisë, Edip Ohri i kushtohet profesionit të ushtarakut, aviacionit, duke u bërë edhe komandant i Forcave Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, për tu shëndërruar në “Legjendën e aviacionit shqiptar”, kolos prej ushtaraku, intelektual, patrioti dhe figure madhore shqiptare.
Pa dyshim se një nga kolosët që ka dhënë Struga, ose fushëgropa e Strugës e Ohrit, krahas emrave të shquar si Hamdi bej Ohri, Zyhdi Ohri, Dr. Myrteza Ali Struga, Dervish Hima, Mustafa Baroti, Nuri Sojliu, Dr.Ibrahim Temo, kësaj liste i duhet shtuar edhe emri i Edip Ohrit, për meritat e tij që ka për Shqipërinë, për shqiptarinë në përgjithësi e bashkë me këtë natyrisht edhe për Strugën.
Ai, me personalitetin e tij, me karakterin, punën, sjelljen, përkushtimin, qëndrimin, vlerësimin e drejtë, vuajtjet, përjetimet gjatë jetës dhe karierës së tij, kurrë nuk ka bërë asnjë veprim që do ta relativizonte Shqipërinë, shqiptarinë dhe Strugën, por gjithmonë ka qënë ballëlartë dhe krenar për Strugën.
Edip Ohri, me jetën, punën, veprimtarinë, përkushtimin, profesionalizmin, patriotizmin, nacionalizmin, vuajtjet, përjetimet e shumëllojshme, nuk e nderoi vetëm emrin dhe veten e tij, por nderoi dhe madhëroi e nderoi emrin e familjes Ohri, madhëroi e nderoi emrin e familjes së Ismail Qemal bej Vlora, madhëroi e nderoi Strugën dhe popullin strugan, madhëroi dhe nderoi Shqipërinë, madhëroi dhe nderoi shqiptarinë.
Edip Ohri mbetet një ndër emrat e përveçëm të figurave madhore shqiptare, mbetet kolos në kujtesën e pashlyeshme të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kur është fjala për vendlindjen e tij, për Strugën, Edip Ohri, ky kolos, sa herë që ka folur për për jetën, veprën, arritjet dhe natyrisht edhe për vuajtjet e tija vazhdimisht përsëritë se ndjehet krenar për Strugën dhe popullin e Strugës. Vazhdimisht ai shprehej se: “Kurrë gjatë jetës punës dhe karierës time e tonën, nuk kamë bërë dhe nuk kemi kemi bërë asnjë veprim që do ta relativizonte dhe do ta turpëronte Strugën, por gjithmonë kam qënë dhe kemi qënë ballëlartë dhe krenar për Strugën. Më kanë akuzuar pse kam lindur dhe pse kemi lindur në Strugë, por vazhdimisht kam qënë dhe kemi qënë krenar për Strugën. Jam dhe jemi të lindur në Strugë, dhe Struga është vendlindja jonë, me të cilën gjithmonë pra jemi krenuar. Gjithmonë e kemi nderuar e lartësuar Strugën. Kemi qënë dhe jemi krenar. Kurrë, as në momentet më të vështira kur më kanë akuzuar pse kam lindur në Strugë, nuk e kam turpëruar Strugën por e kam madhëruar e lartësuar” .

“Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për Edip Ohrin
Me merita të veçanta drejtuese, profesionalizëm të lartë, vizion e perspektivë, Edip Ohri luajti rolin vendimtar si strateg i aviacionit në krijimin e zhvillimin e kësaj arme, që nga krijimi i Repartit të Parë të Aviacionit në Laprakë e më pas regjimentet luftarake të Rinasit, Kuçovës, Farkës, Shkollës së Aviacionit, Uzinës së Aviacionit e deri Regjimenti i Gjadrit, duke pajisur Shqipërinë me 200 aeroplan. Gjatë karierës së tij ushtarake, si pilot i Aviacionit të Shqipërisë, ka fluturua me avionët e parë P-2, P-9, Jak-16, helikopterët Mi-1, Mi-4, Ill-14, Ill-28 në Mig-ët 15,17,19,21. Aviacioni shqiptar, deri në vitet 1980 mund të konsiderohej i barabartë me fqinjët në teknike e eksploatim, sepse ai kishte një uzinë moderne, punonte me karburantin e prodhuar në vend, kishte një shkollë aviacioni bashkëkohore, infrastrukturë e aerodrome të standardeve të larta, vendkomandë qëndrore moderne e mbështetur me mjete navigimi e drejtimi modern, (deri radarë PLL-35 për drejtimin e Aviacionit Luftarak), helikopterë, aeroplanë të transportit AN-2, Ill-14, si për fluturimet në kondita të thjeshta meteorologjike, të vështira, natën, por edhe të raketave moderne tokë-ajër SAM-2 dhe artilerisë së shumtë kundërajrore.
Kryetari i OBVL, gjenerali 100 vjeçar Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i kombit”, në vlerësim të figurës së Edip Ohrit shprehet se: “Në vitet që ai drejtoi Aviacionin Luftarak Shqiptar datohen të gjithë rikonstruksionet dhe ndërtimet e mëdha të infrastrukturës së kësaj arme si, në Aerodromin e Kuçovës, në Heliodromin e Farkës, në Aerodromin e Rinasit, në Fushën e Pishë-Poros, më Aerodromin e Gjadrit etj. Në funksionin e komandantit, Edipi e ka përfaqësuar Aviacionin Luftarak Shqiptar si ekspert ushtarak në organizmat e Traktatit të Varshavës dhe më pas në Republikën Popullore të Kinës.
Ai ka qenë pjesëtar i delegacioneve shtetërore e ushtarake që janë takuar me Hrushovin në ish BS, me Komandantit e Traktatit të Varshavës, me Çu En Lain e Mao Ce Dunin në Kinë, etj. Shteti shqiptar duhet tí jetë mirënjohës pafundësisht Edip Ohrit për largpamësinë dhe organizimin që tregoi si Komandant i Aviacionit Luftarak, duke planifikuar, organizuar, realizuar dhe tërhequr në kohë ndihmat kineze për motorë e pjesë këmbimi për avionë, në atë masë, saqë ky aviacion nuk pati nevojë të harxhonte asnjë dollar, rubla apo valutë edhe për 30 vite të tjera, pas largimit të tij nga detyra. Si sekretar i përgjithshëm i OBVL-së, Edip Ohri, për 15 vite ka dhënë një kontribut të shquar për organizimin dhe konsolidimin e strukturave të kësaj organizate”
Pikërisht për këtë emër e kontribut të vyer, i sh-Presidenti i RSH, Bujar Nishani i ka akorduar Edip Ohrit “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes