l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ish Sekretari Organizativ i Federatës së Alpinizmit shqiptar, dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh”

Alpinisti nga Lura Lazer Rajta, në krye të Shoqatës Alpinistike “Tirana”

Halil RAMA

Lazer Rajta ishte vetëm 22 vjeç kur u inkuadrua në Repartet Speciale të Forcave të armatosura në ish-koorpusin e Burrelit. Djaloshi energjik që vinte nga Lura, kjo perlë turistike e vendit tonë, ndonëse, ndoqi të gjitha shkallët hierarkike si ushtarak i Forcave të Armatosura, duke kryer detyra e funksione të rëndësishme, që në fillimet e karrierës së tij do t’iu kushtohej maksimalisht edhe veprimtarive sportive.
Në vitin 1980, me iniciativën e tij u ngrit ekipi i alpinizmit në Burrel dhe që atë vit ai merr pjesë në veprimtari kombëtare.
Katër vjet më vonë(1984), alpinisti Lazer Rajta ngjitet në kategorinë e parë si trajner i ekipit të alpinizimit të rrethit të Matit. Po atë vit (12.12.1984) merr titullin “Mjeshtër Sporti” për rezultate të larta në sportin e alpinizmit duke thyer rekorde të ngjitjeve të vështira në Alpet e Shqipërisë, të çertifikuara nga profesorë dhe mjeshtra të alpinizmit shqiptar.
Në sport, ashtu si edhe në art, pasioni sjell talentin. Kësisoj, Lazer Rajta, i aposionuar pas alpinizmit, nuk i ndahet për asnjë çast këtij sporti, ku në harkun kohor të 16 viteve (1980-1996) zgjidhet anëtar i kryesisë së Klubit Sportiv të rrethit të Matit. Matjanët e mbajnë mend ish-ushtarakun e talentuar të ish-koorpusit të Burrelit teksa për vite të tëra fitonte anketën “10 sportistët më të mirë të rrethit të Matit”.
Pas hapjes së Shqipërisë më botën edhe alpinizmi shqiptar do të njihte lartësi të reja, e në këtë kuadër, sportisti Lazer Rajta që më 1991 do të merrte pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të Alpinizimit që u zhvillua në Rumani. Janë mbresëlënëse kujtimet e atij kampionati, kur për herë të parë mes dhjetra alpinistëve shqiptarë, edhe lurjani Lazer Rajta do të ngjitej në majat më të larta të zonës së Broshovës, Rumani. Pas transpormimit të ushtrisë shqiptare në një ushtri e standardeve të NATO-s, kur u reduktua dukshëm edhe numri i ushtarakëve edhe Lazeri del në reformë.
Gjithsesi ai mbetet një ikonë e ushtrisë dhe sportit. Kjo edhe për faktin se të bëje karrierë në Burrel, të konsideruar si qytet i ushtarakëve, nuk ishte e lehtë, pasi këtu, më shumë se në çdo qytet apo rreth tjetër gëlonin intrigat dhe thureshin prapaskena në kurriz të intelektualëve të suksesshëm. Por Lazer Raja ia doli falë mençurisë, intuitës dhe largamësisë së tij. Kudo e në çdo rrethanë ai demostroi profesionalizëm të lartë, zotësi e përkushtim, virtyte morale e humane si një nga përfaqësuesit më të denjë të Forcave tona të Armatosura. Në të gjitha funksionet fitoi besueshmërinë e lartë, respektin e konsoliduar dhe prestigjin që figura e ushtarakut shqiptar gëzon me meritë tek qytetarët e këtij vendi.
Ndërkohë, ai asnjëherë nuk shkëputet nga sporti i alpinizimit. Kishte shërbyer me devotshmëri e përkushtim si Drejtor i Shtëpisë së Ushtarakëve të Koorpusit të Burrelit për tre vjet (1993-1996) dhe si instruktor i parë i Përgatitjes Fizike të Forcave RENEA në Kombinat (1996-1998) dhe si i tillë e përjetoi disi i “pezmatuar) daljen në reformë, por jo shkëputjen nga puna. Në jetën civile tashmë do të shpaloste vizionin dhe talentin e tij edhe në fushën menaxheriale si menaxher tek “Rozafa” dhe si Koordinator (shef sigurie) në QSUT Tiranë. Dhe për asnjë çast edhe këtu në metropolin shqiptar nuk i ndahet alpinizimit.
Ish Sekretari Organizativ i Federatës së Alpinizmit shqiptar L.Rajta (1996-2000), katër vjet më vonë (2004) krijoi Shoqatën Alpinistike “Tirana” dhe aktualisht është President i Kësaj Shoqate.
Në vitin 2006 ai dekorohet me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributet në zhvillimin dhe promovimin e alpinizmit shqiptar. Ky kontribut është i dukshëm veçanërisht në organizimin e të rinjve dhe masivizimin e këtij sporti.
Me Shoqatën Alpinistike “Tirana” po jep kontribut edhe në lëvizjen turistike në vendet malore e turistike.
Në vlerësim të kontributit shumëvjeçar në sportin e alpinizmit dhe për edukimin e brezave nëpërmjet këtij sporti, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka dekoruar z.Lazër Rajta me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Vetë motivacioni i këtij Titulli që mban dekretin presidencial nr. 9667, datë 28.06.216 është vlerësim real “Për ndihmesën e çmuar të dhënë për shumë vite në përhapjen e masivizimin e sportit të alpinizmit në vendin tonë, si anëtar i ekipit kombëtar të alpinizimit, pjesëmarrës me rezultate të larta sportive në ngjitje alpinistike të organizuara në veprimtaritë e rëndësishme të aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare”. Këto arritje ai ia dedikon edhe familjes së tij, bashkëshortes Liljana dhe tre vajzave: Ildës që jeton dhe punon si mësuese në Londër, Albit – ndër më të njohurat për aftësitë dhe përkushtimin ndaj detyrës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Irës që jeton e punon në Kanada; që të trija të mirëarsimura deri në nivelet më të larta të sistemit arsimor.
Lazër Rajta është krenar për historinë e alpinizmit shqiptar, i cili në Shqipëri i ka fillesat e tij që nga vitet 20 të shek.XX, kur grupe të vogla të rinjsh bënë ngjitje të thjeshta në male. “Pas 1944-s alpinizmi u vlerësua si sport, si mjet edukimi dhe për njohjen e vendit. Deri në vitet 50-60 u kryen mjaft ngjitje malore, më e rëndësishmja në majën më të lartë të Korabit në shkurt 1956. Që nga ky vit filloi edhe stërvitja e organizuar sipas kërkesave teknike sportive. Alpinistët shqiptarë janë ngjitur në të gjitha majat mbi 1800 të Shqipërisë gjatë verës e dimrit dhe kanë kryer ngjitje në vende të tjera. Para 90-s vepronin 22 ekipe të alpinizmit dhe shumë ekipe me të rinj e pionerë dhe klasa sportive në shkolla 8-vjeçare”,- pohon Presidenti i Shoqatës Alpinistike “Tirana” Lazer Rajta. Ai ndjehet optimist për një rilindje të veprimtarive alpinistike e cila pasqyrohet edhe me emra alpinistësh krejt të rinj, ndërkohë që ka prej tyre që realizojnë itenerarë cilësorë në kacavarje dhe ka të tjerë të cilët po bëjnë emër me ngjitjen e majave të mbuluara nga bora dhe akulli.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes