l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti Meta priti në një takim të ngohtë dhe miqësor, gjeneral Rrahman Parllakun – Kryetar i OBVL

LANÇ e afroi Shqipërinë me Europën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, më 17 tetor 2018 priti në një takim të ngohtë dhe miqësor në zyrën e tij në Presidencë, gjeneral Rrahman Parllakun, legjendën e gjallë që i mbijetoi si fi timtar Luftës së Dytë Botërore, komandantin partizan që ëndërronte e luftoi për një Shqipëri të lirë, burrin me karakter të fortë, që nuk iu dorëzua kurrë shpirtërisht diktaturës, por që triumfoi me dashurinë për jetën, atdheun dhe larine.
Pasi e ka uruar përzëmërsisht, kreu i shtetit vlerësoi gjeneral Parllakun si një nga ikonat e luftës antifashiste shqiptare. Për afro një orë në zyrën e tij në Presidencë, gjatë një bisede të ngrohtë dhe miqësore, Presidenti Meta dhe Heroi i Popullit e Nderi i Kombit, Parllaku folën për ngjarje të LANÇ e të Ushtrisë Shqiptare, si dhe për aspekte të jetës shoqërore.
Ky takim i kreut të shtetit me Heroin e Popullit dhe Nderin e Kombit, Parllaku u fokusua gjithashtu te përgatitjet që duhen bërë për festat e 28-29 nëntorit, me synimin për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë së transmetimit tek brezat e ardhshëm të historisë së lavdishme të LANÇ.

LANÇ, LUFTA E SAKRIFICAVE TË MËDHA

Në 74-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin, ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi, sepse me luftën e sakrificat mbinjerëzore dhe gjakun e dhjetëra- mijëra dëshmorëve u bëmë pjesë e bllokut antifashist të popujve të botës, të kryesuar nga aleanca anglo-sovjeto- amerikane. Ne krenohemi për Luftën e lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare që çoi në çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashistë. Në momentin historik, populli shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo ku jetonte në trojet e tij etnike, u bashkua me forcat e lirisë kundër atyre të errësirës. Në bazë të kësaj lufte e sakrificave që bëmë, ne siguruam jo vetëm pavarësinë e Shqipërisë, por të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje e të shqiptarëve kudo ku jetojnë, të drejtën për të qëndruar në trojet e tyre etnike. Kjo ishte fitorja e dytë më e madhe në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore gjithë populli shqiptar ishte në rrezik. Shqipëria mund të humbiste pavarësinë.
Populli shqiptar i Kosovës e ai i shqiptarëve të tjerë në trojet e tyre etnike mund të shpërnguleshin nga trojet e tyre e të pësonin fatin e atyre shqiptarëve që u dëbuan me forcën e armëve nga serbët në vitet 1870-1880 nga zonat e Nishit, Vranjës, Prokupjes, Leskocit etj., dhe të popullit çam. Ky rrezik vinte sepse pushtuesit italianë erdhën me parullën e bashkimit të shqiptarëve nën kurorën e Viktor Emanuelit; krijuan qeverinë kuislinge për t’i dhënë pamjen e një shteti të pavarur dhe me shkatërrimin e Jugosllavisë dolën me parullën e Shqipërisë së Madhe. Në këtë mënyrë u përpoqën ta lidhnin popullin tonë me bllokun fashist. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Gjermania naziste pas kapitullimit të Italisë, duke mbledhur një asamble tradhtare që e shpalli Shqipërinë të pavarur, pasi gjermanët kishin deklaruar se “ne jemi kalimtarë dhe Shqipëria do të jetë e pavarur!”. Vetëkuptohet, pavarësi me nazistët brenda në Shqipëri! Me këto parulla ata u përpoqën ta joshnin popullin shqiptar, ta mbanin të lidhur me ta dhe me ndihmën e kuislingëve bashkëpunëtorë të tyre ta vinin në interes të tyre kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po të mos kishte filluar e zhvillohej Lufta Nacionalçlirimtare, kombi shqiptar do të kishte shkuar në humnerë bashkë me nazifash-istët dhe do të ishin plotësuar lakmitë grabitqare sllavo- greke për copëtimin edhe të shtetit shqiptar, për të cilat punonin edhe qeveritë mbretërore greko-serbe në ekzil. Ishte zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare që përfshiu gjithë Shqipërinë dhe që pas katër vitesh lufte të armatosur të çetave, batalioneve, brigadave e divizioneve partozane çoi në çlirimin e plotë të vendit nga pushtesi nazifashist më 28 nëntor 1944.


Populli ynë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo në trojet etnike, është krenar, se iu bashkua në luftë Aleancës së Madhe Antifashiste të Popujve; e çliruam Shqipërinë pa ndërhyrjen direkte të forcave aleate, por edhe dhamë kontribut të çmuar në këtë luftë. Patjetër, ne shprehim falënderimet tona për ndihmën që dhanë aleatët e mëdhenj: Anglia, Bashkimi Sovjetik e SHBA-të, që shkatërruan bishën nazifashiste e u siguruan popujve lirinë. Lavdi dëshmorëve të kombit tonë të të gjitha luftërave çlirimtare!

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes