l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZHE

Ish veterani Agim Selman Liço, simbol i vlerave njerëzore

Me 28 Nentor 2018 u nda nga jeta Agim Selman Liço. Ai lindi me 5 Maj 1933 ne fshatin Qeshibes te krahines se Dangellise. Ai ishte biri i nje familjeje te nderuar e fisnike me tradita atdhetare e patriotike, te cilat ndikuan ne formimin e tij. Babai i tij Selmani dhe nene Ferideja e rriten me sakrifica dhe mundime te medha. Ai e la te vogel 9 vjec dhe ne vititn 1942 doli partizan. Ju be krahe nenes duke bere dhe pune te ndryshme krahas shkollimit ne fshatin e tij te lindjes.
Ne vitin 1958 krijoi familje duke u martuar me Driten e Xhelil Telhajit, bije nga i njejti fshat. Babai i Drites doli partizan dhe shtepine e tyre e kthyen ne baze te luftes ku u strehuan kuadro dhe drejtues te saj.
Ne vitin 1963 ai vjen me banim ne Permet, punon ne ushtri ku u dallua per disipline, korrektesi dhe maredhenie te mira me vartesit dhe eproret. Ata linden, rriten, edukuan dhe shkolluan pese djem: Selmanin, Drinin, Ardianin, Et`hemin Olsin dhe tre vajza: Parizene, Mjaftonine dhe Aniden.
Me vone ai punon ne N.T Sh dhe N. e Grumbullimit ku eshte shquar si njeri punetor, i drejte, i dashur dhe komunikues. Vlerat e tij njerezore s`kane per t’u haruar. Shembulli i dashurise dhe i respektit njerezor. Perkrahu proçeset demokratike dhe rreshtohet qysh ne fillim ne O.B.V.L e gjate gjithe kohes ka kryer detyren e sekretarit te kesaj organizate, dega Permet. Ishte nje veprimtar i dalluar dhe i kudondodhu. Ai perballoi me nje kurajo te admirueshme ndarjen nga jeta te djalit te tij Drinit ne nje moshe relativisht te re, por jeta i kishte rezervuar dhe ndarjen nga jeta te bashkeshortes e cila i preu krahet. Por ai diti te mbijetoje dhe te perballoje te papriturat e jetes. Ai lindi ne nje dite te shenuar dhe po ne nje date te madhe te historise u largua nga jeta. Ai la ne hidherim te thelle femijet, te afermit, miqte, shoket, niperit, mbesat, komunitetin permetar dhe shoket veterane te cilet e percollen me nderime te medha.
Lume kush le kujtimin e mire se nje dite te gjithe do te vdesim!
Muharem Kamani



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes