l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës hedh poshtë deklaratën e ish - kryeministrit dhe ish - Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Fadil Hoxha, ideator i ndërtimit të identitetit kushtetues të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës, (OVLANÇ) dhe dega e saj në Gjakovë, analizuan intervistën e ish - kryeministrit dhe ish - Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dhënë gazetarit Ermal Panduri, në një edicion special që u transmetua në RTV Dugagjini, me ç’rast u përmend edhe komandanti i aradhave partizane të Kosovës, Hero i Popullit Fadil Hoxha.
Sali Berisha, me injorimin e fakteve historike u përpoq të përçoj mesazhe që fajësojnë personalitetin dhe veprën e Heroit të Popullit Fadil Hoxha duke thënë se “ka anulluar vendimet e Konferencës së Bujanit, sebashkë me Enver Hoxhën kanë tradhtuar në mënyrë më të pabesë këto vendime dhe se nuk mund t’i ngrihet një përmendore për te”.
OVLANÇ hedh poshtë këto deklarata të Sali Berishës dhe vlerëson se Fadil Hoxha ka qenë një figurë e veçantë politike, ideologisht dhe intelektualisht i formuar në Shqipëri.
Fadil Hoxha ka patur një karierë të gjatë politike dhe ka ushtruar ndikim të madh në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve. Në sajë të lavdisë së fituar në Luftën Antifashiste dhe angazhimit të tij për zgjidhjen e çështjes kombëtare e sociale të shqiptarëve, deri në fund të jetës ishte i çmuar dhe i dashur në popull. Ideali i tij ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Dëshmia më e mirë për këtë është Konferenca e Bujanit që u organizua dhe u mbajt me nismën e tij. Konferenca e Bujanit u mbajt më 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944, ku tri ditë radhazi u shqyrtuan problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Konferenca doli me një dokument përfundimtar, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë”. Mirëpo, në Prizren me 8-10 korrik 1944, në Konferencën e Këshilit Nacional Çlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjini u hodhën poshtë vendimet që ishin marrë në Bujan. Pjesëmarrësit shqiptarë në këtë Konferencë u detyruan me dhunë të miratojnë vendimin “që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë Federale”. Në pamundësi të sendërtoj idealet që e çuan në luftë, Fadil Hoxha formuloi një synim tjetër që ishte zhdukja e analfabetizmit, shkollimi i rinisë, emacipimi i përgjithshëm i popullit dhe ndërtimi i identitetit kushtetues të Kosovës. Menjëherë pas rënies së Aleksandër Rankoviqit, polikanit serb antishqiptar, Fadil Hoxha kishte kërkuar më shumë bashkëpunim me Shqiprinë dhe emrit të Kosovës t’i hiqet Metohija, gjë që ka ndodhur. Po ashtu kërkoi që Kosova të sjell ligjet e saj, përfshirë Gjykatën Supreme, të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore.
Kryetari i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku - Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Fadil Hoxhës, tha se ai ishte luftëtar, patriot dhe burri i shquar i kombit tonë dhe shtoi: “Fadili me shokët, nuk mund ta ndanin Kosovën nga ish–Federata Jugosllave, kur ajo kishte mbetur pjesë e saj pas luftës. Po ata, me përpjekje të vazhdueshme, duke luftuar pa pushim shovinizmin serb arritën t’i bënën Kosovën e shqiptarët të barabartë me kombet tjera të Federatës”.
Fadil Hoxhës kishte rolin prijës në emancipimin e përgjithshëm politik e arsimor, kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve. Edhe pse me bashkëveprimtarët u ballafaquan me shumë sfida, dhe pa marrë parasysh kushtet që jo vetëm nuk ishin të lehta por ishin edhe me rreziqe, arritën të sigurojnë shkollimin e disa qindra mija nxënësve, disa dhjetëra mijra student të studjojnë në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, disa mijra të magjistrojnë e doktorojnë. Themeluan institucionet shkencore, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve. Krijuan kushte për emetimin e programit të Televizionit të Prishtinës. Në vepërimtarinë botuese, përveç botimeve të librave në gjuhën shqipe, filluan të botohen edhe përkthime të autorëve të huaj. Krijimtaria artistike morri hov. Veprat nga lëmia e letërsisë, pikturës, muzikës, kinematografisë, filluan të tejkolojnë nivelin lokal.
U krijuan kushte të volitshme për bashkëpunim me Shqipërinë në fushën e arsimit dhe kulturës… Mirëpo, me këto arritje nuk pajtohej dhe ishte shqetësuar klasa politike intelektuale dhe nacionalistët serbe. Në mediat e tyre, Fadil Hoxhën e akuzonin si fajtor për përhapjen e nacionalizmit shqiptar. Para shtëpisë së tij u organizuan demostrata masive të serbëve të cilët me kërcënime, thyerje, bashkë me parullën “Duam armë” kërkonin që Fadil Hoxha të vihet mbi hu dhe të vritet.
Udhëheqja partiake jugosllave e ngriti komisionin e veçantë për përgjegjësinë tij. Spekulonin se shqiptarët gjatë okupacionit kanë qenë në anën e fashizmit dhe kërkonin që shqiptarëve t’u hiqen të drejtat që kishin fituar në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore e posaçërisht ato të drejta që ishin të garantuara me Kushtetutën e vitit 1974”.
Në intervistën dhënë RTV Dugagjini, ngjashëm me shovinistët e ultranacionalistët serbë dhe “ideologët e Serbisë së madhe” veproi edhe Sali Berisha. Vlerësimi i tij se Fadil Hoxha është tradhtar, është ofendim dhe mohim i meritave të rreth 50 mijë luftërarëve kosovarë (në kohën kur Kosova kishte vetëm afro 400 mijë banorë) të cilët krah për krah me luftëtarët antifashistë të Shqipërisë dhe të botës përparimtare dhanë një kontribut të theksuar në çlirimin jo vetëm të Kosovës.
OVLANÇ vlerëson se krahasimi dhe barazimi që bëri Sali Berisha mes Enver Hoxhës dhe Fadil Hoxhës është absolutisht pa vend. Fadil Hoxha nuk la pas veti tortura dhe krime ndaj popullit të vetë, as vëllime të mëdha të shkruara për socializmin, marksizëm-leninizmin e as për stalinizmin si që i la Enver Hoxha. Ndërkaq, ngritja e shtatores, Fadil Hoxhën nuk e bënë as më të madh e as më të vogël. Por do jetë një hallkë në zinxhirin patriotik dhe luftarak të Gjakovës brez pas brezi, që nga Sulejman Vokshi, Bajram Curri, Emin Duraku e gjer te herojtë e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) të cilët ai i përkrahu deri në fund.

OVLANÇ të Kosovës dhe dega në Gjakovë
Prishtinë, 23 gusht 2018





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes