l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në Fratar të Mallakastrës u përurua busti i Heroit të Popullit Gjok Doçi

DËSHMORËT MERITOJNË RESPEKTIN, TRADHËTIA PËRBUZJEN

Xheladin Çelmeta

Është emocionuese të marrësh pjesë ne një event të tillë kaq të rëndësishëm, si ky për Heroin e Popullit Gjok Doçi. Kur flasim për këtë hero, mendja na shkon menjëherë tek dhjetra e dhjetra të rinj e të reja të asaj kohë të zjarrtë të luftës partizane, të cilët të frymëzuar nga ëndrra e madhe e lirisë, lanë vendlindjen e tyre, lanë familjet; rrëmbyen armët; dhe u nisën mal më mal e shteg më shteg, për të luftuar dhëmb për dhëmb me pushtuesin, kudo që të ishte ai. Met Hasa ishte nga Kërçukja e Ndroqit dhe u vra në Pukë. Kajo Karafili ishte nga Pogradeci, dhe u vra në Pezë.

Gjok Doçi, ky djalosh; ky trim i rrallë ishte nga Lura dhe u vra në Mallakastër; pasi kishte marrë pjesë në disa nga luftimet më të përgjakshme të LANÇ, si; në pritën e Barmashit, në Qafën e Qarrit, në luftën e Dervenit, në Kalanë e Margëlliçit, etj, etj. Gjok Doçi, ashtu si të gjithë luftëtarët e tjerë të brigadave partizane, e dinte fare mirë, se lufta nuk njeh kompromise, se po shkove në fushën e betejës, duhet të jesh i gatshëm edhe për sakrificën më sublime, të japësh edhe jetën për Atdhe. Kështu, Gjok Doçi vuri interesin e Shqipërisë mbi gjithçka; edhe mbi jetën e tij. Ndaj vepra e tij ka frymëzuar e do vazhdojë të frymëzojë brezat. Sot, rëndomë, në mënyrën më paradoksale ndodh që për bashkëpunëtorët e fashizmit të shkruhen libra, të bëhen ceremoni shtetërore me protokolle zyrtare; të ngrihen buste, etj, etj; por unë besoj se edhe vetë ideatorët e këtyre formaliteteve; e dinë mirë që këto akte bëhen vetëm për konjukturat e momentit; pasi në fakt, ato nuk frymëzojnë askënd; se tradhëtia nuk frymëzon; por meriton përbuzjen. Kurse vepra e pavdekshme e Gjok Doçit, vepra e të gjithë heronjve e dëshmorëve tanë të lavdishëm frymëzon gjithë Kombin, përjetësisht. Lavdi Gjok Doçit, lavdi partizanëve legjendarë, lavdi dëshmorëve te Mallakastrës, lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të Shqipërisë.


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes