l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SHBA-ja mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në të ardhmen për më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet

Pompeo uron Kosovën, flet për njohjen reciproke me Serbinë

 

Muharem Kamani

Në jubileun e 75-vjetorit të krijimit të Brigadës së VI-të S “Heroinë e Popullit”, Përmeti ishte në festë. Ambjentet tek lapidari madhështor që përjetëson këtë ngjarje historike ishin zbukuruar me flamuj, banderola e kurora me lule. Dëgjoheshin këngë dhe marshe partizane e patriotike. Qytetarë të Përmetit dolën te sheshi kryesor i qytetit pranë “Përmendores së partizanit” dhe pritën miqtë e ardhur nga Vlora, Tirana, Mallakastra, Tepelena, Gjirokastra me drejtuesit kryesorë të org së veteranëve e familjeve te deshmoreve te ketyre rretheve.
Nderuan me pjesëmarjen e tyre deputetja e qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro, Prefekti Astrit Aliaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila, Kryetari i Bashkisë Përmet Niko Shupuli, ai i Tepelenës Tërmet Peci, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Përmet Miranda Habili, Nënkryetarët e Bashkisë Përmet Etleva Kreci e Llazar Thanasi, N/prefekti i Përmetit Edvin Tuçi, drejtues të institucioneve e forcave politike Përmet, Këlcyrë, Tepelenë e këshilltarë të bashkisë, drejtues të shoqatave Atdhetare- Kulturore në rrethin e Përmetit, pasardhësve të veteranëve e të familjeve të dëshmorëve Ahmet Mane e Flora Hoxhaj, Shkelqim Guce, Zabit Ahmetaj e Tomor Hoxhaj, Neim Hajderaj, Musa Kapllani, Shpetim Dervishi, Hasan Musta e Krenar Progonati etj. U bënë homazhe e u vendosën kurora me lule, prane lapidarit që përjeteson këtë ngjarje nga Bashkia Përmet. Për të nderuar kujtimin e të rënëve dhe sakrificat e partizanëve e kuadrove të kësaj njësie në luftë, nën tingujt e “Himnit Kombëtar” u mbajt një minutë heshtje, cast solem dhe krenarie.
Mitingun popullor organizuar pranë lapidarit te brigadës së 6- sulmuese e hapi Klaudja Naqellari e cila duke uruar mirëseardhjen ja dha fjalën kryetarit të bashkisë Përmet z. Niko Shupuli i cili vlerësoi kontributin e Brigadës së VI-të S “Heroinë e Popullit” në kluftën për çlirimin e atdheut nga okupatori nazifashist.
“Brigada e 6- sulmuese u krijua në Përmet më 26 janar 1944 në kulmin e operacionit armik të dimrit, në frontin e luftës në të dy anët e lumit Vjosë, që nga fshati Peshtan deri në Malin e Bardhë te Petranit. Në përbërjen e saj u rreshtuan batalione partizane të qarkut të Gjirokastrës të cilët ishin sprovuar në fushën e luftës dhe kishin fituar një përvojë të madhe. Ajo përshkoi një rrugë të gjatë luftarake ku dhanë jetën 203 dëshmorë nga të cilët 10 heronj të popullit. Sakrificat e saj të panumërta, kontributi i saj i madh në clirimin e disa qyteteve dhe krahinave të vendit si dhe përtej kufijve shtetëror në clirimin e vëllezërve kosovarë”,-tha ndër të tjera kryebashkiaku Shupali.
Mesazhin e KKVLANÇ e lexoi nënkryetari i këtij komiteti Asllan Gropasi.
Përshëndeti gjithashti Prefekti i Gjirokastrës z.Astrit Aliaj. Ai vlerësoi 75- vjetorin e formimit të Brigadës së 6-të Sulmuese si një nga faqet më të ndritura në historinë e luftës Antifashiste Nacional Clirimtare që e renditi Shqipërinë në krah të shteteve aleate si : Anglia, SHBA, Franca dhe na çliroi nga pushtuesit e egër nazifashist.
Nxënësit e shkollës 9-vjecare “Nonda Bulka” nën drejtimin e mësueses së tyre Mimoza Topoviti kishin përgatitur një montazh muziko-letrar kushtuar kësaj brigade, partizanëve dhe dëshmorëve të saj, interpretuan nivel të lartë artistik dhe me ndjenjë duke entuziasmuar të pranishmit.
Për nder të të pranishmëve Bashkia Përmet shtroi një koktejl tek lokali pranë lapidarit ku i uroi Kryetari i Bashkisë Përmet për festën e cila vazhdoi mes gezimit dhe harrese dhe bashkebisedimit mes te pranishmeve.
Deputetja Mirela Kumbaro duke marë fjalën e saj u zotua se vemendja e qeverise do te jete e vazhdueshme për këto data historike dhe per qytetin e Përmetit.
Historiani Kastriot Bezati bëri një ekspoze të gjërë për historikun e kësaj njësie të lavdishme partizane.
Sazet e Përmetit interpretuan këngë për Brigadën e 6 – Sulmuese, Asim Zeneli, Partizani gërshetuar me këngë tradicionale të qytetit të Përmetit te cilat i dhane gjalleri festes.
Takimin e përshëndeti në emër të KV dhe FD Tepelenë Hasan Musta i cili u ndal te kontributi i batalionit partisan “Baba Abaz”, dhe të 472 bijë e bija të këtij batalioni dhe gjakun e 81 dëshmorëve të tij ku 61 prej tyre ishin nga Tepelena.
Kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi uroi festën dhe vlerësoi lart kontributin e kësaj njësie në luftën për çlirimin e vendit, këta trima me guximin, trimërinë, heroizmin dhe gjakun e tyre na sollën lirinë dhe na rikthyen pavarësinë e vendit që kishim humbur dhe uroi me disa pjesëmarësit. Kryetari i familjeve të dëshmorëve Mallakastër Shpëtim Dervishi duke përshëndetur evokoi lavdin e dëshmorëve të kësaj brigade heroike që dhanë jetën për fitimin e lirisë. Kryetarja e FD dega Përmet Flora Hoxhaj përshëndeti dhe uroj veçanërisht të ardhurit nga rrethet të cilët i dhanë gjallëri festës. U festua kaq bukur, dëshira jonë që keto mesazhe t’ua transmetojmë brezave, manifestimi mori karakter popullor, veçanërisht fëmijët e shkollës 9-vjeçare ”Nonda Bulka” na ngjallën emocione. është detyra jonë t’i përkujtojmë datat dhe ngjarjet e luftës, të mirëmbajmë simbolet e saj pllakat përkujtimore, lapidarët, dhomat muzeale dhe varrezat e dëshmorëve të atdheut.
Djali i ish- partizanit të Brigadës së 6- Sulmuese, Dashmir Syrja Tahiri, ardhur nga Tirana i emocionuar për festën sugjeroi që në të tilla ngjarje të ftohen të afërmit e veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve sepse na vjen mire sepse luften e beme se bashku!
I pranishëm në këtë festë jubilare ishte edhe kryetari i Komitetit Kombëtar të LANÇ, Rustem Peçi.
Një urim të përzemërt për pjesëmarrësit në këtë festë jubilare të 75-vjetorit të krijimit të Brigadës së VI-të S bëri edhe kryetari i këshillit të qarkut Gjirokastër z. Armand Hila.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes