l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

KRONIKA

U festua 75-vjetori i Çlirimit të Përmetit

 

75-vjetori i Çlirimit të qytetit të Përmetit u festua me madhështi nëpërmjet veprimtarive festive të organizuara nga bashkia. Në qëndrën e qytetit u krijua një ambjent festiv me flamuj dhe banderola. Që në orët e para të mëngjesit jehuan këngët dhe marshet partizane.


Nderuan me pjesëmarjen e tyre N/kryetarët e Bashkisë LLazar Thanasi dhe Etleva Krecidhe, Kryetarja e K/Bashkiak Miranda Habili, sekretarii KKV Ahmet Mane dhe N/kryetaret Xhevahir Tabaku dhe Vasil Papa, anëtari i KKV dhe Kryetari i SHAK “PËRMETI” Kastriot Bezati, Kryetarja e FD, dega Përmet Flora Hoxha dhe sekretari Argjir Koto, drejtues të partive politike dhe të disa institucioneve të rrethit Përmet.


Morën pjesë veteran dhe pasardhës, pasardhës të FD dhe qytetarë.
Pranë përmendores u vendosën tufa me lule nga personalitetet e pranishme, nën tingujt “Himni i Flamurit” për të nderuar kujtimin e të rënëve dhe sakrificat e partizanëve qëmorën pjesë në luftën për çlirimin e qytetit.
Pas disa orësh aktiviteti u zhvendos në QKMF “Odhise Paskali” ku në sallën e konferencave u zhvillua mbledhja soleme. Fjalën e rastit dhe përshëndetëse në emër të institucionit të Bashkisë e mbajti Nënkryetari i saj, LLazar Thanasi i cili foli për rëndësinë e kësaj date historike në rrethin tonë.
Në emër të organizatës të Familjeve të Dëshmorëve foli anëtari i kryesisë së kësaj orgamnizate, Ahmet Mane i cili në fjalën e tij bëri një ekspoze të gjërë historike për ditën e çlirimit të qytetit.
Bashkia shtroi një koktejl në hollin e QKMF ku bashkëbiseduan mes urimesh.
Kryetarja e organizatës të Familjeve të Dëshmorëve Flora Hoxhaj shpërndau me këtë rast disa dokumenta antarësie për pasardhësit e FD.


Pak ditë më pare në këtë kuadër Dr. NuriDragoi i dhuroi bibliotekës së Bashkisë, muzeut krahas disa librave të tjerë dhe dy vëllimet historike, ‘”Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore”, vëllimi 1, në disa kopje të cilat janë mirëpritur nga lexuesit.
Muharem Kamani



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes