l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në kuadrin e 450 - vjetorit të ndërtimit të Xhamisë Historike të Pukës QYTET

VITI I SKËNDËRBEUT- MESAZH PËR VLERËSIMIN E TRADITAVE

 

Nga Xhemal Meçi*

Xhamia historike e Pukës –rrënojë, prêt  më në fund të rindërtohet,  dhunuar më 1967;
 - Pozita gjeohistorike mbi 2000-vjeçare, që prej kohës Romake;
 - Kështjella rindërtohet më 1457 prej Sanxhakbeut të Prizrenit ;
  -Dizdar i kështjellës caktohet prej familjes fisnike të Pukës (Kabashit)  ZIU, MZIU;
  -Në shekuj e vizitojnë personalitete të shquara historike:   
  -F. Bardhi,shek.XVII, e quan “ QYTEZA E RE”apo”DUKAGJINE”;
  -E. Çelebi e quan “ JENI KALA “ ( Kalaja e Re );-
  - Në shek. XVII  Qytezën e   banonin së bashku katolikë e myslimanë dhe harmonia mes  
   tyre  qe gjithmonë  shembullore;
   - Në Qytezen “DUKAGJINE”, rreth viteve 1669 me rastin e 10-vjetorit të përfshirjes së  
      Pukës në Pashallekun e Shkodrës (që ishte në formim e sipër ndërtohet Xhamia e  Pukës    
      për qytezën e lagjet fshat;
   - Në anën veriore të Xhamisë  në mesin e shek.XVIII u ndërtua edhe Tyrbja, së cilës nuk i    
     mbahej mend emri,por kujtohej thjeshtë Tyrbja, edhe pse  i është shërbyer deri në  
     përfundim tëLuftën I Botërore;
   - NË XHAMINË E PUKËS kanë shërbyer imamë teologë të shquar, si:- MUSA Hoxhë   
     PUKA, teolog, mbrojtës i Ymer Prizrenit, kryetarit të  Lidhjes SHqiptare të Prizrenit;
   - ZENEL Hoxhë MEHA, teolog, i vendosur për Pavarësi e demokraci; shpallur  
           ”Qytetar  Nderi i Bashkisë Pukë”;
   - Elez Hoxha, përkrahës i reformave dhe i LANF, i respektuar nga Migjen, i shpallur  
    “Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë”;                                                            
   -   Në  Xhaminë historike të Pukës  kanë falë namaz ( janë lutur) kalimtarë të shquar, si:    
       Shefqet Turgut Pasha me oficerët e tij, pushtues osman, korrik1910;
  -  Ministri i Brendshëm Turk Adil  Beu, mars 1912;
  -  Verën e 1912-ës në atë Xhami ka falë namaz  disa herë  Hasan Riza Pasha, i cili ka
     dhuruar (sadaka)13 lira ari turke për meretim të kësaj xhamie;               
  - Garnizoni Austro-Hungarez  vendoset  larg Xhamisë, të cilën për nevoja shtarake e ktheu në 
    magazinë  1915-1917;
  - Më 1939 pushtuesit fashist  kërkuan  ta rindërtonin si” dhuratë nga fashizmi italian”,por  
   myftia  i Pukës, H. Elez Hoxha si antifashist, që ishte, nuk pranoi .
           

Vendndodhja  e Xhamisë Historike të Pukës
Rëndësia historike e kësaj Xhamie është e lidhur me rëndësinë e vetë Kodërgjytets. Më vonë, më 1917  e në vazhdim, u quajt Kodërhani, prej se  aty mbetën hanet,  kurse administrata shtetërore me garnizonin ushtarak austro-hungarez, që e ndjenin vetën ngusht mes xhamisë dhe tyrbes, zbriti në rrafshin e Qarrit t’ Bajrakut( sot Nënprektura e Shtëpia e  Kulturës ). Që prej asaj kohe, para afro 100 vjetësh, pak nga pak qyteza u shperngul në këtë rrafsh, ku u formua qyteti i sotëm i Pukës.
Me hulumtimet e kësaj qytezeje fortesë janë marrë studiues të ndryshëm: Frang Bardhi, Evlija Çelebi, Hekard ( Hecquard, konsulli Francës,1898), Theodor Ippen, konsull i Austro-Hungarisë, Shkodër (1896 -1903), dr. Fr. B. Nopça, Lovro Mihaqeviq (1911), dr. Milan Shuflai ( Sufflay), si edhe  prof. Eqrem Çabej i cili shkruan se me Pukën janë marrë  studiues të mirënjohur, që hedhin dritë mbi prejardhjen e emrit Pukë, emër të cilin e lidhin gabimisht me Epicaria etj. Ndërsa prejardhja  e saj e vërtetë është Via Publika (Udhë Popullore, Publika:Pukë).  Gjithashtu janë  marrë me Pukën prof. dr.  Selami Pulaha, prof. Injac Zamputi, prof. Kolë Luka etj.         Prof. E. Çabej thekson se: “ Emrin e Pukës ,( është fjala për qytezën  Koderhani -Xh. Meçi)  dijetari i njohur J. G. Hahn, dikur konsulli Austro-Hungarisë në Janinë, në një prej veprave të tij, e barazon gjeografikisht  e gjuhësisht me emrin e vendit Epicaria ose Ad Picaria antike (“Në Pezhkve”) , shënuar kështu  te K.Peutingeri në hartën e tij, më parë te gjeografi e  astronomi Klaud Ptolomeu i Aleksandrisë së Egjiptit, Epikaria: një stacion në rrugën, që në kohë romake prej Lezhe (Lissus) të çonte në Municipium  Ulpianum, Dardani, sot Lipjan  midis Shtimjes dhe Prishtinës në Kosovë. Këtë rrugë i rrihnin  edhe udhëtarë e tregtarë, që shkonin prej Durrsi e Shkodër për në Prizren- Nish-Danubi Jugor deri në Odesa. Kjo qytezë (Epikaria), që prêt të eksplorohet dhe të shpallet  nga Bashkia Pukë, një nga pikat  më interesante turistike e kësaj Bashkie.
 Shuflai ( Sufflay)… vuri re me të drejtë se…në shek. VI të erës sonë te historiani i  Perandorit Justinian,Prokopi i Cezaresë, në veprën “Mbi “Ndërtimet” (VI)…në vend të emrit Epicarias të epokës antike shfaqet emri Pakua… në vend të një forme të drejtë Pukae  (Pukë).” (PUKA DHE SHKOLLA.  Shkodër, 1977, f. 6-7); por është vertetuar se Puka është Kabashi antik, kurse mali sipër , në Veri, Krrabi, quhej “Monti De Puka (Mali i Pukës).
Për lashtësinë afro dymijë-vjeçare dhe vazhdimësinë e saj na dëshmon edhe studiuesi  Jaho  Braha, ish përgjegjës i Muzeut Historik të Pukës: “ Me gërmimet që kemi  kryer kohët e fundit ( rreth viteve 1970) në  Kodërhani, aty edhe tani duken linjat e drejtimit të fortifikimi antik. Aty- këtu kanë dalë në dritë edhe pjesë nga faqja e murit rrethues të qytezës antike, mur i cili   ka qenë ndërtuar me gurë, të lidhur pesërisht me llaç gëlqereje.
 Brenda këtij fortifikimi,- vazhdon studiuesi J. Brahaj,- kam zbuluar edhe copa të shumta tjegullash solene e kaliptere me trashësi rreth 3 cm ashtu si edhe copa tullash rreth 4 cm trashësi, të datuara   (Qendra e Kërkimeve Akeologjike Tiranë) të shek. II – IV të erës së re.”  (J. Brahaj, Gjurmime arkeologjike rreth qytetit të sotëm të Pukës, kumtesë, mbajtur nëPukë, më 10. X. 1978; dorëshkrim  në       Muzeun Historik të Pukës). 
Lidhur me familjen Ziu/Zeza J. Braha jo çdo herë është i saktë, sidomos: kur  thot se  Laçajt e Pukës janë  “një degëzim i hershëm i Zezajve.  Laçajt janë  “degëzim” me Preçajt e Kabashit , Lushaj.  Gjithashtu, ky autor, bazuar, në të dhëna  të pamjaftueshme, kryesisht gojëdhëna, konkludon  mendimin e gabuar e  konfliktual, kur jep shënimin : “ Xhamia e Pukës është e ndërtuar…mbi themelet  e kishës së Pal e Boç Ziut.”( J. Brahaj, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, f.19.Tiranë,2005.) Simbas kësaj sajese del se myslimanët e Pukës kanë dhunuar trojet enjë kishe të krishterë  mbi të cilën paskan ndërtuar një xhami.(!)
E para, në Kodergjytet  (Koderhani) nuk ka pasë kurr kishë, siç e dëshmon  kujtesa historike dhe  vetë  Fr. Bardhi, që e viziton këtë qytezë qershor 1637, më se një shekull para se të ndërtohej xhamia.
E dyta, mjaft studiues,  kur flasin për një kishë në Pukë e kanë fjalën për Pukën  vis (rrethinë) dhe jo vendbanim fshati a qyteze. Ndërsa,  Puka antike dhe mesjetare  është Kabashi me Kishën e Shën Palit. (Sqarime më të plota  gjënden te botimi :Kabashi, Puka që në lashtësi -2, f. 35-64.Tiranë, 2008, me autor Xh. Meçi).
E treta,ka qenë traditë në krahinën ePukës që asnjë godinë e re të mos ndërtohej mbi një truall mbetë shkret. Kështu edhe me kishat. Asnjë xhami si edhe as kishë  në Pukë nuk  është ndërtuar mbi troje kishash.
E katërta, Ziu-n tradita e njeh në trajtën Mziu: Pal Mziu e Boç Mziu për selinë e të cilëve ka mendime të ndryshme: Zezët e Pukës thonë  për në Zezë. Në fshatin Mëzi, mbi Dri, thonë se Pal Mziu e Boç Mziu i kishin gurët  ku uleshin e pushonin në livadhin e Kolë Bibë Dodës, . Më 1967  këto gurë me  vlerë etnologjikeu hodhën si “bestytni, mbeturina të së kaluemës.”(!)
Në Kabash Boçen e lidhnin me toponimet  -Beçme: Beçme e Eper dhe Beçme e Poshtme, një vend i bukur në afërsi të kështjellës, që përfundonte në një kullë karakteristike mbrojtëse dhe mundësi të madhe vrojtimi mbi luginën e Kabashit (Pukën antike dhe të abacisë së Shën Palit, ku shtrihej sundimi i Boçes( Boç Mziut). Ka edhe një kujtesë tjetër: vëllezërit Pal e Boç Mziu ishin  vendosë forcisht në Fushblinisht, afër Sarajeve të Lekë Dukagjinit. Por, asnjë legjendë nuk  i lidhë me qytezën  Kodergjytet; aq më pak me një kishë(abacinë), që e kanë pasë në Kabash.(!)  Kurse, për një kishë në Kodërqytezë, me sa duket, kemi të bëjmë me një sajesë  të natyrës romantike. (!) (Megjithatë, botimi i J. Brahës, KRONIKË E DERËS SË GJON BUZUKUT, ka  vlera  me rëndësi për historinë e Pukës dhe të Shqipërisë sidomos lidhur me Gjon Buzukun – Xh. Meçi).
Toponimet (emërvendi) , mbledhë në lagjen  Laçaj: Kodergjytet, Mbasgjytetja (ana veriore e shpatit të kësaj kodre), Grykë- Gjytets  dhe Fusha e Gjytets ( Fusha e Pukës), janë ruajtë deri nga messhek. XX,  shpjegojnë se kjo kodër  ka pasë vazhdimësi  dhe rëndësi historike përreth dymijë vjet. 
Në periudhën Romake  kjo qytezë e Kodergjytets,  ose diku afër saj, si në Fushëkuq apo  në afërsi të Pezhkves, lagje e fshatit Pukë, në hartat romake shënohet Picaria apo Epicaria. Prof. Injac Zamputi shpjegonte se Picaria dhe Epicaria lidhen menjë përkthim të toponimit  vendas Pezhkve   Picaria latine ngaadministrata romake.Pra, lashtësia e kësaj qyteze vjen që prej kohëve romake apo pararomake, Ilire, dhe deri nga fund i shek. XIX që vazhdon të njihet  me emrin  Gjytet dhe jo Pukë.
Kodergjytet lartësohet afro 40 m mbi Prrugjytets nga ana veriore me një pjerrësi  të  theksuar. Nga ana  jugore pjerrësia është me një kënd më të  hapur, derisa nga ana juglindore formon  lidhje me Koderlaçaj, por që  nga ana lindore  fillon e zbret përsëri deri në 30 m  përbri Prrumehaj.
Pozita zotëruese me një këndpamje shumë të gjerë e kësaj  kodrineështë mjaft e gjetur. Për më tepër, me burime të ftohtae të shëndetshme. Rrafshi i kësaj kodrine shkon deri në më se pesëmijë m2, duke krijuar mundësinë edhe për ndërtime banesore, por me vështirësinë për ruajtjen e murit të gjatë rrethues në gjendje të mirë, siç e kanë vënë re edhe Fr. Bardhi dhe E. Çelebi me mjaft pjesë të murit të shembur.
Simbas prof. I. Zamputit  ndërtimi i kësaj qytezeje duhet të jetë pas kryengritjes 1515 dhe pas luftërave që bëri Turqia kundër fuqive  perëndimore, d.m.th. pas vitit 1540. ( Relacione II… shënime, f. 456).
Më, pas  prof. K. Luka bënë sqarime plotësues : “Shkatërrimin e kësaj kështjelle prof. I. Zamputi e lidh me vitet 1570-1574, kur kryengritësit me në krye  Bartolome Dukagjinin çliruan edhe Lezhën. Rindërtimi i saj  u bë rreth vitit 1608, kur rimerren në shkallë të gjerë veprime ushtarake nga turqit për ta ripushtuar edhe një herë vendin.”(K. Luka, Topografia e shek.  XVI-XVII. Etnografia Shqiptare 11/1980, f. 170. Tiranë, 1981).
Prof. dr. Selami Pulaha jep të dhëna të reja  për  juridiksionin  e shtrirjes  në prona  e të  veprimeve në ruajtjen e rendit të   Qytezës së Re në Dukagjin (Pukë), që dalin nëpërmjet  shpërblimeve, dhënë Dizdarit dhe rojave të kështjellës.  ”…fshati Plakza e Poshtme (Ashaga), lagje e Koderspaçit (Mirditë) ishte timar i Hysenit, i biri i Iljasit një nga ruajtësit e kalasë së  Dukagjinit…”  Kështu  edhe për “timarin e Sulejmanit, i biri i Ilhanit, ruajtës i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra (fshatra të bregut të Drinit, në afërsi të hidrocentralit të sotëm të Komanit). Më 1591 gjejmë dy timare. Timarin e Hasanit në fshatin Blishta (Blinisht) dhe truallishten Karma dhe timarin e Aliut, i biri i Mustafajt, dizdar i kalasë së Dukagjinit, në truallishtën Koman e Dobra.” ( Prof. dr. S. Pulaha, Krahinat e Sanxhakut të  Dukagjinit gjatë shek. XVI. Studime Historike 3/1973, f. 7. Tiranë 1973).
Për sa i takon  Dizarit të kësaj kështjelle, që më 1591 del me emrin Mustafa,  kujtesa historike  i bien të ardhur prej Kabashi, kushërinj me zotnitë Kryeziu, degë e familjes fisnike Ziu.
Ziu është familje fisnike mbi njëmijë-vjeçare në Kabash, Kryezi, Zadrimë, Kosovë,  Maqedoni, Itali, ( Negri ). Princat Dukagjin  i kanë gjetë në Kabash me prona deri në Mëzi, verilindje të Iballës, Pukë,  Djoç (Gomsiqe) etj. Dizdari i Pukës ka qenë derë e parë në agët e Zotnitë e Pukës deri me Bushatlinjtë e Shkodrës, të cilët ia kufizuan pushtetin dhe pronat, të cilat i shiti përfundimisht Musa Dizdari, i njohur me emrin MusaHoxhë  Puka. Nga fundi i shek. XVIII e fillimshek. XIX fituan pushtet  agët  Kryeziu (fshati Kryezi) kushërinj me Dizdarin  e Qytezës, Dukagjine ( Pukë). 
Për familjen  Ziu me origjinë fisnike na dëshmon edhe Hekard, konsull i Francës në Shkodër, mesi i shek. XIX: “Pak larg nga Puka gjinden rrënojat e një kështjelle të vjetër të banueme. Gojdhana thot se  ishte e një princit shqiptar të quajtun  Pal Zenta.  Disa  familje përreth ( kështjellës ) e mbajnë vedin të rrjedhun nga kjo familje. Barleti,- thekson Hekard,- përmend një Pal Zenta, i fisit të Lekë Dukagjinit.” H. Hecquard, Shqipëria e Veriut. Arkivi i Institutit të Historisë, A –III, Nr. i inventarit 132-158,f.6 ).
Prej këtyre të dhënave   dalin fakte që dëshmojnë për një familje fisnike ZIU e cila i ka pasë trojet  e hershme në lindje të Abacisë së Shën  Palit  të  Kabashit ( Pukës), rreth treqind metra larg saj, ku kanë qenë, gështenjat membiemrin Ziu/Zezë: Kshtejat e Pre’ Zezve.
Toponime  me Zezë  kemi edhe perreth qytetit të sotëm të Pukës: Zezë, lagje nga veriu deri në lindje, Boka e Zezve në veriperëndim Kujazez  dhe  Balli Kujtzi, në jugperëndim. Simbasshtrirjes  së toponimeve Zezë del se krejt fshati Pukë të ketë pasë emrin Zezë,pronë e familjes Ziu; por,  kur u formuan dhe u rritën lagjet Laçaj dhe Mehaj në jug dhe juglindje, atëhere u ngushtua  emri Zezë deri në kufijtë e sotëm të asaj lagjeje, sado pak më  e shtrirë.
Emri ifshatit Zezë u zëvendësua me fshatin Pukë , po me një farë problemi, se me Pukë emërtohej tani: krahina, qyteti dhe fshati përreth qytetit. Kurse krahina e Pukës në dokumentat  osmane, shek. XVI-XVII del Nahija Mali i Zi që te vona  u quajt Nahija e Pukës, si edhe fshati I Pukës, ndërsa Mali i zi ( Malziu u ngushtua në visin e Vaspsit, Dheu i Malit Zi (MALZIU).
Emri Pukë,  merr shtrirje të tillë se agët e Kabashit mbanin mbiemrin e lashtë Puka, si edhe  fshati Kabash. Kur dolën  në Dukagjine , Kodergjytet   (Koderhani ) nga fundi i shek. XVIIme mbiemrin Puka, Agt e Puks, mjaft të pasur e të fuqishëm, duke thënë:  Te Agt e Puks, i  mbet emri  Pukë edhe vendit.
Rëndësi  merr fakti se në  Kodërgjytet  në shek XVII  kemi dy familje fisnike: Dizdari në rënie dhe Aga i Puks në  ngritje. Nevoja e  tyre për një xhami bëhet më e nevojshme, prandaj nuk vonon e ndërtohet aty nga mesi i shek. XVII, rreth viteve 1669. (Xh. Meçi , Kabashi, Puka që në lashtësi 2, f. 47-123. Tiranë , 2008.) Sa më sipër del në plan të pare fakti i pamohushëmXHAMIA HISTORIKE E PUKËS  PRET TË RINDËRTOHET, por pushteti lokal  është  penguar se me  mbylljen e kishave dhe të xhamive, si objektet, si trojet me  rrethinë varresh etj. janë shpallur “TOKË SHTET”,  duke u penguar kështu edhe rindërtimin e kësaj xhamie historike në pritje që prej më se 25-vjetësh edhe pse premtimet nga viti në vit nuk kanë munguar. Tani kryetari i Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj po merret seriozisht për ta zgjidhur këtë nyjë djallëzore të regjimit komunistqë, që të mos mbetet rrënojë e trishtueshme për besimtarët mysliman të Pukës, sidomos për Laçajt që e kanë parasysh çdo ditë.Ka ngritur një grup pune për përgatitjen e shpejtuar e të plotë  dokumentat e duhura.
  Mirkuptimi  ndërfetar ka gjetë mbështetje edhe te myftitë e Pukës të kësaj Xhamije historike
Fr. Bardhi, ipeshkvi i Zadrimës dhe i Pukës, (leksikograf, historian, etnolog e folklorist i shquar i mesjetës shqiptare), në relacionin e tij tëqershorit 1637 na jep të dhëna  historike dhe etnologjike me interes për këtë qytezë e rreth saj: “ Prej Berdheti  kthyem posht dhe mbërrijtëm te Qytezja e Re e Dukagjinit, ku u poqa me agën e asaj qyteze i cili mbasi na përshëndeti, na ftoi të zinim vend në shtëpinë e tij në qytezë. (Aga don me thanë zot dhe qeveritar  qytetesh), dhe kështu e pranova ftesën dhe ai na priti shumë mirë.
Kjo QYTEZË, në një luginë të madhe ndër male, në mes të popujve të Dukagjinit (Pukë), në një vend shumë të bukur dhe me ujna shumë të ftohtë, qe ndërtuar së pari prej një turku (myslimani) të fuqishëm, po thuaj sot e 90 vjet (1547). Pastaj qe rrënuar prej  mirditasve dhe popujve të Dukagjinit, që aso kohe ishin kryengritës  kundër turkut. Pastaj, sot e 29 vjet (1608) qe rindërtuar  po prej një turku (myslimani),  nga qyteti i Prizrenit,…aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit.
Tash kjo qytezë në gjuhën shqipe ose epirote quhet” Gjutetja e ree ndukagin,”që don me than: Qytezja e re në Dukagjin… kanë mbetë vetëm disa copa muri në të cilën përfshihen 11 shtëpi të përzieme të krishtena dhe po aq turke. Aga (komandanti i kështjellës, ish katolik, por që është kthyer në turk) ka  tre vëllazën  të krishtenë të martuem dhe një (vëlla) turk (mysliman ) .
Grueja e agës është një e krishtenë e urtë dhe e mirë. Përreth qytezës ishin 6 shtëpi të përzieme edhe ato me turke (myslimane). As mbrenda, as përreth kësaj qyteze nuk kishte ndonjë kishë o kapelë, veçse jashtë qytezës, në një shtëpi të një të krishteni çova meshë të nesërmen në mëngjes dhe bana predik, rrëfeva dhe kungova disa vetë dhe krezmova 32 vetë”. (RELACIONE II/ I965, f. 81).
Ajo, që është e dukshme në  të dhënat e Relacionit të Fr. Bardhit të qershorit 1637, është se  agai i kështjellës, si edhe në Kabash, tregohen  mikpritës ndaj ipeshkvit të Sapës që po kryente shërbime fetare në pronate tij.   Gjithashtu, marrëdhëniet fqinjësore e fetare në qytezë ejashtë saj  janë në harmoni të plotë. Agai, qeveritari i kështjellës, ka ende edhe tre vëllezër si  edhe bashkëshorten e tij të krishterë  pa ndonjëshqetësim mes tyre. Nga ana tjetër, shërbimet fetare ndaj të krishterëve  Fr. Bardhi i kryen lehtësisht pa asnjë shqetësim prej myslimanëve. Të krishterët  nuk i shfaqën  asnjë  ankesë  ipeshkvit për ndonjë presion ndaj tyre për të lënë besimin e krishterë e për të kaluar në besimin mysliman. Këto tradita tëmira për harmoni ndërfetare në Pukë janë ruajtur edhe sot e kësaj dite.
Ndërtimi i Xhamisë në Qytezën e Pukës u arrit  rreth vitit 1669 , prej Musa Hoxhë Puka, i përkrahur prej Bushatlive të Shkodrës, në kuadrin e 10-vjetorit të bashkimit të Pukës me Shkodër, duke iu shkëputur sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Pejë.  Po tani kjo xhami historike është veçse një gërmadhë që prej 27 vjetësh, edhe pse janë bërë kërkesa, gjetë donatorët prej myftisë së Pukës, imam Gëzim Kopani. Tani shpresa dhe mundësia e fundit është Kryetari i Bashkisë Pukë z. Gjon Gjonaj me grupin e tij të punës.     
*Studjues – Mjeshtër i Madh


 

*Studiues - Mjeshtër i Madh




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes