l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Konferenca e Pezës është një nga faqet më të ndritura të historisë së kombit tonë

Shqipëria përpara sfidave të integrimit

 

Nga Destan DOÇI

Në një kohë që Shqipëria përgatitet për sfidat e integrimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës apelon për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe atyre që nuk mendojnë njësoj për të ecur së bashku përpara. Në fjalën që mbajti në ceremoninë festive me rastin e 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj, ndër të tjera tha se: “Teksa përgatitemi për sfida të mëdha, në Tiranë, në Pezë, në gjithë Shqipërinë, në lidhje me Bashkimin Europian dhe me sfida të tjera, lipset që t’i japim dorën edhe atyre që nuk mendojnë si ne”, u shpreh ai. Teksa afrojnë festat e nëntorit, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se bashkia jo vetëm që do të vijojë me restaurimin e varrezave të dëshmorëve dhe të lapidarëve, por do të punohet për të mbajtur gjallë veprën dhe sakrificat e të rënëve në luftë për atdheun.


Veliaj shtoi se një nga mesazhet që na jep Konferenca e Pezës është ajo e bashkimit, për të marrë vendime të rëndësishme. “Familja jonë është Shqipëria, besa jonë është Shqipëria, feja jonë është Shqipëria. E nëse punojmë me këtë frymë nesër, pasnesër, duke i mbajtur partitë, por duke vënë mbi të gjitha Shqipërinë, vendin, qytetin, atëherë do të ecim përpara. Vitin tjetër ne presim të fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE, nëse shkojmë të përçarë dhe duke i ngulur thikën pas shpine njëri-tjetrit, do të thotë se 76 vite s’paskemi mësuar asgjë. Historia e Pezës thotë: Kur jemi bashkë bëjmë mrekulli, kur copëtohemi, kur pengojmë, kur përçajmë, humbasim”, theksoi ai.
Në fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarje dhe të mesazheve që ajo përcjell edhe tek brezat e tjerë. “Ne besojmë shumë fort se një nga gjërat që duhet t’ia kalojmë gjeneratës së re është kujtesa, se jemi një komb që nuk kemi ardhur nga hiçi. Ky vend ka histori, ka memorie, ka patur organizime, idealistë, progresistë, luftëtarë. Ky vend i ka lënë mënjanë bindjet politike, kur ka ardhur puna për të shpëtuar Shqipërinë. E nëse rrisim një brez të ri me këtë koncept sot, atëherë nuk ka gjë që na ndalon. Kombet që dinë, janë kombet që ecin përpara, kombet që harrojnë janë kombet që bëjnë të njëjtat gabime”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se Konferenca e Pezës është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët për të mos penguar njëri-tjetrin, por për të punuar së bashku për progresin. “Po ndërtojmë sot shtet, po ndërtojmë qytet, që kur të shkruhet historia pas 76 viteve, të themi: Po, ne ishim në anën e duhur, siç ishim 76 vite më parë në anën e duhur të historisë. Bashkëpunuam që Shqipëria të ecë përpara”.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se Konferenca e Pezës është një nga ngjarjet më të mëdha antifashiste nacionalçlirimtare, pasi krijoi bashkimin më të fuqishëm të shqiptarëve në gjithë historinë e tyre.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi se Konferenca e Pezës është një nga faqet më të ndritura të historisë së kombit tonë.


76-VJETORI - Për Vojon, Sadikun dhe Xhoxhin, nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç të luftonin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut

 

Epopeja e Kodrës së Kuqe, legjendë e vërtetë trimërie


Shtatëdhjetëegjashtë vjet më parë, më 7 tetor 1942, Vojo Kushi, së bashku me Sadik Stavalecin dhe Xhoxhi Martinin shkroi Epopenë e Kodrës së Kuqe. “Nuk mund të quhet njësit gueril ai që nuk bën aksione. Aksioni u krye me sukses, por ne s’duhet të dehemi nga suksesi. Ne i premë fashizmit një nerv, kurse duhet t’ia prishim të gjithë sistemin nervor!” Këto fjalë u tha Vojua shokëve të njësitit pasi kryen një aksion.
Vojo Kushi ishte djalë me një trup atleti, me sy të mprehtë bojë hiri, me krahë të fuqishëm, ishte i qeshur dhe i dashur me shokët. Shokët dhe banorët e lagjes shpesh e kishin dëgjuar të këndonte këngë revolucionare. Për këtë edhe u arrestua, por këngën nuk e ndërpreu. Ai e vazhdoi këngën e tij me armikun nëpërmjet grykës së pushkës. Duke qenë në krye të njësiteve guerile të Tiranës, megjithëse në moshë fare të re, ai drejtoi me aftësi të madhe dhe mori vetë pjesë në shumë aksione. Gjëja më e madhe është t’i falësh jetën Atdheut, por njëkohësisht duhet të dish si t’ia falësh, i porosiste Vojua gjithnjë shokët e tij. Në çdo veprim në Tiranë gjendej mendja e guximi i heroit. Aksioni i djegies së depos ushtarake të Xhenjos, që u krye nga njësiti gueril i Tiranës nën drejtimin e Vojos, mori dhenë për arsye se armikut iu shkaktuan dëme të mëdha. Aksioni i prerjes së telave të telefonit dhe telegrafit në të gjithë Shqipërinë, i tronditi në themel pushtuesit e tradhtarët. Në prerjen e telave në rrugën Tiranë-Durrës mori pjesë dhe e drejtoi aksionin vetë Vojua.. Por heroi e tregoi më fort se kurrë trimërinë e tij më 7 tetor 1942 në Kodrën e Kuqe, në shtëpinë e Ije Farkës. Së bashku me Sadik Stavalecin dhe Xhoxhi Martinin, ai luftoi me një trimëri të rrallë kundër bishave fashiste gjer në momentin e fundit të jetës. Të rrethuar ata bënë një luftë të pabarabartë, e cila zgjati 5-6 orë kundër qindrave milicëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë. Tre luftëtarë kundër një ushtrie të tërë.
Ish partizania Marika, motra e Heroit Xhoxhi Martini, tregon: “Rrugicat që e rrethonin Kodrën e Kuqe ishin mbushur plot me fashistë. Në çdo portë ishte vënë nga një roje. Krisi pushka nga të katër anët. Banorët e Kodrës së Kuqe bënë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar heronjtë, por rrethimi ishte shumë i fortë. Fashistët i kishin zënë të gjitha shtigjet”. Për Vojon, Sadikun dhe Xhoxhin, nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç të luftonin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut. Njerëzit që iu ndodhën pranë në çastet e fundit tregojnë se të tre u përqafuan dhe i dhanë njëri-tjetrit lamtumirën e fundit. Sadiku dhe Xhoxhi ranë në luftë e sipër.
Vojua mbeti vetëm duke luftuar. Një luftëtar kundër një hordhije fashistësh. Armiqtë, duke parë se nuk po e mposhtnin dot heroin, i vunë zjarrin shtëpisë dhe sollën autoblindat. Vojua luftoi si vigan, por më në fund municionet iu mbaruan. S’i mbeti gjë tjetër veçse të luftonte me duar kundër autoblindës që villte zjarr papushim. Do të hidhej mbi autoblindë, do të hapte kapakun e saj të hekurt dhe pastaj do të përleshej fytafyt me fashistët e strukur Brenda.Vojua u hodh hodh mbi tank si luan…Ishte thirrja e fundit e tij, ishte akti i fundit i tij, akt i rrallë që mbeti i paharrueshëm në mendjen dhe zemrën e popullit tonë. Epopeja e Kodrës së Kuqe ishte një legjendë e vërtetë trimërie partizane, ishte një flakë që ndriçoi në gjithë vendin.

Vojo Kushi

Lindi në Shkodër në vitin 1918. U rrit nën kujdesin e dajove mbasi prindërit e lanë herët. Vojua ndoqi mësimet në gjimnazin e Shkodrës. Ishte shok i ngushtë i Hajdar Dushit dhe Emin Durakut. Mbasi mbaroi gjimnazin vazhdoi studimet jashtë shtetit në një akademi ushtarake. Vojo Kushi u shqua si njeri i guximshëm dhe njeri i aksioneve. U thirr në Tiranë dhe u ngarkua me detyrën e komandantit të njësiteve guerile në mbarë Shqipërinë. U shqua si organizator i njësiteve guerile dhe mori pjesë vetë edhe ai në aksione të ndryshme. Ishte i fuqishëm dhe sportist i dalluar. Vojua bashkë me heronjtë Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini, më 7 tetor të vitit 1942, u rrethuan te një shtëpi në Kodrën e Kuqe në qytetin e Tiranës dhe bashkarisht me shokë shkroi Epopenë e Kodrës së Kuqe.

Sadik Stavaleci
Lindi në Gjakovë në vitin 1915. Mbaroi ShkOllën Teknike në Tiranë. Ai zhvilloi veprimtari kundër regjimit zogist dhe në vitin 1939 u dënua. Do të vepronte në fillim në Shkodër dhe më vonë thirret në Tiranë në njësitet guerile të kryeqytetit. Do të shquhej në plotësimin e detyrave luftarake. Më 7 tetor 1942 rrethohet dhe bie heroikisht sëbashku me Vojo Kushin e Xhoxhi Martinin, në një luftim të pabarabartë me fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Xhoxhi Martini
Lindi në Tiranë, në vitin 1921. Familja e tij ishte e lidhur me luftën. Ai mori pjesë në demonstratat e zhvilluara në Tiranë. Përherë i gatshëm për të plotësuar detyrat që i ngarkoheshin, pjesëmarrës në disa aksione që u kryen në Tiranë. Më 7 tetor, Xhoxhi Martini, bashkë me shokët e tij bënë qëndresën heroike dhe legjendare, duke e shndërruar Kodrën e Kuqe në një kështjellë të heroizmit atdhetar. Vojua, Sadiku dhe Xhoxhi në ato çaste u vunë përballë kullave të çelikta qëndresën e zemrave të tyre, zemra që u përballën me përbindëshin e hekurt.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes