l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

LIBRI

Hiqmet Gonxhja shkruan për gonxhet e prillit

 

Sakip Cami,
poet dhe publiçist

Prof. Hiqmet Gonxhja tanimë është 90 vjeçar. Ai kadalë me një libër të plotë voluminoz me 500 faqe me të gjithë jetën e tij, me poezi, prozë, kujtime, studime etj.
Në parathënien librit me poezi, publicistikë, filozofi, mitologji, letërsi dhe fjalorthe ai shkruan: “Sidoqoftë, pena ime e vockël në dorën e një askushi, më nxiti që të mos tutem nga ballafaqimi me publikun lexues, dhe kritikën letrare, për shkak të kompleksit, që natyrshëm, bartmosha e tretë.
Unë do ti këshilloja bashkëmoshatarët e mij të cilët gëzojnë shëndet normal mendor e fizik, që të guxojnë për të hedhur në letër, kujtimet, mbresat dhe frymëzimet e tyre të vyera deri në frymën e fundit.
Padyshim, në grumbullin e këtyre shkrimeve do të ketë edhe gjëra pa vlerë. Por, nga ana tjetër, ekziston mundësia, që në këto shkrime të shfaqen edhe vlera domethënëse, që mund t’i shërbejnë sadopak shoqërisë dhe thesarit të kulturës kombëtare”.
Unë do të thoja që guximi i profesorit 90 vjeçar është i justifikuar dhe materia që ai paraqet është me vlera. Prof. Gonxhja nuk është askushi, siç thotë ai me modesti për vehten e tij, por gjithkushi. Ai është biri i Sami Gonxhjas, mësuesit dhe përhapësit të parë të shkollave shqipe në Dibër dhe në Shqipëri, ai është profesor i gjeodezisë shqiptare, ai është memorie që i nevojitet brezave dhe kombit.
Ai mbetet një Gonxhja prilli, një Gonxhja pranvere, ashtu siç ka mbiemrin. Poezia e tij lirike tingëllon si e shkruar dhe e përjetuar sot dhe jo 70 vite më parë. Prandaj për gazetën “Veterani” zgjodhëm pikërisht një cikël me lirika dashurie, sepse ata janë zemra dhe shpirti i poetit si dhe disa aforizma.

KUSH ËSHTË HIQMET GONXHJA

Prof. Gonxhja ka lindur në Tiranë më 21 Prill 1928, në gjirin e familjes dibrane, nga Shehri i Dibrës, e ardhur si muhaxhire ashtu si mijëra familje të tjera dibrane, në vitin e kobshëm 1913, për t’i shpëtuar genocidit serb të spastrimit etnik të ushtruar mbi shqiptarët në trojet e tyre të Maqedonisë Perëndimore e të Kosovës martire. Babaj i tij, Sami Gonxhja, një patriot i njohur për kohën kur jetoi, ishte ndër arsimtarët parë të vendit dhe kryetar i degës “Bashkimi” të Avni Rustemit për Prefekturn e Dibër - Mat. Prof. Gonxhja është pinjoll i familjeve elitare dhe patriotike dibrane. Sigurisht, këto, hollësi të origjnës së tij familjare kurrë nuk u pasqyruan në dokumenta autobiografike në kohën e regjimi monist. Në vitet 1939, z.Gonxhja kreu filloren 5-vjeçare në Shkollën e Kuqe, ndërsa në vitin 1947, diplomohet teknik ndërtimi në shkollën që në vitin 1949 do të quhet Politeknikumi “7 Nëndori”. Në korrik të vitit 1953, ai diplomohet me vlerësimin “shkëlqyshëm” si inxhiner - gjeodet - hartograf, në Institutin e Lartë të Gjeodezisë. Aerofotorivelimit dhe Hartografisë në Moskë. Veprimtari shumëplanëshe e Prof. Gonxhjas është mbështetur në katër shtylla kryesore: në fushën profesionale (në zbatimin dhe drejtimin teknikoganizative), në fushën pedagogjike dhe shkencore, si dhe në rrafshin intelektual.

AFORIZMA (Përshtatje)
Vlera e floririt njihet në zjarr
Miqësia e shokut provohet në hall.

* * *
Kur është e sëmurë zilia
Nuk ka qetësi e hajr shtëpia.

* * *
Urrejtja e papërmbajtur dhe e marrë
Kurrë nuk të shpie në rrugë të mbarë.

* * *
Forca fizike pa mençurinë dhe maturinë
Nuk të siguron suksesin, as drejtësinë.

* * *
Vlerat njerëzore dhe fisnikërinë
I shkatërron lakmia për pasurinë.

* * *
Namin e mirë si zotni apo pushtetar
S’ta jep paraja, dhe as posti qeveritar.

* * *
Mos u frikëso nga armiku me shpatë
Por nga “miku” lajkatar dhe gjuhë-gjatë.

* * *
Dashuria , pa asnjë pikë loti
Është, si të thuash, dashuri koti.

* * *
Me optimizëm vështirësitë i përballon
Me pesimizëm, je i humbur dhe dështon.

* * *
Nuk të edukon e frymëzon vetëm fjala
Që shpesh herë bishtnon si ngjala,
Por ai shembulli i qartë vetiak
Pa detyrim dhe pa dajak...

 

POEZI nga Hiqmet Gonxhja

EPITAF TE VARRI I...

Këtu prehem unë djaloshi gjuetar
Që shpend e kafshë pylli plot kam vrarë
Mallkimi i tyre jetën më shkurtoj
Prandaj, ky epitaf, pësimin tim t’u kujtoj
Dhe, pasi mësove timen histori
Mos kërko mëshirë për gjuetarin e ri.

NJË NDARJE MIZORE!...

(Kushtuar kolegëve të mi që u ndanë me të
dashurat ruse në vitet 1960-1961 pas prishjes
së marrëdhënieve partiake e shtetërore ndërmjet
Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik).

Në një natë magjepse pranverore
Unë me rusalkën1) ruse, lule bore
Të pushtuar fort qëndruam gjer sa agoi
Pa ditur se ku anija e fatit do t’na çojë
S’besojakurrë, se kyqe i fundittakim
Që dikur e prisnim me mall e padurim.
Të përlotur, mallkuam këtë ndarje mizore
Të diktuar nga dasitë dhe mllefet ideore
Dëshmitarë të vetëm gjer natën në të gdhirë
Kishim yjet dhe Hënën, që na bënin sehir.
Kujtuam me mall vitet tona studentore
Kur me Tanjushkën bridhnim dorëpërdore
Në parqet e Moskës,në pistat me patina
Ku e trallisur nga muzika, vallëzonte rinia.
Qeshëm kur kujtuam, se si një herë me patina
U shemba mbi akull, për pak më krisi shpina.
...Atë “lamtumirë” – që s’ishte ëndërr e as vegim
Der’satëvdes do ta kujtoj me mallëngjim...

1) Rusalkë (rus.) –shtojzovalle, zanë.

KËRKOJ FALJE
Të lutem harroje zemërimin tim
Dhe shuplakën që të dhashë në atë takim
Harroi shprehjet dhe të sharat vulgare
Dhe sjelljen time harbute e banale
Që i rrëmbyer, gjaknxehtë, pa u thelluar
Viktimë e shpifjeve mbetsh i hutuar
Të lutem kujto dashurinë që të dhurova
Dhe poezitë plot frymëzim që për ty krijova
Për fyerjet e mia, edhe një herë, falje kërkoj
Jetën pa ty unë kurrë s’e përfytyroj
Të lutem, lere mërinë, eja te vendi që ti e di...
Dhe urrejtjen për mua ta këmbejmë me dashuri...


LIRIA, KËNGA DHE DASHURIA
O bilbil i bukur si i larë me ar
Ti je i pari i pyllit si këngëtar
Me tingujt e ëmbël, miken e miklon
Në takimet dashurore atë e fton
Bilbili, kanarina dhe dashuria
Janë, si të thuash, vetë lumturia
Pa dashuri, liri e këngë,
jeta është e kotë
Ndryshe, më mirë të ikësh nga kjo botë.

 

TURISTJA ANGLEZE

Fare rastësisht, Berti si në ëndërr
Dikur në plazh njohu një femër,
Që serbes i tha, quhesh Maria!
Vinte si turiste nga Britania
E magjepsi Lady Maria me sy sedefi
E skalitur si statujë mermeri
Për zotin, qe si lule ekzotike
Lozonjare e zjarrtë dhe romantike

U skuq Berti, kur ajo e pa me ëmbëlsi
Me atë buzëqeshjen plot tinëzi
Papritur ajo i zgjati dorën me finesë
Të cilën ai e rroku pa vonesë
Me afsh ngjiti buzët te dora e saj
Pastaj me vrap, ai dhe Maria
U turrën drejt detit si fëmija
Të notonin mbi valët shkumbëzore
Të ndjekur nga qindra sy kërshërore
Me anglishten u kuptuanpërbukuri
Pordhe pa diturgjuhën, kurbëndashuri
Çiftimirëkuptohet pa vështirësi
Kështukaloikëndshëm me Lady-n Marie
Berti, djali fatlum, prej Shqipërie...

NJË DITË VERE NË MOSKË ...

Një ditë vere, i vetëm fillikat, vajta të shëtis
Pranë kolegjit tim, ishte Parku i Rinisë,
Aty pashë plot djem që rendnin të harbuar
Pas djevoçkave1) veshur lehtë, kofshëzbuluar...
Që fluturonin nga hareja si zogj të dlirë
Dhe pa droje putheshin si të qenë të pirë.
Për çudi, unë s’isha në formë, s’di çfarë kisha
I mendueshëm, qëndroja me shpinë te pisha
Kur kaloj një orë, nisa të dremisja
Por befas, diçka më shkundi, m’u prish qetësia
Dhe pse i përhumbur, sytë për dreq më vanë
Te bjondja e kolme që argasej me djem azganë
Ajo me finte, nga duart u rrëshqiste
Djemtë e marrosur, më shumë i nxiste...
Së fundi ata vendosën të shtrihen mbi bar
Për t’u shlodhur dhe pastaj të loznin si më parë...
S’m’u besua, kur pashë, sykaltrën bjonde
Që buzagaz duke u tundur drejt meje vinte
Për atë Zot, më la fare trimëria
Kur çapkënja u ndal pranë këmbëve të mia
Ndjevaaromëndehëse, tëtrupitfemëror
Që më shtangu si një meteor qiellor
Pa priture kujtuar, bjondia me trupin lastar
M’u paraqit me emër e mi nguli sytë tinzarë
At’botë, ajo, më robëroi, me shikim të parë
Bobo, ç’më gjet belaja, nga turpi desh lojta fare
Si tësillemtash, me këtëdrenushëlozonjare?

I thashë, mos vallë më kishte ngatërruar,
Me ndonjë bandill, që dikur kish takuar,
Njet, njet2) u gjegj me naze, s’ka keqkuptim,
Thjesht, më re në sy, i vetmuar si jetim
Paçemu3) –vazhdoj ajo, s’vjen me ne te lëndina
Po qëndron këtu, si murg, o të marrtë e mira?
U përpoq Nina te shokët të më çonte
Por unë, i thashë këtë ftesë ta harronte.
Duke e kqyr këtë yllkë me neps mashkullor
Me atë fytyrë rozë që dukej si luk ylberor
Sytë më zbritën te profili i saj parabolik
Që lë pa gojë edhe pleqtë më fanatikë
Atëhërë, më iku gjendja e pasigurisë
Kaq e pati, rashë në kurthin e “ruspisë”
O Zot, ç’është kjo sirenë që më solle Ti
Që peshqesh ma bëre krejt si me magji?
Atbotë, me guxim Ninën e pushtova
Me afsh e putha, për një orë s’e lëshova
Ajo e zallisur më nxiste: Davai4) eshçjoraz5)
Kak sçastlivaja6) s’taboi7) moi Albanskij knjaz8)
Ashtu të shtrirë nën hijen e pishës halore
Pranë mimozave erëmira, plot me ruaza verdhore
Në heshtje u betuam se ky takim der’natën vonë
Do mbetesh në kujtesë, i pashuar, përgjithmonë.

1) djevoçka = vajza, 2) njet = jo, 3) poçemu = përse,
4) Davai = jepi, 5) eshcjoraz = edhe një herë, 6) kaksçastlivaja = e lumtur,
7) sta boj =me ty, 8) moj albanski knjaz = princi im shqiptar

SHQISA FATLUME...

Kur prek një gjësend me dorë
E ndjej në është e ftohtë apo e ngrohtë
Kur prek një trup të brishtë femëror,
Lehtë lehtë, ëmbëlsisht me dorë
Ndizet pentagrama e afshit mashkullor
Ç’mrekulli, i madhi Zot ka sajuar,
Shqisën e prekjes kaq të bekuar,
Ajo e bën burrin të zjarrtë si diell
Femrën e ekzalton si shqipen në qiell,
Prekja është preludi magjik i dashurisë
E bekuar qysh me krijimin e njerëzisë
Kur prek shtatin e femrës që don
Tensioni të ngrihet zemra të çpon
Nuk ka ndjesi më të këndshme se prekja
Prej saj tërhiqet e gjunjëzohet vdekja
Aleksandri i Madh thoshte me sinqeritet:
“Vetëm prekja mikluese më bën ibret
Ajo më bën të thyeshëm dhe të butë,
Të tërhiqem zvarrë, pas saj tu ju lut...”





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes