l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Senatorët dhe kongresistët amerikanë në Prishtinë. Sekretari i Shtetit Pompeo urime të veçanta

11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, SHBA kryefjala e ditës

 

 

Për herë të parë parakalon Ushtria e Kosovës

Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, i udhëhequr nga senatori republikan nga Oklahoma, Jim Inhofe, kanë qëndruar në Kosovë, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ata kanë zhvilluar takime të ndara me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas takimit, Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vizita e këtij delegacioni amerikan “është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta. Kosova, gjatë tërë rrugëtimit të saj, e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ndërkaq, kryeministri Haradinaj tha se vizita e këtij delegacioni nga SHBA-ja është “inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës”. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshin e Prishtinës, kanë parakaluar pjesëtarët e Forcës se Sigurisë së Kosovës. Ky është parakalimi i parë që kur Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar miratojë ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Hashim Thaçi: Asnjëherë nuk do harrohet gjenocidi që ka bërë Serbia në Kosovë

Më këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ushtria është krenaria e Kosovës. Përveç kësaj, Thaçi ka thënë se gjatë këtij viti Kosova duhet të marrë edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit, marrëveshjet e rëndësishme, gjithëpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke me shtetin e Serbisë. “Jo për të harruar të kaluarën, por për mos lejuar të përsëritën vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Për këtë vendim kërkohet përsëri, urtësi, mençuri dhe unitet për të përmbyllur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit multietnik, demokratik dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi duke shtuar ka thënë se edhe nëse arrihet marrëveshja, asnjëherë nuk do harrohet gjenocidi që ka bërë Serbia në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet për liri. Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për këto arritje janë të gjithë qytetarët kontribues. “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH”, ka shkruar Thaçi. Në rrugëtimin e suksesshëm të Kosovës, presidenti i Kosovës, ka përmendur ruajtjen e partneritetit të Kosovës me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian. Në përvjetorin e pavarësisë, gjatë ditës është mbajtur një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Ramush Haradinaj: Do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, ka thënë se Kosova është e interesuar për marrëveshje reciproke me shtetin e Serbisë, por në kufijtë ekzistues. “Shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuar për Ballkanin dhe kontinentin tonë, janë popull po ashtu që kanë paguar çmim për të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar kontinenti ynë në shekujt e fundit. Po ashtu edhe sot janë kontribuues të paqes dhe të stabilitetit. Të gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë dhe do punojmë për marrëdhënie të mira më të gjithë fqinjët. Jemi të interesuar për një marrëveshje të quajtur obligative, ligjore, për njohje reciproke më Serbinë në kufijtë ekzistues”, u shpreh Haradinaj.

Kadri Veseli: Qeveria e Kuvendi bie nëse preket interesi i SHBA-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet për shkak të taksës dhe Serbisë. Por, fundi i Ramush Haradinajt do të jetë, nëse preket interesi i SHBA-së. Këtë deklaratë ai e ka dhënë kur ka folur në Parlament për 11 Vjetorin e Pavarësisë. Kadri Veseli ka zgjedhur fjalimin e Përvjetorit të 11 të Pavarësisë për të treguar se kur do të rrëzohet Qeveria dhe bie Parlamenti. Ka thënë se shkohet në zgjedhje vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës, të SHBA-së e BE-së. “Pra, Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës.
Ky është qëndrimi im i vendosur”, ka thënë Veseli, në Parlament. “Qeveria dhe Kuvendi mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve të tyre strategjikë si SHBA-të dhe Bashkimi Evropian”, ka shtuar ai. Ky qëndrim i Veselit ka ardhur pasi SHBA po kërkon nga Kosova të hiqet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe e boshnjake për t’i dhënë shans vazhdimit të bisedimeve me Serbinë. Kadri Veseli ka folur edhe për këtë temë. I ka dërguar porosi Ramush Haradinajt të mos e personalizojë vendimmarrjen dhe t’i lërë inatet. “Në këtë proces, kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet – nuk po i bëjnë mirë Kosovës. Është koha t’i lëmë këto”, ka shtuar ai.

Haradinaj i kthen shpinën Ramës

Para parakalimit të trupave të FSK-së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë takuar edhe njëherë liderët shtetërorë dhe të ftuar specialë e figura të rëndësishme. Kryeministri i Shqipërisë shfaqi interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë. Në momentin që Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij. Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj donte ta injoronte, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshëndetjen e tij, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më herët në seancën solemne në Kuvend. Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, të cilën Haradinaj e refuzon kategorikisht. Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës, që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës. Por në kohën kur janë prishur raportet me Haradinajn dhe me liderë tjerë politikë si Albin Kurtin, Rama ka forcuar miqësinë e tij me presidentin Thaçin të cilit i është kthyer në aleatin kryesor.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes