l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

74 VJET MË PARË

Për dy dëshmorët përmetarë që ranë në Prishtinë më 23 tetor 1944

Muharem Kamani

Midis 104 bijëve të pushkatuar në kampin famëkeq të përqëndrimit në Prishtinë më 23 Tetor 1944 nga nazistët gjermanë, ishin dhe nëntë bijë përmetarë. Ata vinin nga burgjet e Tiranës dhe të qyteteve të tjera. Megjithë terrorin e egër të armikut, populli mbeti i pamposhtur në luftën e tij për liri. Ata ishin të rinj në kampet e përqëndrimit.
Tetori i vitit 1944, armiku e ndjente humbjen e pashmangshme dhe në ikje e sipër provokoi masakrën brutale në kampin e Prishtinës. Ishte nata tragjike e 23-24 Tetorit, një natë e ftohtë me shi dhe furtunë. Në mes të natës esesët sulmuan si bisha të tërbuara të etur për gjak. Në njërin nga kapanonet i zgjuan brutalisht dhe i nxorën jashtë, aty i rreshtuan dhe bënë numërimin dhe shkëputën 104 vetë e i çuan në një kapanon bosh duke i pushkatuar dy e nga dy dhe I hodhën në një grope të madhe të hapur kohë më parë. Binin trimërisht bijtë përmetarë: Ilia Thimi Koto, Llukan Dhimitër Stefani, Niko Lili Adhrami, Harallamb Thanas Papa, Muharrem Riza Gjashta, Anastas Miti Konomi, Avni Jemin Bejko, Pano Zahar Foto dhe Sulejman Bari Nurka.


Shkak për këtë shkrim homazh përkujtimor u bë një takim rastësor me 21 tetor 2018 duke pirë një kafe me miqtë tanë nga Shkupi, kryetari i Klubit Letrar-ABC, Sami Sherifi, shkrimtari Mustafa Spahiu dhe rapsodi Teki Seferi. Mbasi i prezantova me Argjir Koton dhe familjen e tij Antigoni Koto (Naqellari) biseda mori udhë dhe ai u foli për vëllain e tij, Ilia Koto pushkatuar në Prishtinë. Mustafa Spahiu na prezantoi vargjjet e poetit Dr.Esad Mekuli kushtuar kësaj ngjarje të luftës antifashiste:
“…Skaj i rrugës kujtimi i shënjtë/, Gjaku ynë i përzjerë/, Klithje sokolash që zemrat na tronditën/, Këtu dëshmorët pushojnë, ata që na ngriten/, Në dritën e kohës më te mire/…”
Ja kështu thjeshtë si vëllezër të një gjaku pimë kafen dhe biseda mori udhë duke lidhur një miqësi të re. Në këtë shkrim homazh do përshkruajmë portretin e dy të rinjëve të pushkatuar në kampin e Prishtinës.
Ilia Thimi Koto – lindi në fshatin Buhal të Përmetit në një familje fisnike por të varfër më 1922. U shkollua në Përmet, ende fëmijë i mitur u nis në kërkim të një pune në Tiranë, punoi si shegert në disa pronarë dyqanesh. Ndjeu shfrytëzimin dhe shtypjen dhe u lidh herët me lëvizjen LANÇL, fillimisht në njesiet guerile, krah për krahë me Skënder Çaçin, Adnand Qatipin dhe Myslim Ketën. Në pranverën e vitit 1942 u pranua në rradhët e rinisë antifashiste dhe në verën e 1943 në rradhët e PKSH. Me guxim dhe trimëri mori pjesë në aksionin për djegien e prozhektorëve në fushën e aviacionit dhe në shumë aksione sidhe në vrasjen e spiunit të fashizmit Jani Kristo Kapia. Mbasi aktiviteti i tij ra në sy del partisan në radhët e Bigagadës së 3-të S që u krijua në Arbanë të Tiranës qysh në inagurimin e saj. Plagoset në luftë me gjermanët në rrethinat e Tiranës. Së bashku me një grup të plagosurish shokët e fusin ilegalisht në Tiranë në një bazë për mjekim. Spiunët e zbulojnë dhe në befasi e arrestojnë e burgosin dhe më vonë e çojnë në kampin e përqëndrimit në Prishtinë ku dhe bie, për të mos vdekur kurrë.


Llukan Dhimiter Stefani - “Sot puna më e lavdishme është çlirimi i Atdheut, e cila kërkon më shumë gjak dhe sakrifica”- këto ishin fjalët amanet të tij. Ai lindi në vitin 1925 në fshatin Argovë. Ishte djali më i vogël i familjes, i shkathët si era e i shpejtë. Në vitin 1941 I ndahet nga jeta nëna dhe ikën në Tiranë në kerkim të një pune në moshën 16-vjeçare.
Formimi i PKSH i ngjalli shpresa dhe besim për çlirimin e vendit. Në Maj të vitit 1942 u pranua në një nga grupet educative ku zhvilloi një veprimtari active revulicionare. Në fund të vitit 1943 u rreshtua në rradhët e batalionit partisan “Dajti” që u krijua në Ishëm. Në gusht 1944 duke shërbyer si ndërlidhes me bazat e luftës në Tiranë u arrestua, u burgos dhe u internua në kampin famëkeq të Prishtinës ku dhe u pushkatua nga nazistët gjermanë.
Kujtimi dhe vepra e tyre do të kujtohen përherë. Lavdi!




 



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes