l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kardiologë shqiptarë, në Kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (‘ESC’) që u mbajt në Mynih

TRADITA E KARDIOLOGËVE

Dr. Leonidha Peppo*

Kongresi i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (‘ESC’), ku pëveç personaliteteve nga të gjithë vendet e botës, si: SHBA-ja, Australia, Kina etj, merrnin pjesë edhe dhjetra kadiologë të njohur shqiptarë, ishte vërtetë mbresëlënës. Në këtë kongres qën u mbajt në Mynih, para disa ditësh u trajtuan tema mjekësore të shumëllojshme duke plotësuar në këtë mënyrë tablonë botërore të studimeve shkencore dhe duke dhënë një ndihmesë të madhe për zhvillimet e reja në fushën e gjerë të sëmundjeve kardiovaskulare. Shumëllojshmëria e trajtimit të këtyre sëmundjeve në ekzaminime, ashtu si dhe aparaturat e laboratorët përkatës, plotësojnë kuadrin mjekësor në ndihmë të njerëzimit.
Gjatë ditëve të zhvillimit të këtij kongresi, krahas 60000 doktorëve nga shtete të ndryshme që merrnin pjesë në aktivitetet dhe veprimtaritë e shumta shkencore, ishin rregullisht të pranishëm edhe kardiologët shqiptarë. Për më tepër, një pjesë e kardiologëve shqiptarë ishin edhe referues me temat e tyre shkencore apo drejtues të seancave të kongresi. Grupi i doktorëve kardiologë shqiptarë prej 40-50 personash shijonte dhe krenohej me patriotët tanë që tashmë janë bërë të njohur dhe të famshëm në rradhët e të gjithë mjekëve kudo në botë. Në mënyrë të padiskutueshme, një prej profesorëve më të nderuar në fushën e kardiologjisë është edhe Prof. Eugen Branëald, tanimë në moshë të madhe, emri i të cilit është i njohur për shtëpinë botuese të librit të kardiologjisë. Ai me shumë të drejtë konsiderohet edhe si “Bibla e kardiologëve”. Ky libër konsiston në një përmbledhje të të gjithë studimeve kryesore të fushës mjekësore dhe botohet çdo 4 vjet.
Në sesione të ndryshme që paraqisnin një interes të madh për kardiologët, dhe sigurisht në drejtim të shërbimit të të sëmurëve, u mbajtën referata të ndryshme mbi eksperiencat mjekësore më të përparuara, si: trajtimi pas vendosjes së stendave apo unazës, në rast se do të përdornim gjuhën popullore. Trajtime të tilla mbartin një serë problematikash të ndryshme, dhe në këtë fushë, vlen të dallohet leksioni i profesorit të njohur shqiptar Prof. Adnand Kastrati me temë “Mjekimi artitrombotik” pas PCI-së (unazë në koronare me sindromën acute coronare). Pra, e thënë më thjesht, pas vendosjes së unazave në vazat e gjakut të zemrës, dhimbjet e zemrës nuk duhet të përsëriten. Një çështje e tillë paraqet një problem të madh për studimet botërore. Profesorin e njohur shqiptar Dr. Kastrati, bashkë me mjekë të tjerë nga vende të huaja, si Danimarka, Kanadaja, Suedia, Franca, etj., do e takonim më pas edhe në sesionet e tjera me tema dhe referime të tjera, si për shembull: tema mbi task-forcën në rivaskularizimin e miokardit. Profesori i nderuar shfaqet më vonë përsëri në sallën Mynih me të njëjtën temë, por me mënyra trajtimi të ndryshme të saj në sesionin për trajtimin e insufiçencës kardiake ishemike me rivaroxason. Gjithashtu, kardiologë të tjerë të shquar drejtonin sesione dhe referonin temat e tyre në dhomat dhe sallat e shumta të kongresit, të cilat emërtoheshin me emra të qyteteve të ndryshme si: Tunis, San Marino, Bernë, etj.
Një tjetër doktor shqiptar që ka arritur suksese të mëdha në Gjermani është Dr. Juli Mëhilli, e cila ushtron profesionin e saj pikërisht në Munih. Ajo ishte zgjedhur drejtuese e sesioneve të rëndësishme të kongresit dhe paneleve që kishin si temë: Të ardhmen e strategjisë të trajtimit të sëmundjeve shumë vazale me punën e ruajtur të zemrës, po ashtu dukshëm në tema si ndërhyrjet në zemër. Në postera (quhen punime të ekspozuar në letra, por që kanë vlera të vërteta shkencore) mjeket Andi Rroku, Erion Xhepa etj. paraqesin tema interesante, si: rimbyllje të unazës së koronareve (ristenozë të stendit).


Gjatë zhvillimit të punimeve të kongresit, Dr. Juli Mëhilli shfaqet përsëri në sallën Tuniz për të ndihmuar me konkluzionet për sëmundjet koronare dhe në sallën Cairo, së bashku me kolegë të tjerë të huaj, në sesionin që trajtonte temën si tipi i antikoagulantëve nga goja pas vendosjes të valvulës Aortike me kateter. Në posterat e kongresit mund të lexohen lirshëm punimet e autorëve të huaj dhe shqiptarë, si: Ervina Shirka, Artan Goda, Endri Hasini dhe Hortenca Gjergo.
Një temë shumë e rëndësishme e trajtuar në sallën “Anbare“ të kongresit ishte “Revaskularizimi në shokun kardiogjen”. Tema në fjalë u trajtua sërish nga Dr. Juli Mëhilli, e cila është zgjedhur këtë vit “Tresoiere e FAPCI” si pasojë e aktivetit të saj të gjerë në fushën e studimeve mjekësore. Sigurisht, në stendat që përmbanin shoqatat kardiologjike ishte i përfaqësuar edhe vendi ynë nëpërmjet flamurit dhe pamjeve e peisazheve të mrekullueshme, nën kujdesin e sekretarit të shoqatës, Dr. Naltin Shuke, që ka realisht një rol të madh në veprimtarinë e shoqatës.
Në kuadër të zhvillimit të kongresit, ishte sigurisht i pashmangshëm edhe turizmi, vizitimi dhe shijimi i qytetit të Mynihut, një qytet që duhet thënë që të ofron shumë bujari, bukuri dhe kuriozitetete. Në mënyrë të padiskutueshme, vendi më i veçantë dhe mahnitës mbetet “Marin Platz”, ku së bashku me bashkinë e vjetër të stilit gotik, tërheq shumë vizitorë dhe turistë nga anëmbanë botës, duke përfshirë këtu shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, si miku ynë i mirë Gani Bajraktari, por jo vetëm. Një ndër pengjet e këtij udhëtimi ishtë pamundësia për të takuar mikun tonë të afërm, Prof. Gjin Ndrepepa, i cili është shumë i njohur në Mynih, por punimet dhe studimet shkencore e kishin dërguar në një tjetër shtet gjatë këtyre ditëve.
Duke vizituar qytetin e bukur të Mynihut, u drejtuam drejt “Odeon Platz”, ku spikatin parqe, ndërtesa dhe zhvillohen veprimtari te larmishme. Në vijim përpara nesh shfaqet “Parku Olimpik”, një pasuri olimpike e mbetur në histori për lojrat e famshme olimpike të vitit 1972, si pasojë e tragjedisë së vrasjes të 9 sportistëve izraelitë nga palestinezët, që e dënoi edhe shteti ynë, por haku nga izraekitët u morr në mënyrë shembullore në vitet në vazhdim.
Pjesa e ekspozitës të makinave të markës së mirënjohur BMË ishte padyshim një prej vendeve më mbresëlënëse për t’u vizituar, që u regjistrua edhe në aparatet tona fotografike. Ngjitur me qytetin e Mynihut ndodhet edhe një park me përmasa gjigande dhe lumenj me drejtime të ndryshme me ujë te kthjellët, ku pamë 6 të rinj me kostume sportive që benin serf sepse ashtu qe krijuar një dallgë nga një pengesë dhe aty kënaqeshim si ata, edhe ne që i shijonim dhe i filmonim këto sporte brenda qytetit. Qyteti i Mynihut, ashtu si edhe në Amsterdam, Sevilje, Kopenhagen apo Shkodër, kishte një numër shumë të madh biçikletash, numri i të cilave po shtohet ndjeshëm edhe në Tiranë duke u kthyer kudo në një mjet ndihmues për lëvizjen e përditshme të njerëzve në punë dhe sidomos për shëndetin fizik e mendor të tyre.
Sigurisht, Mynihu ka shumë veçori dhe kuriozitete për të treguar, por një prej kryeveprave të këtij qyteti ishte kutia e ndihmës së shpejtë që ndodhej në stacionet e metrove, duke përfshirë këtu edhe defribilatorët për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Diçka e tillë ishte një habi dhe surprizë e këndshme për ne, të cilën nuk e kishim shikuar më parë në asnjë nga vendet e shumta të vizituara nga ana jonë kudo në Europë.
Së fundmi, dëshiroj të theksoj se pjesëmarrja jonë në këtë ngjarje të madhe dhe të rëndësishme të kardiologjisë, u mundësua nga mbështetja e madhe dhe e frytshme e ofruar nga shoqëria farmaceutike “Berlin Chemie”, e kryesuar nga sjellja korrekte e Z. Payman Payman.

* Kardiolog, Poliklinika Nr.4, Tiranë



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes