l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

KONFERENCË SHKENCORE “NAIM FRASHËRI EDUKATOR I MADH I KOMBIT”

Frashëri zonë historike-turistike dhe muzeale

Nga Muharem Kamani

Në Përmet grumbullohemi tek sheshi kryesor i qytetit që mban emrin “Abdyl Frashëri”, kanë ardhur nga shume qytete të Shqipërisë, Tirana, Saranda, Vlora, Fieri, Durrësi, Rrogozhina, Dibra, etj, e nga Prizreni, Gjakova, Rahoveci i Kosovës. Dita bëri diell, se diell ishte Naim Frashëri. Pikërisht atë ditë, (25 Maj) ai kishte 172 –vjetorin e ditëlindjes. Morëm rrugën e Frashërit për në Frashërin lavdimadh të historisë dhe kulturës kombëtare, ku do të zhvillohej veprimtaria nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Vëllezërit Frashëri” dhe Bashkia Përmet me temë: “Naim Frashëri, edukator i madh i kombit”, Poeteka Frashër, në kuadër të vitit të Skënderbeut, me rastin e 172 –vjetorit të lindjes të poetit tone kombëtar .
Bashkëudhëtarë me miqtë e mi: Dhimitër Xhoga, Thoma Misha dhe Dashnor Cano, ishin edhe anëtarët e klubit letrar: “Gjurmët e Penës” nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” të prirë nga kryetarja Faklinda Kastrati dhe studentët: Ardit Krasniqi, Donard Selmanaj, Edmonda Avdia, Ekzon Gashi dhe Luan Xhuxha.
Kur mbrritëm, dera qe e hapur dhe dhomat e shtëpisë ishin mbushur me vizitorë, nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” –Përmet; Joana Graçi, Greta Nurka, Xheli Çarçani, Halime Malkë, Stelinë Malkë, Ingrida Tako, të cilët me mësuesin e tyre, poetin Lumo Kolleshi, mbi bazën e poemës epike të Naim Frashërit “Histori e Skënderbeut“, 1898, kishin përgatitur recitalin poetik.
Në oborrin e muzeut u shfaqën dy nxënëse; Eda dhe Erjola Thaçi, veshur me kostumin popullor të shkollës “Mustaf Ibishi” - Kramovik, Komuna Rahovec dhe mësuesit e tyre Bekim Kelmendi dhe Hysen Berisha si dhe bizesmeni Jemin Thaçi, i cili mundësoi udhëtimin ku kanë qenë të pranishëm çdo vit. Ata shprehën keqardhje për ish drejtorin Miftar Thaçi që nuk jeton më, i cili çdo vit vinte në Frashër dhe drejtorin aktual Ramiz Berisha që nuk mundi të vinte për arsye pune. Të pranishëm dhe mësuesi i shkollës së mesme “Gjon Buzuku” –Prizren, Muharrem Gashi dhe disa nxënës që i ka sjellë për herë të parë.
Nderuan me pjesmarrjen e tyre në këtë veprimtari festive, Kryetari i Bashkisë Përmet, z. Niko Shupuli, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe sekretari Nuri Ḉuni, N/ Prefekti i Përmetit Anastas Naqe, Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Miranda Habili, N/ Kryetarja e Bashkisë, Etleva Kreci, këshilltarët e Bashkisë dhe stafi, përgjegjësi i njësisë administrative Frashër, Robert Bonjo, kryetari i ShAK “Përmeti” Kastriot Bezati dhe plot miq e shokë si; Belul Hasanbelliu, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jonian”, Bardhyl Maliqi -Sarandë dhe poeti Dashamir Malo, poeti Xhelal Tosku nga Rrogozhina, poeti Sami Velçani nga Durrësi, Prof. Dr. Hajri Hasko nga Tirana, ing. Bardhul Bulla –Berat, piktori Vasil Dhoska nga Tirana, skulptori Haxhi Kalluci nga Fieri, poeti naimian Agim Xheka, shkrimtarja Diana Ḉuli, poeti Paskal Zoto, poetja Anila Mihali, Sokol Meshini dhe Ylli Dhimitri, nga Qëndra Kulturore Përmet dhe disa qytetarë, Bashkim Zaimi, Qani Isufi me djalin, Gëzim dhe Ylli Isufi .


Nderuan me pjesemarjen e tyre si të ftuar nderi Kryetari i Komunes se Rahovecit, z. Smajl Latifi, si dhe stafi; Saranda Salltiku, Artan Asllani, Veli Gashi, Nora Boshnjaku dhe këshilltarët Rasim Faslliu, Dervish Ḉadraku, Feni Cena e Ali Morina. Në orën 1000 u bënë homazhe tek bustet monumente “Vëllezërit Frashëri” ku u vendosen kurora nga Niko Shupuli dhe Smajl Latifi, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj e Tomorr Kotorri, Miranda Habili dhe Elton Ismaili dhe me tufa me lule nga N/ Prefektura, institucionet, Klubi i shkrimtareve dhe artisteve “NAIM FRASHERI” - Përmet, dhe “JONIAN” SH.A.K. “PERMETI” Dhimiter Xhoga dhe në emër të poetëve nga rrethet, Agim Xheka dhe Petrit Ruka dhe grupe-grupe u bënë vizita në dhomat muzeale, ku historiani Kastriot Bezati u foli për historikun e kësaj shtëpie, jetën dhe veprimtarinë e vëllezërve Frashëri, në dobi të kombit. Rast unikal, tre vëllezër, figura kaq të mëdha që ë bëjnë nder kombit shqiptar...
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, pjesëmarrësit i përshëndeti dhe ju uroi mirëseardhjen në këtë ditë të shënuar, jo vetem për Përmetin, por edhe për Kombin Shqiptar, Kryetari i Bashkise Permet, z. Niko Shupuli, i cili, midis të tjerash, tha: “Çdo vit në Frashër zhvillohen veprimtari dhe po të botohen të shkruarat bëhet një libër”. Media dhe këto veprimtari kanë sensibilizuar institucionin e Bashkisë. Me nismën e këshilltarit Dritan Sh. Hoxha, krahas veprimtarise dhe programit, po atë ditë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku u morën vendime të rëndësishme.
Nëse ka fshat që duhet shpallur “Frashëri, zone historike, turistike dhe muzeale”, i pari eshte Frashëri. Nese ka rrugë në Shqiperi që duhet bërë e para, është rruga e Frasherit... Po atë ditë Këshilli Bashkiak vendosi të shpallë Frashërin zonë Historike-Turistike dhe Muzeale. Projektet jane gati, grupi i punës me Medi Shaqirin dhe Ing. Prof. Dr. Alfred Frasheri, ka bërë një punë të lavderueshme, kërkohen donatorë dhe financime. Po ashtu u vendos te vleresohen me titullin “Qytetar nderi’’ të Bashkise Permet, mësuesi Bekim Kelmendi, me vendim nr. 45, dhe Ing. Thoma Filipeu, vendimi nr. 44.
Si rezultat i sensibilizimit të shoqërisë dhe pushtetit nga ana e medias dhe veçanërisht nga gazetari hero Marin Mema e Frank Shkreli, botuar në gazetën Telegraf, së shpejti do të fillojë rikonstrucioni dhe pajisja e “Muzeut të Vëllezërve Frashëri”.
Z. Tomor Kotorri përshëndeti në emër të SH.A.K. “Vëllezërit Frashëri” dhe uroi që pjesëmarrësit në këtë manifestim të kalojnë gëzueshëm. Z. Lumo Kolleshi, Kryetari i Bordit të Shoqatës, lexoi promemorjen në emër të pjesëmarresve, drejtuar Presidentit të Republikes, Z.Ilir Meta. Kryetarit te Parlamentit shqiptar, Z.Gramoz Ruçi, Kryeministrit, Z. Edi Rama, ku midis të tjerash, ngrihet shqetësimi i komunitetit të zonës për gjendjen e Frashërit dhe në veçanti të Muzeut dhe rrugët për ringritjen e tij.
Poeti Agim Xheka duke përshëndetur ne emer të poetëve pjesemarrës, i emocionuar me zërin e tij briland, duke drejtuar dorën nga tre bustet monument, tha: “Këta tre burra nuk i takojnë vetëm Frasherit, por mbarë kombit shqiptar. Promemorja të udhëtojë në trevat shqiptare dhe t’u veje institucioneve shqiptare. Na vjen turp që shtëpia e tyre po shkon drejt rënimit dhe bustet e derdhur në bronz e kane dryshuar ngjyrën nga erozioni. Shkrinë pasurinë për kombin. Para disa vitesh, kur përshëndeti poeti Xhevahir Spahiu, midis të tjerash, tha: “ Dajua im, Safet Kotorri, vinte nga Kreshova dhe u pastronte pluhurin me peshqir...” Sot ai nuk jeton më, kjo shtepi, Monument Kulture, nuk ka një njeri të kujdeset, ta ruaje, ta mbaje dhe mirëmbaje!
Pershendeti dhe Kryegjyshi Boteror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili tha se sot është dita boterore e poezise në kryeqytetin Francez Paris, në ditelindjen e Naim Frasherit.
Z. Smajl Latifi përshëndeti në emer të Komunes së Rahovecit dhe në përfundim të fjales së tij ftoi për të përshëndetur me vargjet nxënëset Elda dhe Erjola Thaci. Recitoi nxenese e gjimnazit “Gjon Buzuku” -Prizeren dhe mesuesi Muharem Gashi i dorëzoi “Medaljen e Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit”, z. Tomor Kotorri, në emër të Komunes së Prizrenit, Myfkaher Haskeku, i cili nuk mund të vinte në këtë veprimtari.
Z. Tomor Kotorri, në emër të SHAK “Vëllezërit Frasheri” nderoi me Titullin: “Nderi i Shoqates” Baba Edmond Brahimaj, shkrimtaren Diana Culi, Kryetarin e Komunes se Rahovecit Z. Smajl Latifi dhe me “Certifikate Mirenjohje” bizesmenin Jemin Thaci, mësuesit pensionistë Belul Hasanbelliu e Dhimiter Xhoga, Ing Vasil Dhoska e Bardhul Bolla.
Për të pranishmit dhuruan emocione nxënësit e gjimnazit “Sami Frasheri” –Përmet, të cilet recituan me nivel të lartë artistik poemen e Naim Frashetrit “Histori e Skenderbeut” duke fituar duartrokitjet e pjesemaresve. Dhe ja ku u erdhi rradha poeteve të pranishem, të cilët recituan krijimet e tyre enkas për këtë ditë: Agim Xheka, Petrit Ruka, Kozma Billa, Alma Feruni, Xhelal Tosku, Sami Velçani, Bardhyl Maliqi, Hysen Berisha, Angjelina Sula, Anila Mihali, Paskal Zoto, Dashnor Malo, Lumo Kolleshi, etj.
Ndërsa poeti Xhelal Tosku i cili vjen për herë të parë i emocionuar para këtij burri foli shumë, duke mos recituar asnjë varg. Poeti Agim Xheka me zërin e tij si të aktorit të madh Naim Frashëri interpretoi poemën “Bagëti e Bujqësi”.
Në klasën e madhe të ish shkolles “Sami Frasheri” zhvilloi punimet konferenca ku fjalen e hapjes me një përshëndetje të shkurter, duke uruar punë te mbare dhe fton kumtuesit të mbajnë ligjeratat, e mbajti historiani Kastriot Bezati.
Bekim Kelmendi mbajti kumtesen: “Naim Frasheri në shkollat shqipe’’; Prof. Hajri Hasko “Potenciali Turistik i Frasherit”; Dr. Nuri Ḉuni “Naim Frashri dhe bektshizmi” ndërsa poeti Lumo Kolleshi mbajti kumtesen ‘’Tragjedi e madhe njerezore dhe poema Qerbelaja e Naim Frasherit –nje klithmë poetike”.
Kumtesen e Prof. Dr. Alfred Frasherit “Naim Frasheri, mesuesi, frymezuesi, në 172 –vjetorin e lindjes” dhe kumtesen e Prof. Albert Frasherit: “Naimi –poeti i mbarekombit shqiptar, aktualitteti dhe idete e vepres se tij, i lexoi poeti Sami Velçani.
Historiani Kastriot Bezati referoi temën “Vëllezërit Frashëri –pishtarët e lirisë, pavaresisë dhe të bashkimit kombetar shqiptar” -të cilat u ndoqen me vëmendje nga të pranishmit.
Shprehen vleresime poeti Paskal Zoto për kumtesat e mbajtura nga referuesit, te cileve u dhuroi librin e tij te fundit .
Shkrimtarja Diana Ḉuli bëri konkluzionet e kesaj veprimtarie me vlera të gjithanshme me urimin: “Mirupafshim ne veprimtari te tjera”!





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes