l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Këshilli i Bashkisë Memaliaj nderon ish partizanin e Brigadës së XIX-t Sulmuese

IKU NANË XHUMA MALEÇKA!

 

(Me 19 gusht 2018, iku nga jeta Nanë Xhuma Maleçka, që luftëtarëve të UÇK-së, ua shëroi plagët me lot...!)
...

Ike, Nanë Xhuma, ike
Zemren në zemra tona e le
Amanet Kosovës, historisë me plumba
Nanë e UÇK-së, o Nanë Xhuma:
Ishe Nanë e Diellit
Ishe nanë e Luleprillit
Ishe nanë e bijve çlirimtarë
Ishe nanë e bukës, miqësisë
Sofra jote bukë, diell i mëmësisë
Plagët na i shëroje me lot
Kur më dërgoje në analiza
I thoshe doktorit:
Ky djali jem, ushrar, Riza!
Ike, Nanë Xhuma, ike
Sot Kosova pavaresi buzëqesh
Tërë Shqipëria krenari po reshë
Lotin në sy delli s’e thanë
Kujtimin për Ty shiu s’e lanë
Nanë të pata, nanë të kam
Yt bir i dytë, unë, Riza jam!
S’mërzitet jo, jo fare
Goca jote Mona, çlirimtare:
Sa ka dritë dielli,
zani vjen me jehona:
Do jesh e gjallë, nanë Xhuma
Nanë e UÇK-së, në zemra tona!
....

Dritë pastë shpirti yt, Nanë Xhuma!
Lavdi!
...

Nanë Xhuma Maleçka, nga Tirana, plagët Luftëtarëve të UÇK-së, ua shëronte me lot,
i puthte, i donte, i uronte, i pergezonte, u kendonte, i bekonte...)
Drenice, me 20 gusht 2018, ora 4,46 minuta e mengjesit.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes