l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës hedh poshtë deklaratën e ish - kryeministrit dhe ish - Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Brigada XXIII Sulmuese Partizane në betejat për liri

 

Krijimi i Brigadës së 23-të Sulmuese, 74 vjet më parë, në Zall Mner, ishte e domosdoshme, pasi LANÇ kishte marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin dhe kështu ishin krijuar kushtet e rrethanat për krijimin e një brigade dhe në rrethin e Krujës. Kështu më, më 21 shtator 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNCSH, në Zall-Mener, u krijua Brigada e 23 Sulmuese Partizane.
Kjo brigadë u formua nga batalionet partizane “Dajtit”, “Kruje-Ishem” dhe “Mat” te cilët kishin në efektivin e tyre partizanë me pervojë, të kalitur në aksione luftarake kundra nazifashizmit italo - gjerman si dhe tradhtareve te vendit, qe kishin kaluar prova te renda sakrificash në luftë, sidomos gjatë Operacionit të Dimrit 1943 dhe të Qershorit 1944. Drejtuesit e shtabit të Brigadës u caktuan: Hamit Keçi, Haxhi Seseri, Muharrem Kokomani;- Xhavit Qesja, Mërkur Çela Haki Fejzo, Sejdin Avdia etj.
Sapo u formua brigada me drejtuesit e saj, u ngarkua me detyren luftarake që të merrnin pjesë në luftën për Çlirimin e Tiranës, Krujës, Vorës, Fushë- Krujës, Prezës, Milotit, Pukës, Mirditës, Matit, Lezhës e deri ne Shkodër.
Brigadës i ngakohej detyra që të godiste perqendrimet armike te vendosura ne ato zona dhe te shkaterronte forcat merceneare, si ato zogisto - balliste, të cilet bashkëpunonin me pushtuesit nazifashistë te perqendruara ne kalatë e Krujes, Prezes e Ishmit. Gjithashtu Brigada do të godiste forcat nazistye që do të lëviznin nga Tirana për në Veri, në zonat ku ishte përqëndruar armiku.
Luftrat e aksionet e Brigadës së 23-te sulmuese ishin shumë të suksesshme. Brigada e përbërë nga djem të e popullit gjeti përkrahje të fuqishme nga populli dhe kudo që shkoi u ndihmua pa rezerva… Mbështetje të fortë pati edhe nga Këshillat ANÇ, si dhe familjet që i kishin kthyer shtëpitë bazë lufte.
Kjo Brigadë në bashkëpunim me Brigadën I Sulmuese bënë një luftë tepërt të organizuar kundër nazistëve gjermanë e bashkëpunëtorëve të tyre në Krujë dhe si rezultat, më 22 1944 shtator, u çlirua Kruja. Luftërat u bënë nga një zone në tjetren dhe arriten deri në Shkodër. Në mengjesin e 29 nentorit 1944 forcat e kesaj brigade pas një lufte të ashpër per clirimin e Shkodres, duke iu bashkuar forcave të brigadave 6-te, 7, 22 dhe 24-t dhe grupeve partizane te Shkodres, e te gjithe bashkë shporrën pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre nga qytetit dhe e çliruan atë edhe me me ndihmën e popullit.
Çlirimi i Shkodres shenoi dhe çlirimin e gjithë Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Kjo qe nje ngjarje me rendesi te madhe historike dhe u perhap ne te gjithe vendin.
Ndër luftrat që ka zhvilluar kjo Brigadë kanë rënë 23 dëshmorë. Në formacionet partizane kanë qenë edhe heronjtë e popullit Mustafa Kaçaçi, Bab Rexh Deliu. Por dhe heroina kosovare Shote Galica.
Ne Krujë, te kthesa e rrugës qe shkon per ne Qafshtame, per te perjetesuar formimin e Brigades 23 S , luftën e saj heroike kundër armiqe si dhe dëshmorët e saj, eshte ngritur lapidari ku jane skalitur emrat e të gjithë deshmoreve të saj si me poshte:

1. Abaz Veseli
2.Adem Gjeli
3.Ali Metra
4. Avdi Kazani
5. Riza Beak
6. Bakushe Visha
7. Besim Beja
8. Gani Guxhiqi
9.Islam Shehi
10. Luigj Kurti
11. Njazi Meka
12. Llesh Spaçi
13.Mustafa Dervishi
14.Mustafa Mezini
15. Ibrahim Liçi
16.Ramazan Zambaku
17.Rexhep Shira
18. Shaban Lika
19. Turabi Dura
20.Vath Bushi
21.Vesel Brama

Populli i Krujës duke perkujtuar rrugen e lavdishme luftarake te Brigades 23-te sulmuese, i shpreh mirenjohje te gjithë partizanëve qe benin pjesë në këtë brigade dhe te gjithe familjeve të tyre, shtepive baze te LANC dhe përulet me respekt te thelle perpara deshmoreve te kesaj brigade dhe familjeve te tyre.

SEFER BOJA
Veteran i LANÇ

(Marre nga faqja “Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare” në facebook)



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes