l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

74 vjetori i Brigadës së 18-t Sulmuese - Nga kujtimet e veteranit Uke A. Cami*

OBVL përshëndet vendimin e Brukselit,
Parllaku: NGJARJE E SHUMËPRITUR

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL) ka përshëndetur vendimin e institicioneve të BE për rekomandimin e heqjeve të vizave për Kosovën.


“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”,- është shprehur kryetari i OBVL, gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit.
Duke e konsideruar të shumepritur dhe plotesisht te merituar vendimin e Komisionit Europian per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves, gjenerali legjendar 100 vjeçar, Rr.Parllaku, i cili para 74 viteve drejtoi një nga formacionet kryesore partizane në luftën për çlirimin e Kosovës e të popujve të ish-Jugosllavisë, shprehet se: “Ky është një vlerësim i drejtë i arritjeve reale të rëndësishme të autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës në plotësimin prej kohësh të standardeve që bëjnë të mundur një vendim të tillë historik. Urime të përzemerta!”




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes