l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PERKUJTIMORE

NË VITI U PËRKUJTUA
KRIJIMI I ARADHËS SË PARË PARTIZANE “ZENEL HAJDINI”

 

Nga Bashkim Hisari

Në qytetin e Vitisë u përkujtua me madhështi 76 vjetori i krijimit të Aradhës së parë Partizane shqiptare në Kosovë “Zenel Hajdini”. Kjo datë ndër më të rëndësishme në historin e Luftës Nacional Çlirimtare të Kosovës (LNÇ-së) u përkujtua me manifestima të shumta. Në qytetin e Vitis u mbajtë Akademia solemne, ndërkaq në fëshatin Ramjan pran përmendorës së Zenel Hajdinit u vendos pllaka përkatëse përkujtimore me emrat e 48 dëshmorëve nga komuna e Vitisë dhe u në emër të veteranëve të Kosovës dhe të komunës u vendosën kurora me lule. Kuror vendosi edhe delegacioni i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve nga Gjakova, SkenderHoxha, Shevqet Vokshi, Xhevat Koshi dhe Afrim Deva. Këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tij e nderoi edhe i ftuari Lekë Hoxha,djali i komandatit të kësaj aradhe Fadil Hoxha. Në ceremoni ndodheshin edhe veteranë, pasardhës, familjarë të dëshmorëve të LNÇ, antarët e Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës (OVLANÇ), në krye me kryetarin Zija Mulhaxhën,pastaj përfaqësuesit e degëve të kësaj organizate nga, Prishtina,Gjakova, Prizren e Vitia. Këtë ceremoni përkujtimore nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), pjesëtarët e ushtrisë amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, të organizatave joqeveritare dhe nxënsit e shkollës fillore të fshatit Ramjan etj.


Aradha e parë Partizane shqiptare në Kosovë “Zenel Hajdini” u krijua më 27. shtator të vitit 1942, në fshatin Ramjan të komunës së Vitisë. Ajo u krijua pas formimit të grupeve të para ilegale të rezistencës së armatosur të cilët u organizuan si front i përbashkët i masave popullore të proklamuar si Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare për Kosovë dhe Dukagjin. Në fillim të vitit 1943, Aradha “Zenel Hajdini” u nda në dy aradha, në aradhën “Zenel Hajdini” dhe “Emin Duraku”. Këto dy aradha nën udhëheqjen e komandantit të tyre Fadil Hoxha përhapën frymën e re antifashiste nacionalçlirimatare si e drejtë për çlirimin nga okupatori dhe me të drejtë për vetëvendosje e bashkim kombëtar. Pastaj u formua edhe aradha “Sharri” dhe shumë aradha e brigada partizane.


Në Luftën e Dytë Botërore, populli shqiptar u bashkua Aleancës së madhe të popujve kundër Boshtit Nazi-fashist. Rreth 53.mijë veteran kur Kosova kishte afro 600 mijë banorë, pra çdo i 11 banorë, luftuan krah në krah me veteranët antifashist të Shqipërisë dhe botës tjetër përparimtare dhe dhënë një kontribut të theksuar për çlirimin e vendit
Zenel Hajdini, emrin e të cilit mban aradha e parë partizani shqiptare, lindi në vitin 1910 në fshatin Tupallë të Medvegjës. Mësimet e para vijoi në shkollën e quajtur “Xhamija e Siarinës”dhe vazhdoi në Medresen e Shkupi. Një kohë punoi si ofiqar në Medvegjë. Studjoi shkencat matematiko-natyrore në Universitetin e Beogradit. Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli morri pjesë aktive. Menjëherë pas shpërthimit të luftës Zeneli këthehet në vendlindje për të vazhduar aktivitetin si antar i shtabit për rajonin e Medvegjës. Është vrar nga forcat bullgaro-çetnike më 07.mars të vitit 1942.


Në mbrojtjen e idealeve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Aradha partizane “Zenel Hajdini”kreu shumë aksione dhe luftime kundër nazifashistëve. Një nga aksionet më të rëndësishme që është shkruar në historin e aradhës partizane “Zenel Hajdini ishte sulmi i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit që ndodhet në mes të Preshevës dhe Kumanovës.Këtë sulm kishin organizuar Fadil Hoxha, Xheladin Kurbaliu, Kutesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, Tahir Zeqiri, Hajrush Hyseni. Rexhep Ismaili, vëllëzrit Minish dhe Beqir Zeqiri...që ishin ndër antifashishtët dhe luftëtarë më të nderuar. Kundër okupatorit ata luftuan trimrisht edhe në Grykën e Caralevës, në Livoq dhe në shumë beteja që u zhvilluan në vende tjera të Kosovës.


Në ceremonit e organizuara në Viti dhe në fshatën Ramjan folën, kretari i OVLANÇ të Kosovës Zija Mullhaxha, kryetari i degës së kësaj organizate në Viti Ismajl Sokoli, kryetari i komunës së Vitis Sokol Haliti, kryetar i degës së UÇK-së në Vitis, Abdy Bajrami, historiani Ferit Ahmeti dhe përfaqësuesit e fshatit Ramjan Skender Emrrullahu dhe Kadri Ismaili. Ata vlersuan sakrificat që bëri populli shqiptar dhe luftën heroike të veteranëve aradhës “Zenel Hajdine, të LANÇ dhe të UÇK për çlirimin dhe pavarsin e Kosovës. Të gjithë luftëtarët çlirimtar të kombit tonë që dhanë jetën për liri gjithmon do përkujtohen dhe kurrë nuk do harrohen, theksuan ata.


Kryetari i OVLANÇ të Kosovës, Zija Mullhaxha midis tjerash tha:“Sakrifica që bëri populli shqiptarë në luftën heroike kundër fashisto-nazistëve vlersohet lartë. Në këtë luftë kontribut të çmuar dhënë luftëtarët e Aradhës partizane Zenel Hajdini të cilët qush në fillim u bashkangjitën në frontin e madh Antifashist Nacional Çlirimtar dhe dolën fitimtar. Ata sot meritoj të nderohen me respektë të veçant. Pa luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, UÇK dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar në krye NATO-ne dhe SHBA, Kosova sot nuk do të ekzistonte si shtet i pavarur”.
Ndërkaq, kryetari i OVLANÇ dega në Viti, Ismail Sokoli tha se për lirin e vendit kanë ra 48 luftëtar mga Vitija.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-se, dega në Viti, Abdyl Bajrami.
Ceremonia festive u përmbyll me një program kulturo arstistike në vendin ku u themelua Aradha partizane shqiptare “Zenel Hajdini” përgatitue nga nxënsit e shkollës fillore të fshatit Ramjan.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes