l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në kuadrin e mbi se tre shekujve të Kishës historike të Shën Palit të Kabashit dhe të 350 - vjetorit të ndërtimit të Xhamisë Historike të Pukës QYTET , që presin të ndërtohen pas dhunimit komunist

VITI I SKËNDËRBEUT- MESAZH PËR VLERËSIMIN E TRADITAVE

Nga Xhemal Meçi
*Studjues – Mjeshtër i Madh

(vijon nga nr. i kaluar)

Simbas prof. I. Zamputit ndërtimi i kësaj qytezeje duhet të jetë pas kryengritjes 1515 dhe pas luftërave që bëri Turqia kundër fuqive perëndimore, d.m.th. pas vitit 1540. ( Relacione II… shënime, f. 456).
Më, pas prof. K. Luka bënë sqarime plotësues : “Shkatërrimin e kësaj kështjelle prof. I. Zamputi e lidh me vitet 1570-1574, kur kryengritësit me në krye Bartolome Dukagjinin çliruan edhe Lezhën. Rindërtimi i saj u bë rreth vitit 1608, kur rimerren në shkallë të gjerë veprime ushtarake nga turqit për ta ripushtuar edhe një herë vendin.”(K. Luka, Topografia e shek. XVI-XVII. Etnografia Shqiptare 11/1981, f. 170. Tiranë, 1981).
Prof. dr. Selami Pulaha jep të dhëna të reja për juridiksionin e shtrirjes në prona e të veprimeve në ruajtjen e rendit të Qytezës së Re në Dukagjin (Pukë), që dalin nëpërmjet shpërblimeve, dhënë Dizdarit dhe rojave të kështjellës. ”…fshati Plakza e Poshtme (Ashaga), lagje e Koderspaçit (Mirditë) ishte timar i Hysenit, i biri i Iljasit një nga ruajtësit e kalasë së Dukagjinit…” Kështu edhe për “timarin e Sulejmanit, i biri i Ilhanit, ruajtës i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra (fshatra të bregut të Drinit, në afërsi të hidrocentralit të sotëm të Komanit). Më 1591 gjejmë dy timare. Timarin e Hasanit në fshatin Blishta (Blinisht) dhe truallishten Karma dhe timarin e Aliut, i biri i Mustafajt, dizdar i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra.” ( Prof. dr. S. Pulaha, Krahinat e Sanxhakut të Dukagjinit gjatë shek. XVI. Studime Historike 3/1975, f. 7. Tiranë 1975).
Për sa i takon Dizarit të kësaj kështjelle, që më 1591 del me emrin Mustafa, kujtesa historike i bien të ardhur prej Kabashi, kushërinj me zotnitë Kryeziu, degë e familjes fisnike Ziu.
Ziu është familje fisnike mbi njëmijë-vjeçare në Kabash, Kryezi, Zadrimë, Kosovë, Maqedoni, Itali, ( Negri ). Princat Dukagjin i kanë gjetë në Kabash me prona deri në Mëzi, verilindje të Iballës, Pukë, Djoç (Gomsiqe) etj. Dizdari i Pukës ka qenë derë e parë në agët e Zotnitë e Pukës deri me Bushatlinjtë e Shkodrës, të cilët ia kufizuan pushtetin dhe pronat, të cilat i shiti përfundimisht Musa Dizdari, i njohur me emrin MusaHoxhë Puka. Nga fundi i shek. XVIII e fillimshek. XIX fituan pushtet agët Kryeziu (fshati Kryezi) kushërinj me Dizdarin e Qytezës, Dukagjine ( Pukë).
Për familjen Ziu me origjinë fisnike na dëshmon edhe Hekard, konsull i Francës në Shkodër, mesi i shek. XIX: “Pak larg nga Puka gjinden rrënojat e një kështjelle të vjetër të banueme. Gojdhana thot se ishte e një princit shqiptar të quajtun Pal Zenta. Disa familje përreth ( kështjellës ) e mbajnë vedin të rrjedhun nga kjo familje. Barleti,- thekson Hekard,- përmend një Pal Zenta, i fisit të Lekë Dukagjinit.” H. Hecquard, Shqipëria e Veriut. Arkivi i Institutit të Historisë, A –III, Nr. i inventarit 132-158,f.6 ). Prej këtyre të dhënave dalin fakte që dëshmojnë për një familje fisnike ZIU e cila i ka pasë trojet e hershme në lindje të Abacisë së Shën Palit të Kabashit ( Pukës), rreth treqind metra larg saj, ku kanë qenë, gështenjat me mbiemrin Ziu/Zezë: Kshtejat e Pre’ Zezve. Toponime me Zezë kemi edhe perreth qytetit të sotëm të Pukës: Zezë, lagje nga veriu deri në lindje, Boka e Zezve në veriperëndim Kujazez dhe Balli Kujtzi, në jugperëndim të qytetit Pukë. Simbas shtrirjes së toponimeve Zezë del se krejt fshati Pukë të ketë pasë emrin Zezë, pronë e familjes Ziu; por, kur u formuan dhe u rritën lagjet Laçaj dhe Mehaj në jug dhe juglindje, atëhere u ngushtua emri Zezë deri në kufijtë e sotëm të asaj lagjeje, sado pak më e shtrirë.
Emri i fshatit Zezë u zëvendësua me fshatin Pukë , po me një farë problemi, se me Pukë emërtohej tani: krahina, qyteti dhe fshati përreth qytetit, kur krahina e Pukës në dokumentat osmane, shek. XVI-XVII del Nahija Mali i Zi, që me sa duket lidhenme fmiljen fisnike Ziu, që te vona u quajt Nahija e Pukës, si edhe fshati i Pukës, ndërsa Mali i zi ( Malziu u ngushtua në visin e Vaspsit, Dheu i Malit Zi (MALZIU).
Emri Pukë, merr shtrirje të tillë se agët e Kabashit mbanin mbiemrin e lashtë Puka, si edhe fshati Kabash. Kur dolën në Dukagjine , Kodergjytet (Koderhani ) nga fundi i shek. XVII me mbiemrin Puka, Agt e Puks, mjaft të pasur e të fuqishëm, duke thënë: Te Agt e Puks, i mbet emri Pukë edhe vendit, fshat e qytet.
Rëndësi merr fakti se në Kodërgjytet në shek XVII kemi dy familje fisnike: Dizdari në rënie dhe Aga i Puks në ngritje. Nevoja e tyre për një xhami bëhet më e dukshme, prandaj nuk vonon e ndërtohet aty nga mesi i shek. XVII, rreth viteve 1669. (Xh. Meçi , Kabashi, Puka që në lashtësi 2, f. 47-123. Tiranë , 2008.) Sa më sipër del në plan të pare fakti i pamohushëm XHAMIA HISTORIKE E PUKËS PRET TË RINDËRTOHET, por pushteti lokal është penguar se me mbylljen e kishave dhe të xhamive, si objektet, si trojet me rrethinë varresh etj. janë shpallur “TOKË SHTET”, duke u penguar kështu edhe rindërtimin e kësaj xhamie historike në pritje që prej më se 25-vjetësh edhe pse premtimet nga viti në vit nuk kanë munguar. Tani kryetari i Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj po merret seriozisht për ta zgjidhur këtë nyjë djallëzore të regjimit komunistqë, që të mos mbetet rrënojë e trishtueshme për besimtarët mysliman të Pukës, sidomos për Laçajt që e kanë parasysh çdo ditë.Ka ngritur një grup pune për përgatitjen e shpejtuar e të plotë dokumentat e duhura.
Mirkuptimi ndërfetar ka gjetë mbështetje edhe te myftitë e Pukës të kësaj Xhamije historike.
Fr. Bardhi, ipeshkvi i Zadrimës dhe i Pukës, (leksikograf, historian, etnolog e folklorist i shquar i mesjetës shqiptare), në relacionin e tij të qershorit 1637 na jep të dhëna historike dhe etnologjike me interes për këtë qytezë e rreth saj: “ Prej Berdheti kthyem posht dhe mbërrijtëm te Qytezja e Re e Dukagjinit, ku u poqa me agën e asaj qyteze i cili mbasi na përshëndeti, na ftoi të zinim vend në shtëpinë e tij në qytezë. (Aga don me thanë zot dhe qeveritar qytetesh), dhe kështu e pranova ftesën dhe ai na priti shumë mirë.
Kjo QYTEZË, në një luginë të madhe ndër male, në mes të popujve të Dukagjinit (Pukë), në një vend shumë të bukur dhe me ujna shumë të ftohtë, qe ndërtuar së pari prej një turku (myslimani) të fuqishëm, po thuaj sot e 90 vjet (1547). Pastaj qe rrënuar prej mirditasve dhe popujve të Dukagjinit, që aso kohe ishin kryengritës kundër turkut. Pastaj, sot e 29 vjet (1608) qe rindërtuar po prej një turku (myslimani), nga qyteti i Prizrenit,…aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit.
Tash kjo qytezë në gjuhën shqipe ose epirote quhet” Gjutetja e ree ndukagin,”që don me than: Qytezja e re në Dukagjin… kanë mbetë vetëm disa copa muri në të cilën përfshihen 11 shtëpi të përzieme të krishtena dhe po aq turke. Aga (komandanti i kështjellës, ish katolik, por që është kthyer në turk) ka tre vëllazën të krishtenë të martuem dhe një (vëlla) turk (mysliman ) .


Grueja e agës është një e krishtenë e urtë dhe e mirë. Përreth qytezës ishin 6 shtëpi të përzieme edhe ato me turke (myslimane). As mbrenda, as përreth kësaj qyteze nuk kishte ndonjë kishë o kapelë, veçse jashtë qytezës, në një shtëpi të një të krishteni çova meshë të nesërmen në mëngjes dhe bana predik, rrëfeva dhe kungova disa vetë dhe krezmova 32 vetë”. (RELACIONE II/ I965, f. 81).
Ajo, që është e dukshme në të dhënat e Relacionit të Fr. Bardhit të qershorit 1637, është se agai i kështjellës, si edhe në Kabash, tregohen mikpritës ndaj ipeshkvit të Sapës që po kryente shërbime fetare në pronat e tij. Gjithashtu, marrëdhëniet fqinjësore e fetare në qytezë e jashtë saj janë në harmoni të plotë. Agai, qeveritari i kështjellës, ka ende edhe tre vëllezër si edhe bashkëshorten e tij të krishterë pa ndonjë shqetësim mes tyre. Nga ana tjetër, shërbimet fetare ndaj të krishterëve Fr. Bardhi i kryen lehtësisht pa asnjë shqetësim prej myslimanëve. Të krishterët nuk i shfaqën asnjë ankesë ipeshkvit për ndonjë presion ndaj tyre për të lënë besimin e krishterë e për të kaluar në besimin mysliman. Këto tradita të mira për harmoni ndërfetare në Pukë janë ruajtur edhe sot e kësaj dite.
Ndërtimi i Xhamisë në Qytezën e Pukës u arrit fillimisht rreth vitit 1769 , prej Musa hoxhë Puka, i përkrahur prej Bushatlive të Shkodrës, në kuadrin e 10-vjetorit të bashkimit të Pukës me Shkodrën bushatli, duke iu shkëputur sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Pejë. Po tani kjo xhami historike është veçse një gërmadhë që prej 27 vjetësh, edhe pse janë bërë kërkesa dhe siguruar donatorët prej myftisë së Pukës, imam Gëzim Kopani. Tani shpresa dhe mundësia e fundit është Kryetari i Bashkisë Pukë z. Gjon Gjonaj me grupin e tij të punës, që po merret seriozisht me përfundimin e dokumentacionit për fillimin e punimeve. Po kështu për xhaminë e Kabashit dhe të Rrapës, Rrypë.
Por, tani Z. Gjon Gjonaj ka edhe një shqetsim tjetër, shqetësohet për Abacinë Hitorike të Shën Pali në Kabash,për të cilën ipeshkvia e Sapes (Laç i Mjedës), me sa duket, nuk ka treguar kujdesin e duhur për ta mbuluar dhe vënë dritaret e derën. Edhe unë kam qenë katër herë për këtë qëllim për takim me ipeshkvin në Laç, në Dejë e deri në Sarda (Shurdhah), ku do të çonte meshën e ditëve të kishave përkatëse, por ende nuk po tregohet interesimi i duhur. Deri tani janë mjaftuar me një meshë në prani të 1200 të rinjëve e të rejave Mjedë- Pukë.

(Shënim, autori i shkrimit kërkon ndjesë për gabimin lapsus, për vitndërtimin e Xhamisë së Pukës, ndërtuar jo më 1669, por më 1769).



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes