l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

KOMENT

KOSOVËS I PAMUNDËSOHET ANËTARSIMI NË
INTERPOL- SERBIA REHABILITON KRIMINELËT

Nga Bashkim Hisari

Kosova nuk arriti të bëhet vend anëtar në organizatën më të madhe policore në botë, Interpol. Nuk mori shumicën e nevojshme të votave të 192 shteteve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare. Është kjo një goditje e madhe politikisht, e motivuar kundër drejtësisë, forcimit të subjektivitetit të shtetit të Kosovës, është në shërbim të krimit dhe kriminelëve. Pengon dialogun me Beogradin, krijimin e mundësive për ballafaqim me të kaluarën dhe nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë.
Kosova dështoi të anëtarësohet sepse Qeveria dhe Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, nuk lobuan mirë dhe sa duhet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Në anën tjetër, Serbia me një fushatë të egër bëri çmos të pengoi antarsimin. E bëri këtë sepse nuk po dëshiron të krijojë hapsirë për ndjekjen e kriminelëve të pandëshkuar, të cilët i merr në mbrojtje, i rehabiliton dhe trajton si heronj. Bashkëpuntorët e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiç, Ministri i Punëve të Jashme Ivica Daciq, Ministri i Mbrojtës , Aleksandar Vulin, pastaj Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, shefi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, kryeçetniku serb Vojisllav Sheshel dhe shumë zyrtarë tjerë, dhe gjeneralë të akuzuar për krime lufte, në veprimet e tyre kundër shqiptarëve dhe Kosovës po proklamojnë politikën ksenofobiste me tipare konservative neoliberale të fashizmit.

Kjo politikë nuk po ndalet pasi po vazhdon të ushqehet me falsifikime të historisë, ringjalljen e kriminelëve dhe me popullizmin agresiv që paraqet faza e parë e fashizmit që u mundëson politikanëve aktual serb të qëndrojnë në pushtet.
Pa antarsim në këtë organizatë ndërkombëtare Kosova nuk ka mundësi të inicioi procedurën ndërkombëtare për arrestimin e personave që kanë bërë krimet më mizore ndaj civilëve shqipëtar. Gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat serbe, ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake, të ndihmuara edhe nga disa serb lokal, kanë vrarë me qindra fëmijë, pleq, gra dhe bura të pafajshëm dhe të paarmatosur. Kanë dhunuar rreth 20 mijë vajza e gra. Mbi 175 .000 shtëpi dhe objekte tjera plotësisht janë djegur dhe shkatrruar, kurse afro një milionë shqiptarë, me dhunë janë dëbuar nga vendlindja e tyre. Dëmet materiale vlersohen të jene rreth 22. milijard euro. Në varrezat masive nëpër Serbi ende nuk janë zbuluar të gjithë trupat e pajetë të shqipëtrëve të vrarë. Serbia nuk ndërmorri hapa konkret për ndjekje penale të përgjegjësve për krimet e shkaktuara në të kaluarën. Nuk u ndëshkua askush për krime në burgun e Dubravës ku në maj të vitit 1999 janë vra qindra të burgosur të pambrojtur shqiptarë. Këto krime nuk kanë mundur të ndodhin pa dijeninë e pushtetarëve të asokohshëm serb të cilët me gënjeshtra pohonin se të burgosurit janë qëlluar nga bombat e forcave të NATO-s. Mirëpo, është vërtetuar se të burgosurit ishin vrarë me fishekë pushke e jo me bomba dhe se në këto krime kanë qenë të përfshirë ministri i atëhershëm i drejtësisë Dragoljub Jankoviç me bashkëpuntorët dhe zyrtarët e lartë të policisë serbe. Përveç Nikolla Shainoviqi, ish nënkryetar në qeverinë federative i cili është gjykuar për krime lufte në Kosovë, askush tjetër nuk ka marrë dënimin e merituar.


Ngjashëm ka ndodhur edhe me shtetasit e SHBA, vëllezërit Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi. Policët serb kishin burgosur vëllezërit Bytyqi më 26 qershor të vitit 1999 në vijën administrative të Serbisë me Kosovën, derisa ishin duke i ndihmuar një familjeje rome për të kaluar në Serbi. Vetëm për këtë arsye ata ishin kualifikur si terroristë dhe janë burgosur. Në pranverën e vitit 2011 trupat e tyre të pajetë janë gjetur në Qendrën për Mësim e Njësive të Posaçme të Policisë së Serbisë në Petrovo Selo, në një hapsirë ku ndodhej varreza masive me mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë civil të sjellë nga Kosova. Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi janë mbajtur disa seanca gjyqësore që u zhvilluan me obstruksione nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Serbisë dhe kërcënime për punonjësit e policisë, të cilat kanë dëshmuar gjatë gjykimit. Aktorët kryesor të këtyre krimeve nuk janë dënuar edhe pse ekzistojnë prova të paraqitura dhe të dhëna publikisht në dispozicion, se vrasjen e tyre e ka urdhëruar ish Ministri Federativ i asokohshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stoiljkoviqi i cili në vitin 2002 bëri vetëvrasje.


Për normalizimin e raporteve me Prishtinën, Sebia duhet të distancohet nga krimet e bëra, të kërkojë falje dhe të shprehë keqardhje dhe dhembje për viktimat e pafajshme. Të ndërpresin retorikën me kërcënime, fjalime demagogjike dhe propagandën neofashiste me plot urretje e me përmasa histerike kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.
Kosova nuk duhet të shprehë vetëm zhgënjimin e saj dhe të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia, por më me këmbëngulje duhet të kërkojë më shumë drejtësi, njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe dëmshpërblim për të gjitha dëmet që i ka bërë popullit shqiptar.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes