l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DEKLARATA DELUZIONISTE PËR KUFIJTË QË USHQEJNË KAOSIN DHE FRIKËN

Sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës janë të pacënueshëm

Nga Xhemal Meçi*

Vendndodhja e Xhamisë Historike të Pukës


Rëndësia historike e kësaj Xhamie është e lidhur me rëndësinë e vetë Kodërgjytets. Më vonë, më 1917 e në vazhdim, u quajt Kodërhani, prej se aty mbetën hanet, kurse administrata shtetërore me garnizonin ushtarak austro-hungarez, që e ndjenin vetën ngusht mes xhamisë dhe tyrbes, zbriti në rrafshin e Qarrit t’ Bajrakut( sot Nënprektura e Shtëpia e Kulturës ). Që prej asaj kohe, para afro 100 vjetësh, pak nga pak qyteza u shperngul në këtë rrafsh, ku u formua qyteti i sotëm i Pukës.
Me hulumtimet e kësaj qytezeje fortesë janë marrë studiues të ndryshëm: Frang Bardhi, Evlija Çelebi, Hekard ( Hecquard, konsulli Francës,1898), Theodor Ippen, konsull i Austro-Hungarisë, Shkodër (1896 -1903), dr. Fr. B. Nopça, Lovro Mihaqeviq (1911), dr. Milan Shuflai ( Sufflay), si edhe prof. Eqrem Çabej i cili shkruan se me Pukën janë marrë studiues të mirënjohur, që hedhin dritë mbi prejardhjen e emrit Pukë, emër të cilin e lidhin gabimisht me Epicaria etj. Ndërsa prejardhja e saj e vërtetë është Via Publika (Udhë Popullore, Publika:Pukë). Gjithashtu janë marrë me Pukën prof. dr. Selami Pulaha, prof. Injac Zamputi, prof. Kolë Luka etj. Prof. E. Çabej thekson se: “ Emrin e Pukës ,( është fjala për qytezën Koderhani -Xh. Meçi) dijetari i njohur J. G. Hahn, dikur konsulli Austro-Hungarisë në Janinë, në një prej veprave të tij, e barazon gjeografikisht e gjuhësisht me emrin e vendit Epicaria ose Ad Picaria antike (“Në Pezhkve”) , shënuar kështu te K.Peutingeri në hartën e tij, më parë te gjeografi e astronomi Klaud Ptolomeu i Aleksandrisë së Egjiptit, Epikaria: një stacion në rrugën, që në kohë romake prej Lezhe (Lissus) të çonte në Municipium Ulpianum, Dardani, sot Lipjan midis Shtimjes dhe Prishtinës në Kosovë. Këtë rrugë i rrihnin edhe udhëtarë e tregtarë, që shkonin prej Durrsi e Shkodër për në Prizren- Nish-Danubi Jugor deri në Odesa. Kjo qytezë (Epikaria), që prêt të eksplorohet dhe të shpallet nga Bashkia Pukë, një nga pikat më interesante turistike e kësaj Bashkie.
Shuflai ( Sufflay)… vuri re me të drejtë se…në shek. VI të erës sonë te historiani i Perandorit Justinian,Prokopi i Cezaresë, në veprën “Mbi “Ndërtimet” (VI)…në vend të emrit Epicarias të epokës antike shfaqet emri Pakua… në vend të një forme të drejtë Pukae (Pukë).” (PUKA DHE SHKOLLA. Shkodër, 1977, f. 6-7); por është vertetuar se Puka është Kabashi antik, kurse mali sipër , në Veri, Krrabi, quhej “Monti De Puka (Mali i Pukës).
Për lashtësinë afro dymijë-vjeçare dhe vazhdimësinë e saj na dëshmon edhe studiuesi Jaho Braha, ish përgjegjës i Muzeut Historik të Pukës: “ Me gërmimet që kemi kryer kohët e fundit ( rreth viteve 1970) në Kodërhani, aty edhe tani duken linjat e drejtimit të fortifikimi antik. Aty- këtu kanë dalë në dritë edhe pjesë nga faqja e murit rrethues të qytezës antike, mur i cili ka qenë ndërtuar me gurë, të lidhur pesërisht me llaç gëlqereje.
Brenda këtij fortifikimi,- vazhdon studiuesi J. Brahaj,- kam zbuluar edhe copa të shumta tjegullash solene e kaliptere me trashësi rreth 3 cm ashtu si edhe copa tullash rreth 4 cm trashësi, të datuara (Qendra e Kërkimeve Akeologjike Tiranë) të shek. II – IV të erës së re.” (J. Brahaj, Gjurmime arkeologjike rreth qytetit të sotëm të Pukës, kumtesë, mbajtur në Pukë, më 10. X. 1978; dorëshkrim në Muzeun Historik të Pukës).
Lidhur me familjen Ziu/Zeza J. Braha jo çdo herë është i saktë, sidomos: kur thot se Laçajt e Pukës janë “një degëzim i hershëm i Zezajve. Laçajt janë “degëzim” me Preçajt e Kabashit , Lushaj. Gjithashtu, ky autor, bazuar, në të dhëna të pamjaftueshme, kryesisht gojëdhëna, konkludon mendimin e gabuar e konfliktual, kur jep shënimin : “ Xhamia e Pukës është e ndërtuar…mbi themelet e kishës së Pal e Boç Ziut.”( J. Brahaj, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, f.19.Tiranë,2005.) Simbas kësaj sajese del se myslimanët e Pukës kanë dhunuar trojet e një kishe të krishterë mbi të cilën paskan ndërtuar një xhami.(!)
E para, në Kodergjytet (Koderhani) nuk ka pasë kurr kishë, siç e dëshmon kujtesa historike dhe vetë Fr. Bardhi, që e viziton këtë qytezë qershor 1637, më se një shekull para se të ndërtohej xhamia.
E dyta, mjaft studiues, kur flasin për një kishë në Pukë e kanë fjalën për Pukën vis (rrethinë) dhe jo vendbanim fshati a qyteze. Ndërsa, Puka antike dhe mesjetare është Kabashi me Kishën e Shën Palit. (Sqarime më të plota gjënden te botimi :Kabashi, Puka që në lashtësi -2, f. 35-64.Tiranë, 2008, me autor Xh. Meçi).
E treta,ka qenë traditë në krahinën e Pukës që asnjë godinë e re të mos ndërtohej mbi një truall mbetë shkret. Kështu edhe me kishat. Asnjë xhami si edhe as kishë në Pukë nuk është ndërtuar mbi troje kishash.
E katërta, Ziu-n tradita e njeh në trajtën Mziu: Pal Mziu e Boç Mziu për selinë e të cilëve ka mendime të ndryshme: Zezët e Pukës thonë për në Zezë. Në fshatin Mëzi, mbi Dri, thonë se Pal Mziu e Boç Mziu i kishin gurët ku uleshin e pushonin në livadhin e Kolë Bibë Dodës, . Më 1967 këto gurë me vlerë etnologjike u hodhën si “bestytni, mbeturina të së kaluemës.”(!)
Në Kabash Boçen e lidhnin me toponimet -Beçme: Beçme e Eper dhe Beçme e Poshtme, një vend i bukur në afërsi të kështjellës, që përfundonte në një kullë karakteristike mbrojtëse dhe mundësi të madhe vrojtimi mbi luginën e Kabashit (Pukën antike dhe të abacisë së Shën Palit, ku shtrihej sundimi i Boçes( Boç Mziut). Ka edhe një kujtesë tjetër: vëllezërit Pal e Boç Mziu ishin vendosë forcisht në Fushblinisht, afër Sarajeve të Lekë Dukagjinit. Por, asnjë legjendë nuk i lidhë me qytezën Kodergjytet; aq më pak me një kishë(abacinë), që e kanë pasë në Kabash.(!) Kurse, për një kishë në Kodërqytezë, me sa duket, kemi të bëjmë me një sajesë të natyrës romantike. (!) (Megjithatë, botimi i J. Brahës, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, ka vlera me rëndësi për historinë e Pukës dhe të Shqipërisë sidomos lidhur me Gjon Buzukun – Xh. Meçi).
Toponimet (emërvendi) , mbledhë në lagjen Laçaj: Kodergjytet, Mbasgjytetja (ana veriore e shpatit të kësaj kodre), Grykë- Gjytets dhe Fusha e Gjytets ( Fusha e Pukës), janë ruajtë deri nga messhek. XX, shpjegojnë se kjo kodër ka pasë vazhdimësi dhe rëndësi historike përreth dymijë vjet.
Në periudhën Romake kjo qytezë e Kodergjytets, ose diku afër saj, si në Fushëkuq apo në afërsi të Pezhkves, lagje e fshatit Pukë, në hartat romake shënohet Picaria apo Epicaria. Prof. Injac Zamputi shpjegonte se Picaria dhe Epicaria lidhen me një përkthim të toponimit vendas Pezhkve në Picaria latine nga administrata romake. Pra, lashtësia e kësaj qyteze vjen që prej kohëve romake apo pararomake, Ilire, dhe deri nga fund i shek. XIX që vazhdon të njihet me emrin Gjytet dhe jo Pukë. Kodergjytet lartësohet afro 40 m mbi Prrugjytets nga ana veriore me një pjerrësi të theksuar. Nga ana jugore pjerrësia është me një kënd më të hapur, derisa nga ana juglindore formon lidhje me Koderlaçaj, por që nga ana lindore fillon e zbret përsëri deri në 30 m përbri Prrumehaj.
Pozita zotëruese me një këndpamje shumë të gjerë e kësaj kodrine është mjaft e gjetur. Për më tepër, me burime të ftohta e të shëndetshme. Rrafshi i kësaj kodrine shkon deri në më se pesëmijë m2, duke krijuar mundësinë edhe për ndërtime banesore, por me vështirësinë për ruajtjen e murit të gjatë rrethues në gjendje të mirë, siç e kanë vënë re edhe Fr. Bardhi dhe E. Çelebi me mjaft pjesë të murit të shembur.

(vijon nr. e ardhshëm)

 

*Studiues - Mjeshtër i Madh




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes