l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OPINION

Takohemi për një libër...

Halil RAMA

“Një legjendë në kufirin e tri kohëve”, në 100-vjetorin e gjeneralit”. Është kjo një porosi e veçantë e intelektualit të mirënjohur nga Novoseja e Kukësit, që ka bërë dhe bën aq shumë për librin. Jo vetëm në vendlindje ku sherbeu me devotshmëri e përkushtim për dhjetra vite në funksione të rëndësishme, por edhe atje në kontinentin e largët, si një ndër themeluesit e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, punën me librin e ka ndër prioritetet kryesore.
Në të njejtën linjë, edhe artistja e Popullit Tinka Kurti, pasi ka marrë disa kërkesa nga diaspora shqiptare, shpreh interesimin për ribotimin e monografisë kushtuar gjeneral Parllakut. Ndërkohë ajo vlerëson të përditshmen “Telegraf”, nga ku ka lexuar disa artikuj biografikë për gjeneral Parllakun, si dhe për pasqyrimin me vërtetësi të ngjarjeve nga Lufta Nacionalçlirimtare.

NJË LIBËR PËR ZHULALIN
Shkrimtari, diplomati dhe politologu Besnik Mustafaj, shprehet pa ngurrim për librin “Axhenda e një ministri (kushtuar Zhulalit) se nga pikëpamja e punës që bënte në gjysmën e parë të viteve ’90, si diplomat, Safet Zhulali mbetet një ministër mbrojtjeje i jashtëzakonshëm. “Ai e kishte kuptuar shumë shpejt rëndësinë jetike që kishin marrëdhëniet ndërkombëtare në ngritjen e një sistemi sigurie kombëtare. Nuk e kam fjalën këtu vetëm për objektivin strategjik për integrimin në NATO. E kam fjalën për qasjen e drejtë dhe largpamëse që kishte aie dhe për ndërtimin e një bashkëpunimi dypalësh të rëndësishëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë me ushtritë e vendeve të botës demokratike, pra një bashkëpunim të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta”.,-shprehet z.Mustafaj. Ndër shumë raste që e shtyjnë në këtë vlerësim, ai veçon vizitën zyrtare të Zhulalit në Paris në pranverë 1996, i ftuar nga homologu i tij francez. “Në përfundim të asaj vizite u arrit një marrëveshje bashkëpunimi midis dy ministrave të mbrojtjes, e tillë që nuk është tejkaluar ende sot pas 22 vjetësh. Në të gjitha bisedimet Zhulali ishte bindës, i besueshëm dhe i hapur, duke e treguar veten, përveç të tjerash, edhe një diplomat i një cilësie shumë të lartë”. Ndoshta dhe për evidentimin e këtyre cilësive të ministrit të parë të mbrojtjes të Shqipërisë postkomuniste, libri “Axhenda e një ministri” (ku ka dhe opinione të ish ambasadorit Ryerson:, të ish sekretarit amerikan të Mbrojtjes William Perry, të ish Presidentit Mosiu si dhe të gjeneral Parllakut) është i një rëndësie të veçantë. Ndër të tjera në intervistën eksluzive për këtë libër, ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes William Perry shprehet: «E kam njohur z. Zhulali kur ai ishte Ministër i Mbrojtjes dhe mund të them se ka punuar me përkushtim të madh për Shqipërinë dhe ka qënë një faktor i efektshëm për ta bërë Shqipërinë një anëtar të forte të Partneritetit për Paqe». Ndërsa për ish Ambasadorin William Ryerson: «Është diçka e mrekulluashme që Shqipëria është në NATO. E vetmja gjë që më vjen keq është që Safet Zhulali nuk arriti ta shikojë këtë sepse ajo ishte ëndrra e tij. Mendoj se është e rëndësishme për Shqipërinë së para së gjithash është një ekspozim më i madh ndaj Perëndimit dhe drejt BE-së».

PANAIRET E LIBRIT DHE SIPËRMARRJA
Në Panairin e Librit “Tirana 2018”, shkrimtari i mirënjohur Zija Çela promovoi romanin e tij të ri me titull “Djalli komik”. Një roman ky për të cilin vetë Zija Çela thekson se në inversin e vet, do të quhej ndryshe “engjëlli i dashurisë”. Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj evidentoi si përcaktor në marrëdhënien e Çelës me letërsinë, dekadencën shoqërore të shndërruar në detaj. Ndërkohë, Lazër Stani theksoi se mbi të gjitha, Zija Çela është një shkrimtar i cili lexon lexuesit e tij.
Fondacionit “Alsar”, në harkun kohor të 6 mujorit të dytë 2018, ka promovuar dy botime dinjitoze të ambasadorit, publicistit dhe diplomatit Shaban Murati, profesor dhe Mjeshtër i Madh në Diplomaci: “Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplmatike greke apo shqiptare “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, që u prezantua për qindra diplomatë, analistë e gazetarë nga Shqipëria, Kosova, rajoni e bota. Një veprimtari e veçantë promovuese u organizua në një fshat të largët, ku në praninë e dhjetra intelektualëve dibranë u prezantua libri “Grazhdani i Dibrës”, shkruar me një stil të veçantë nga mësuesi në pension Neki Osmani. Një libër ku portretizohet Kalaja e Grazhdanit, si fortesë lufte dhe qëndrese, që përbën një shembëlltyrë historike; që evokon historinë e fshatit dhe traditën qytetëruese të tij, ndikimin dhe kontrollin mbi infrastrukturën provinciale përgjatë shekujve të V dhe VI. Por dhe një skedë e rëndësishme dhe e vlefshme për fshatin Grazhdan të Dibrës që sjell në kujtesë të kaluarën e largët të mugëtirës historike deri te e sotmja e jetuar. Jo më kot autori evidenton faktin se që në vitin 1974 Kalaja e Grazhdanit është shpallur monumet kulture dhe se “Turistët që vijnë në Dibër, duhet të shohin atë që i dha emrin Dibrës, këtë kala që është ndër më të mëdhatë në Ballkan”. Gjithsesi ky libër nuk do ta gjente dritën e botimit, pa kontributin modest dhe mbështetjen financiare të intelelektualit dhe sipermarrësit grazhdanas Edmond Isaku.
Të jesh një sipërmarrës është çështje talenti, por është edhe një dhuratë nga Zoti. Edmond Isaku i ka të dyja. Si themelues dhe administrator i TV “Bulqiza” në dy dekada, ai ka dëshmuar se është një sipërmarrës i suksesshëm dhe i guximshëm, ka ide e aftësi menaxhuese, por është dhe një promovues e mbështetës financiar i botimit të disa librave dhe si i tillë ai zë vend të veçantë në Panteonin e Vlerave.

INSTITUCIONET DHE PUNA ME LIBRIN
Përgëzime për punën me librin meritojnë edhe disa drejtues institucionesh kryesore. Kështu, Bujar Leskaj që drejtoj për shtatë vite Kontrollin e Lartë të Shtetit, i lë “trashëgimi” këtij institucioni, përveç selisë së re të standardeve ndërkombëtare edhe një bibliotekë mjaftë të pasur, ndërkohë që botimet e KLSH janë prezantuar denjësisht në disa panaire librash.
Punën me librin e ka vënë në prioritetet e tij edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa. Në më pak se katër muaj në drejtimin e burgjeve shqiptare, ai ka shpalosur vizionin perëndimor të reformimit të këtij sistemi, duke synuar një përafrim të shpejtë me standardet perëndimore. Dhe kjo edhe në drejtim të pasurimit dhe shfrytëzimit me efikasitet të plotë të bibliotekave në institucionet e vuajtjes së dënimit (përfshirë edhe inkurajimin, përkrahjen dhe botimin e krijimtarisë së disa personave të dënuar).
Po ashtu Dr.Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit ka promovuar jo vetëm në Panairin e Librit 2018 në Tiranë, por edhe në rrethe, Kosovë e Maqedoni disa botime shkencore të këtij institucioni, shumë të vlefshme për publikun e sidomos për studjuesit.
Bashkia Dibër oraganizoi në qytetin e Peshkopisë fillim tetorin 2018, panairin me libra të 148 autorëve dibranë. Në mbyllje të këtij panairi, Administratori i Shtëpisë Botuese “M&B”, Bujar Karoshi u shpreh se ideja për realizimin e tij ka lindur në kuadrin e një jave kulturore në Dibër, e cila shpresojmë të kthehet në një traditë, sidomos kur të marrë udhë Rruga e Arbrit. Një javë plot veprimtari në vjeshtë ishte një prezantim shumë i mirë i Dibrës e cila ka shumë poetë, shkrimtarë e studiues të njohur, puna dhe sukseset e të cilëve janë një shembull i mirë për rininë atje. Gjithashtu, edhe nisma tjetër “Dhuro një libër” do të vazhdojë.
I solla këto shembuj, për të “justifikuar” disi titullin (e librit tim ne proces) “Rizgjime meteorësh”, edhe për faktin se tërësia e lëndës së tij përbëhet kryesisht nga shënime për librat (botuar në të përditshmet “TELEGRAF”, në suplementin letrar “MILOSAO” të “Gazeta Shqiptare”, si dhe në të përjavshmen letraro-kulturore “NACIONAL”, parathënie (si redaktor i disa librave) dhe fjalë që kam mbajtur në promovimin e disa librave. Por edhe për të evidentuar dhe vlerësuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim (LKL), nismë e Ministrisë së Kulturës të RSH e cila shpalli fundvitin 2018 programin “Shttt jam duke lexuar” (15 minuta leximi në 10 shkolla të Tiranës). Po ashtu, disa lëvizje dhe nisma për të nxitur leximin, si ajo “Takohemi për një libër” etj, dhe pasurimin e disa bibliotekave, janë punë që duhen lavdëruar dhe mbështetur.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes