l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

75-vjetori: Akademi përkujtimore në qytetin e Bajram Currit, organizuar nga organizatat e veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe Shqipërisë


KONFERENCA E BUJANIT-VLERA QË DUHET TË JETËSOHEN

 

Nga Bashkim Hisari

Konferenca e Bujanit paraqet një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kombit shqiptar. Edhepse ka qenë vazhdim i natyrshëm i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ka marrë vendime të drejta, të argumentuara e me parime të qarta e të përcaktuara mirë, ato kanë qenë objekt i vlerësimeve të ndryshme, të mohimeve, ndëshkimeve dhe paradigmave politik, që kanë pasur pasoja në zhvillimin e mëvonshëm të historisë më të re të Kosovës.
Viteve të fundit për Konferencën e Bujanit nuk ka më përplasje, vlersime diversive, kritika, heshtje si më parë. Ajo po vlersohet objektivisht, kurse dëshirat dhe kërkesa për bashkim kombëtar po bëhen më të shprehura dhe më transparente. Kjo u dëshmua edhe në aktivitete që u organizuan në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe në fillim të janarit të këtij viti, në Gjakovë, Malësinë e Gjakovës, Bajram Curr, Prishtinë, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të Konferencës.
-Konferenca e Bujanit u organizua kur populli i Kosovës u rreshtua në luftën antifashiste nacionalçlirimtare me rreth 53.000 luftëtarë (6.200 ranë dëshmor) të cilët luftuan krah për krah me veteranët antifashist të Shqipërisë e të botës tjetër përparimtare, dolën fitues. Në të njëjtën kohë, afirmuan të drejtën e tyre për vetëvendosje, dhe dëshirën e kahershme e të vazhdueshme për t’u bashkuar me Shqipërinë.
-Me pjesëmarrjen e të gjitha shtresave shqërore, duke përfshirë edhe pakicat kombëtare të Kosovës, në Konferencën e Bujanit u miratuan vendime politike për të drejtën e popullit shqiptarë për bashkim kombëtar, bashkim me Shqipërin dhe mobilizim për qëllime universale.
-Në Bujan u përçua fuqishëm zëri i përfaqësuesve të popullit, personaliteteve ushtarako-politike, intelektualëve dhe patriotëve nga Kosova e Shqipëria, për afirmimin e identitetit politik dhe vullnetit të popullit të Kosovës mbi të drejtën e vetëvendosjes-për bashkim kombëtar.
-Në Konferencën e Bujanit u formuan bërthamat e pushtetit që pretendonin të ishtin popullore e të zgjedhura drejtëpërdrejt dhe në mënyrë demokratike prej vet popullit, duke filluar nga Këshilli Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dugagjint e Kryesia e tij, që duhej të kishin funkcionin e Parlamentit dhe të Qeverisë së përkohshme të Kosovës.
-Objektivisht, vendimet e Bujanit, mbetën fakte të argumentuara dhe të rëndësishëme që fuqizuan dhe afirmuan të drejtën për vetëvendosje dhe gjatë 75 viteve të ndërlikuara u bënë preveranca kryesore e popullit të Kosovës.
Këto konstatime dominuan në Akademinë përkujtimore në qytetin e Bajram Currit,organizuar nga organizatat e veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe Shqipërisë, në Tryezën e Lëvizjës së Vetëvendosjes në Prishtinë, në Konferencën e intelektualëve “Jakova” në Gjakovë dhe në aktivitete tjera, ku morrën pjesë veteranët dhe pasardhësit e tyre, antarët e Organizatës së veteranëve të LANÇ të rrethit të Tropojës, Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe degëve të saj në Gjakovë, Prishtinë, Prizren e Pejë, kryetari i veteranëve të Tropojës, Rexhep Shpati, Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçani, kryetar i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, Akademikët Jusuf Bajraktari dhe Minir Dushi, diplomati dhe historiani i shquar Pëllumb Xhufi, historianët Akif Bajrami dhe Dorian Koci, deputetët në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, Arbërie Nagavci, Sami Kurteshi, Ismail Kurteshi, kryetari i Shoqatës së të Burgosurëve politik Hidajet Huseni, përfaqësues të Shoqatës së intelektualëve “Jakova”, dhe shumë personalitete tjerë të njohur në jetën publike nga Shqipëria dhe Kosova.
Gjatë periudhës së vështirë shumëvjeçare deri në luftën e drejtë të popullit të Kosovës udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-së) 1998/99, dhe intervenimin e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë – NATO-s që u vu në mbështetje e të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë, popullit shqiptar të Kosovës jo vetëm që i është mohuar dëshira e kahershme dhe e vazhdueshme për t’u bashkuar me Shqipërinë, por ai ishte edhe i shtypur në pikpamje politike, nacionale dhe ekonomike dhe shqiptarët ishin destinuar edhe për shfarosje. Konferenca e Bujanit, zë një vend të veçant në historinë e re shqiptare si një afirmim i fuqishëm i identitetit politik të Kosovës dhe i vullnetit të popullit të saj mbi të drejtën e vetëvendosjes për bashkim kombëtar. Pavarësisht se bashkimi me Shqipërinë ishte vullneti i popullit dhe faktit se Kosova arriti të çlirohet nga okupatori fashist, vendimet e Bujanit nuk u respektuan, u kufizuan dhe eliminuan. Udhëheqja jugosllave me egërsi përdori të gjitha mjetet për të shkelur vendimet e Bujanit dhe parimet e të drejtës për vetëvendosje. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova, faktikisht u ripushtua, u aneksua dhe u ngrit një “mur” i ndarjeve të shqiptarëve prej shqiptarëve. Në Kosovë u vendos pushteti ushtarak. Krerët e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën, i cili mbronte Konferencën e Bujanit dhe kundërshtonte udhëheqësit serbë e jugosllavë që e quanin Konferencën seperatiste, u ftuan në Beograd për “konsultime”-për fatin e Kosovës, a të ndahej si në kohën e Jugosllavisë monarkiste (banovina) apo të mbetej brenda kufijve të tri njësive federale: Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë, brenda kufijve që do t’i caktonte një komision i drejtuar nga antari i Byros Politike të KQ të PKJ, Millovan Gjillas, i cili qortonte dhe dënonte vendimet e Konferencës duke thën se Kuvendi i Bujanit “nuk mundet të jetë institucion ligjbërës”. Ata delegatë që patën guximin të deklaroheshin për bashkimin e Kosovës me Shqipërin, u ndoqën dhe u persekutuan. Disa prej tyre u vranë në kohën e luftës si Xhevdet Doda, Hajdar Dushi...disa u vranë pas luftës: Xheladin Hana, Rifar Berisha, Halim Spahija ose u internuan si Qamil Luzha dhe u depurtuan nga Kosova si Zekeria Rexha.
Pas luftës, karshi Konferencës së Bujanit, serbët janë treguar në një gjendje të mendjes së turbulluar shoviniste. Zbatonin teorinë dhe politikën nacionaliste reaksionare dhe pretendonin, në kurriz të shqiptarëve, të krijojnë Serbinë e Madhe. Vendimet e Bujanit i kundërshtonin me urrejte. Në këtë fushatë të egër kanë qenë të kyqur institucionet, politikanë, historianë, kisha ortodokse serbe, Akademia e shkencave, diplomatë, shkrimtarë, gazetarë dhe serbët e manipuluar nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës u nënshtroheshin masave të shumta të dhunës, dëbimeve e shpërnguljeve, ndërrimit të disahershëm të pronave, kolonizimit të trojeve të tyre, ndryshimeve të përsëritshme të statusit dhe këto, radikalizoheshin gjithnjë e më shumë. Mbeten të përhershme kujtimet e hidhura kur Millosheviq uzurpoi me dhunë pushtetin, dhe kur organizoheshin mitingje e protesta antidemokratike anë e mbanë Jugosllavisë, dhe serbët kërkonin dorëheqjën e udhëheqësve kosovarë duke brohoritur parulla si: “Duam liri “,”Duam armë” ,”Ne jemi armatë”, “Kosova është Serbi”, “Të thirren rusët”, “Të vritet Fadil Hoxha dhe të vihet mbi hu“ e shumë parulla të tjera ofendusese e nënçmuese kundër shqiptarëve. Fadil Hoxha akuzohej si strateg për Shqipërinë e Madhe i cili siç thonin, qysh në vitin 1944 në llogari të pjesëve të Jugosllavisë dhe në dëmë të jetës së serbëve paska formuar rreth të fortë për zbatimin e vendimeve të Bujanit. Fadil Hoxha kundërshtonte ashpër serbët që kërkonin që shqiptarëve t’iu merren të drejtat për ç’arsye akuzohej si armik i serbëve, jo rastësisht sepse me nismën e tij u organizua dhe u mbajt Konferenca e Bujanit. Andaj, udhëheqja partiake jugosllave e ngriti komisionin e veçantë për përcaktimin e përgjegjësisë së tij. Spekulonin se shqiptarët gjatë okupacionit kanë qenë në anën e fashizmit dhe kërkonin që shqiptarëve t’u hiqen të drejtat që kishin fituar në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore e posaçërisht ato të drejta që ishin të garantuara me Kushtetutën e vitit 1974. Nga mesi i viteve 80-ta Fadil Hoxha shkarkohet nga të gjitha postet, kurse më vitin 1991, regjimi i Millosheviqit lëshoi aktgjykim dhe inskenoi procesin gjyqësor me akuza të kurdisura, e poashtu edhe procedura për marrjen e gradave të luftës.
Demoni i nacionalizmit serb, Slobodan Millosheviq, ka bërë gjithçka për të flakur synimet e popullit shqiptarë për shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqiprin. Ka zbatuar politikën e represionit, dhunës, krimit, politikën e shtypjes së të drejtave themelore të njeriut, dëbimeve, abuzimeve, heqjen e institucioneve, ndalimin e përdorimit të gjuhës, shkollimit deri te politikat e varreve masive. Gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat serbe, ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake, të ndihmuara edhe nga serbët lokal, kanë vrarë me qindëra fëmij, pleqë, gra dhe burra shqipëtarë të pafajshëm dhe të paarmatosur. Kanë dhunuar rreth 20 mijë vajza e gra. Mbi 170 .000 shtëpi dhe objekte tjera plotësisht janë djegur dhe shkatrruar kurse afro një milionë shqipëtarë, me dhunë janë dëbuar nga vendlindja e tyre. Dëmet matrijale vlersohen të jenë rreth 22 milijardë euro. Në varrezat masive nëpër Serbi ende nuk janë zbuluar të gjithë trupat e pajetë të shqipëtarëve të vrarë.
Fatëkeqësisht, krerët politik aktualë të Serbisë, Vuçiq, Daçiq,Vulin, kryeçetniku Sheshel dhe shumë të tjerë, kryesisht bashkëpunëtorë të politikës së Millosheviqit, sot po shtiren sikur Konferenca e Bujanit dhe lufta e UÇK-së për liri e pavarësi nuk ka ndodhur. Në vend që të thonë se si qëndrojnë gjërat me të vërtetë dhe të pranojnë përgjegjësinë për atë që bënë, ata çirren sa kanë fuqi dhe mburren me realitetin profashist që në Serbi e kanë krijuar vetë.
Konferenca e Bujanit është kujtesë për gjithë brezat shqipëtare, vendimet e saj janë me plotë vlera që nuk duhet harruar, janë qëllime të larta të mbështetura në bindjen e popullit dhe përbëjnë pikësynimet kryesore që duhet ruajtur, zhvilluar dhe jetësua



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes