l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Këshilli i Bashkisë Memaliaj nderon ish partizanin e Brigadës së XIX-t Sulmuese

Jonuz Muharrem Jahaj, “Qytetar Nderi” i Memaliajt

 

Këshilli Bashkiak Bashkisë së Memaliajt i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” veteranit të luftës Nacional Çlirimtare, Jonuz Muharrem Jahaj (pas vdekjes). Në këtë ceremoni, organizuar në 18.08.2018, morën pjesë veteranë të zones së Krahsit, këshilltarë, drejtues të pushtetit lokal, të afërm e familjarë të ish partizanit të orëve të para në zonën e Tepelenës, Jonuz Jahaj, për veprimtarinë e të cilit foli antari i këshillit bashkiak, z. Avdul Ruçi. Kryetari i Këshillit bashkiak të Memaliajt, z. Orgest Zika, permes një atmosfere festive, çertifikatën e titullit “Qytetar Nderi”, akorduar veteranit Jonuz Jahaj, ia dorzoi djalit të tij, z. Muharrem Jahaj, i cili premtoi se traditat më të mira në shërbim të atdheut do t’ua trasmetojë edhe brezave të rinj të familjes Jahaj.


Z.Avdul Ruçi ndër të tjera tha:
“Këshilli Bashkiak i Bashkisë Memaliaj me vendimin nr. 29, datë 26.04.2018, veteranit Jonuz Muharrem Jahaj, për kontributin e tij gjatë luftës Nacional Çlirimtare, i ka akorduar çertifikatën e “Qytetarit të Nderit” (psas vdekjes) me këtë motivacion:
“Ka marrë pjesë në luftën Nacional Çlirimtare, në brigadën e XIX partizane dhe ka dhënë kontribut të shquar në vitet e ndërtimit të vendit”.
Veterani Jonuz Muharrem Jahaj ka lindur në 29 korrik të vitit 1922 në fshatin Levan në një familje të madhe tradicionale e patriotike, e cila përveç mikpritjes, nderit dhe respektit kishte kultivuar tek pasardhësit e vetë edhe dashurinë për atdheun. Ishte kjo parapergatitje shpirtërore që qysh herët Jonuzi iu bashkua të rinjëve në protesat e tyre kundër pushtimit të vendit nga ana e agresorëve italianë. Me formimin e formacioneve të para luftarake kundër pushtuesëve, Jonuzi u inkuadrua në çetën “Naim Frashëri” qysh në pranverën e vitit 1943, duke marrë pjesë në disa aksione luftarake, kulmi i të cilave u arrit në 25 dhe 26 qesrhor të vitit 1943.


Mbështetur në materialet arkivale si dhe nga dëshmitë e shkruara nga pjesmarrësit në këtë betejë, e në veçanti mbështetur në kujtimet e komandantit të çetës, Asif Dragoti, apo edhe të pjesmarrësve të tjerë si Abas Shehu, apo Fejzo Ismaili e të tjerë, kjo betejë vazhdoi për dy ditë me radhë në Mogila të Vasjarit e në Qafë të Miricës. Italianët, që nuk e prisnin këtë aksion, mbetën të gozhduar në vend, por edhe të tronditur nga trimëria e shqiptarëve. Ata lane në fushë-betejë 25 ushtarë të vrarë, 15 të plagosur, ndërkohë që ranë robër në duart e luftëtarëve tanë 60 ushtarë e tre oficerë.
Në këtë përpjekje Jonuzi ishte mitralierë së bashku me një bashkëluftëtar tjetër. Duke qenë në ballë të luftës ai u plagos, e megjithë plagën e marrë nuk e lëshoi mitralozin nga dora. Nga ana luftëtarëve tanë në këtë betejë ra dëshmor Qazim Shehu (Manxhari) nga fshati Toç.
Pas kësaj beteje formacioni partisan, ku ishte inkuadruar Jonuzi, u zgjerua me pjesmarrës të tjerë, kështu që në 10 gusht të vitit 1943 në Domje të Kalivaçit u formua batalioni “Baba Abaz”.
Jonuzi, si pjesmarrës i këtij batalioni, u inkuadrua në brigade e V sulmuese e më vonë në brigade e XIX sulmuese, ku e gjeti edhe çlirimi i vendit.


Pas çlirimit të vendit Jonuzi u khye në fshatin e tij të lindjes, në Levan e disa vite më vonë iu përgjigj thirrjes për të punuar në sektorin e naftës. U vendos në Patos familjarisht dhe punoi si furnitor në ndërrmarrjen e Shpim-Shfrytëzimit, deri sa doli në pension. Ai u dallua në punë për urtësinë, këmbënguljen e korrektësinë e tij, duke i trasmetuar këto cilësi edhe tek dy djemtë e katër vajzat, tek nipërit e mbesat që sot jetojnë e punojnë me ndershmëri, duke trashguar nga babai e gjyshi i tyre, Jonuzi, amanetin që ta duan e ta nderojnë fshatin e tyre, Levanin, krahinën e tyre, Krahsin, Memaliajn e Tepelenën si dhe gjithë Atdheun tonë të dashur. Jonuz Jahaj ndërroi jetë në 10 gusht të vitit 1993 i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.


Nder e lavdi për veteranët e patriotët tanë!”.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes