l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Sesion shkencor në Peshkopi, kushtuar Kastriotëve, Skënderbeut, jetës dhe luftërave të tij 25-vjeçare

Akademikët “vulosin” origjinën dibrane të Skënderbeut

Prof.dr.Bernard Zotaj postoi para disa ditësh në faqen e tij në facebook disa foto nga veprimtaritë festive të zhvilluara më datë 25.11.2018, në Dibër, në kuadër të Vitit të Skënderbeut, me diçiturën: “Nga veprimtaria në Sinë të Dibrës, në vendlindjen e Skenderbeut”. Siç është bërë e ditur po atë ditë u mbajt dhe një sesion shkencor në Peshkopi, kushtuar Kastriotëve, Skënderbeut, jetës dhe luftërave të tij 25-vjeçare.
Unionin i Krijuesve Dibranë vlerëson se ky aktivitet kulmor në të gjithë Vitin e Skënderbeut u realizua mjaft mirë falë ndihmës dhe mbështetjes së pakursyer të miqve dhe kolegëve.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme me karakter historik:
-Profesor Paskal Milo, profesor Bernard Zoto, dr.Asllan Zemani-drejtor i Muzeut të Forcave të Armatosura, kolonel Azis Keta, z.Haki Përnezha-studiues, z.Zyber Gjoni-Dr.i Shkencave, z.Ali Hoxha-studiues, të cilët jo vetëm ishin të pranishëm në këtë veprimtari shumë të rëndësishme shkencore, por edhe mbajtën kumtesa të mirëpërgatitura, kushtuar Skënderbeut, jetës dhe luftërave të tij.
Po ashtu Unionin i Krijuesve Dibranë i shpreh mirënjohje Shoqatës “Çidhna dhe Kastriotet”, e cila ishte shumë bashkëpunuese.


E rëndësishme nga këto veprimtari festive ishte “vulosja” e origjinës dibrane të Skënderbeut nga akademikët pjesëmarrës. U rikonfirmua kështu vërtetësia e tezës së Prof.Kristo Frashërit. Siç dihet, momenti vendimtar që e lidhi shkencëtarin Kristo Frashëri me trevën e Dibrës është puna e gjatë, shumë e madhe që ai ka bërë në promovimin dhe mbrojtjen e hipotezës së origjinës së Kastriotëve nga Dibra, duke e kurorëzuar atë me një monografi, nga më të plotat dhe të bazuara shkencërisht, për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin (SKËNDERBEU). Ky është edhe shtegu prej nga Kristo Frashëri ka ardhur tek shkrimi i një historie për Dibrën.


“Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti në Sinë të Çidhnës! Si atëherë, kur ia ishte vetëm 38 vjeç, kur kthehej nga beteja e Nishit, nga ishte nisur më 3 nëntor 1443, dhe mbërriti më 10 nëntor 1443, me uniformën e komandantit të ushtrisë osmane, kur s’kishte as përkrenare dykrenore, kur nuk kishte as vulë, stemë dhe flamur, sepse atëherë nuk e kishte marrë Krujën e nuk kishte formuar shtetin e Arbrit”,-shkruan ndër të tjera Gazeta “Dibra” .


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes