l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shembull i shkëlqyer i Bashkisë Këlcyrë në mbështetje të veprimtarive përkujtimore të batakioneve e brigadave partizane

KAJCË, FESTOHET 75 VJETORI I BATALIONIT “DESHNICA”

 

 

Mbas Koferencës së Pezës, në Ballaban me 4 Dhjetor 1942 u mblodhën përfaqësuesit e të gjitha fshatrave të krahinës së Deshnicës, ku u miratua platforma e luftës antifashtiste nacionalçlirimtare, e cila çoi më vonë në krijimin e batalionit partizan “Deshnica” me 16 tetor 1943 në Kajcë, nga çetat “Deshnica”, “Çlirimi” dhe “Riza Velçishti”. Qysh në fillim komandant u caktua Abdyl Harka dhe komisar Halit Selfo. i deleguar i qarkut Gjirokastër ishte Birçe Sinemati. Duke u sprovuar në luftimin, më vonë u riorganizua me shtab luftarak me komandant Xhako Kajca dhe komisar Lumo Pavari.
Rruga luftarake në disa beteja ku dhanë jeten disa dëshmorë çoi në inkuadrimin më 25 Prill 1944 të këtyre batalioneve në Brigadën e 8 sulmuese në Sheper të Zagorisë. Batalioni vazhdoi luftimet për çlirimin e disa qyteteve dhe të Tiranes si dhe përtej kufijve shtetëror deri ne Vishegrad.


Në këtë pervjetor jubilar, për ta festuar me madhështi, Bashkia Këlcyrë, Njësia Administrative Elbasan, drejtoria e Shkolles se Mesme “Zyriha Xhako” dhe SHAK “Deshnica”, Dega Përmet morën masa për ta përkujtuar me solemnitet. Morën pjesë qinra bashkëfshatarë nga Kajca dhe fshatrat përreth, pasardhës të veteranëve dhe familjeve të dëshnmorëve si dhe nxënës të shkollës që mban emrin e dëshmores. Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Kelcyrë, Klement Ndoni, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Përmet, Miranda Habili, Përgjegjësja e Zyrës Arsimore Permet, Alma Hoxha, Përgjegjesi i Njësisë Administrative Ballaban Dashnor Memisha, KV Permet Shpetim Sadiku, Anëtari i Kryesisë FD Muharrem Kamani. Kryetari i SHAK Permet, Kastriot Bezati, Kryetari i SHAK “Deshnica” Gezim Meta, Drejtoresha e shkollës “Zyriha Xhako”, Nertila Nebia dhe Kryetari i fshatit Kajcë, Adriatik Muka, etj.
U krijua një ambient festiv me këngë dhe marshe partizane. Para lapidarit që përkujton këtë ngjarje nën tingujt e Himnit Kombëtar, u bënë homazhe dhe u mbajt një minutë heshtje për të nderuar sakrificat e kuadrove dhe partizanëve dhe gjakun e dëshmorëve. U vendosën kurora me lule nga Bashkia, Komiteti i Veteranëve, OBVL dhe familjet e dëshmorëve.
Gezim Meta hapi ceremoninë dhe u uroj mireseardhjen në Kajcën heroike të pranishmëve për 75 - vjetorin e bataljonit “Deshnica”, i cili mblodhi rreth vetes burrat e mençur dhe trima të cilët dhanë kontributin e tyre për çlirimin e vendit.
Historiani Kastriot Bezati foli për kontributin e popullit të Deshnices gjatë LANÇL. Ai bëri një ekspoze të gjerë dhe u ndal te lufta luftarake dhe betejat e zhvilluara nga bataljoni partizan “Deshnica” dhe dëhmorët e saj që dhanë jetën për liri. Kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni uroi pjesëmarrësit për festën që tashmë është bërë traditë e përvitshme, duke theksuar që t’i kujtojmë këto ngjarje dhe t’u trasmetojmë brezave, sidomos të rinjve, traditat luftarake të krahinës që të mos e harrojnë gjakun e dëshmorëve.


Përshëndeti dhe uroi në emër të Komitetit të Veteranëve, Shpëtim Sadiku, i cili uroi dhe shtroi nevojën e shtimit të radhëve me pasardhës, frekuentimin e shtypit, mirëmbajtjen e simboleve, lapidarëve dhe pllakëve përkujtimore, si dhe punën me rininë dhe në veçanti me atë shkollore, për të rrënjosur ndjenjën e atdhetarizmit.
Gezim Meta foli për Kajcën dhe kajcallinjtë të cilët u lidhën ngushtë me LANÇL dhe solli kujtime për Kajcën nga autorë të ndryshëm nëpërmjet botimeve dhe nga organet e shtypit. Drejtoresha e shkollës së mesme “Zyriha Xhako”, Nertila Nebia tha se ndihemi krenarë që shkolla jonë mban emrin e dëshmores. Ajo premtoi se këtë emër do e mbajnë me nder, do gjallërojnë aktivitetet dhe ftoi nxeneset Kristina Murataj dhe Eni Duro për të përshëndetur dhe drejtuar recitalin me poezi kushtuar dëshmorëve, kuadrove të batalionit dhe partizanëve të saj trima me premtimin: “Do jemi gjithmonë pasardhës veteranë dhe gjakun e dëshmorëve do ta mbrojmë me jetën tonë”.
Nën drejtimin e mësuesit të tyre Vasil Stefodhari nxënësit:Sadik Xhako, Klevisa Çomollari, Eriola Laimeri, Sidorela Telhaj, Bleona Mullaj, Megi Karati, Briselda Telhaj, Adem Agushi, Silvana Kokolishta, Alma Zyba, Juri Karati, Elfrida Berdellima interpretuan me nivel të lartë artistik dhe mbyllën këtë vepritari jubilare homazh përkujtimor, kushtuar 75 vjetorit të krijimit të bataljonit partizan “Deshnica”.
Për nder të pjesmarreësve Bashkia Këlcyrë shtroi një drekë në lokalin e Bilbil Ali Ahmetit në Ballaban e cila mes haresë, dollive dhe këngëve kaloi gëzueshëm me urimin” “mirupafshim në përvjetorë të tjerë”.

Përgatiti kronikën dhe fotot:
Muharem Kamani




 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes