l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

74 vjetori i Brigadës së 18-t Sulmuese - Nga kujtimet e veteranit Uke A. Cami*

Hapet rruga e liberalizimit të vizave, ngjarje historike për kosovarët

 

Halil RAMA

18 Korriku 2018 ishte dita e Kosovës në Bruksel. Në prani të presidentit Thaçi, komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos dha vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizimin. 18 Korriku ishte dita e Kosovës në Bruksel. Një delegacion kosovar me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli e disa ministra u takua me të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Më pas u zhvillua takimi i presidentit Thaçi me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili nuk solli asnjë rezultat.
“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizim”
Po të mërkurën e 18 korrikut, në orët e mbasdites u bë publik vlerësimi pozitiv i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave të BE me Kosovën. Në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, komisioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos dha vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Jam i kënaqur tha ai, që t’iu njoftoj për punën e mirë që ka bërë Presidenti dhe ministrat. “Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizim.”

Dimitris Avramopoulos
Ajo që mbetet tani është vendimi i Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së që ta pranoj dhe përmbyllë këtë vlerësim pozitiv, tha Avramopoulos. Parlamenti Europian pritet të vendosë në fund të gushtit për liberalizimin. Komisioneri Avramopoulos u shpreh se “ky është hapi i parë për liberalizimin e vizave, ne do të dërgojmë tani vlerësimet tona në institucionet e tjera të BE-së. Por së bashku do të kalojmë edhe sfidat e fundit të liberalizimit. “Sa më parë të kryhen këto detyra, aq më shpejt do të munden qytetarët e Kosovës të lë vizin pa viza.”

Thaçi: Kemi kryer detyrimet në një kohë të vështirë

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili takua edhe me presidentin Vuçiq në Bruksel, në një takim pa rezultate, theksoi rëndësinë e kësaj dite për popullin e Kosovës. Ky është një lajm nga më të mirët në dekadat e fundit, tha ai. Thaçi falënderoi Avramopoulo për mbështetjen në këtë rrugëtim jo të lehtë për Kosovën, siç tha ai. “Ky është një hap shumë i rëndësishëm në integrimet për në BE. Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe ka qenë e merituar duke kryer detyrimet në një kohë të vështirë.”
Presidenti i Kosovës, theksoi se kjo arritje e Kosovës ishte falë unitetit dhe punës së përbashkët. “Vetëm të bashkuar do të arrijmë edhe qëllimet e tjera.” Thaçi theksoi se jemi partnerë në sfidat e BE-së, dhe jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi.
Institucionet e Kosovës do të punojnë për anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO

Presidenti i Kosovës është shprehur i lumtur që Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Thaçi e ka quajtur ditën e sotme si ditë të madhe për Kosovën.
“Ajo që dua të theksoj në fillim është se sot është ditë e madhe për Kosovën. Është vendim i vonuar por kjo është rezultat i përpjekjeve që kanë bërë institucionet e vendit”, ka thënë ai, në konferencën e mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, me të arritur të delegacionit të Kosovës nga Brukseli.
“Duhet të ndihet mirë çdo qytetar i Kosovës, aktivist politik, deputet që ka investuar për këtë të arritur historike”, ka shtuar ai.


Thaçi ka shprehur besimin se deri në fund të këtij viti kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen.
“Dëshiroj të theksoj që ne kemi besim se gjithë ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti. Natyrisht që mbetet për të punuar më shpejt në Parlamentin Evropian”, është shprehur ai.
Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës do të punojnë për anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO.
“Parlamenti, qeveria, të gjithë kemi punuar për drejtimin e vendit në BE, do të punojmë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë ai.
Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova është e angazhuar për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të jenë të bashkuar në këtë dialog.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes