l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Më 20 Gusht, 74-vjetori i formimit të Brigadës 16-të Sulmuese

Brigada që çliroi qytetin e Fierit

Brigada e 16 Sulmuese u formua më 20 Gusht 1944 nga luftëtarët e Grupit të parë dhe Grupit të tretë të Beratit, si dhe nga mjaftë partizanë të tjerë të rinj nga krahina e Skraparit dhe e Kurveleshit. Inagurimi i saj u bë në katundin Therepel të qarkut të Beratit dhe si zonë veprimi kishte qarkun e Beratit dhe krahinën e Myzeqesë. Pasi kreu një punë pregatitore për organizimin e saj, brigada u hodh në mësymje kundër forcave armike.
Në ditët e fundit të muajit Gusht 1944 forcat e saj organizuan një varg pritash kundër autokollonave armike në rrugën Berat-Lushnje. Me 2 shtator ato sulmuan nazistët gjermanë në Mbrostar dhe, pasi i shpartalluan, dogjën pesë depo me municion e material tjetër usshtarak. Pas këtyre aksioneve forcat e Brigadës 16-të Sulmuese filluan pastrimin e Myzeqesë nga gjermanët dhe tradhëtarët. Gjatë luftimeve këtu u zunë qindra pushkë, dhjetra mitralozë e municion i shumtë dhe radhët e brigadës u shtuan me qindra bij e bija të Myzeqesë.


Më 8 shtator 1944, një batalion i brigadës goditi një autokolonë prej 15 maqinash me nazistë gjermanë në rrugën Fier-Lushnjë. Në këtë pritë u vranë shumë hitlerianë dhe pjesa më e madhe e maqinave u dogj. Të nesërmen hitlerianët kundërsulmuan me forca të shumta, por në saj të heroizmit të partizanëve, u detyruan të tërhiqen në panik, duke lënë në fushën e luftës shumë të vrarë, të plagosur, robër dhe material luftarak.


Me 13 shtator 1944 brigada sulmoi në befasi nazistët gjermanë brenda në aytetin e Fierit dhe preu rrugën Lushnjë-Fier-Vlorë. Pasi u shkaktoi dëme të mëdha armiqve, ajo u tërhoq në fshatrat për rreth Fierit.
Prej kësaj kohe dhe deri në dyjavëshin e parë të tetorit ‘’44, forcat e Brigadës 16-të Sulumese, të vendosura në pozicione luftimi gjatë rrugës Fier-Vlorë, Fier-Lushnje dhe Berat-Lushnje goditën pa rreshtur kolonat gjermane në tërheqje.
Vetëm me 6 tetor 1944, në kodrat e Fier-Sheganit forcat e Brigadës zhvilluan një sulm kundër një autokollone prej 96 maqinash të shoqëruara me pesë tanke.
Në këtë luftim gjetën vdekjen 35 nazistë dhe shumë të tjerë u plagosën. Mbi 41 automobilë u dogjën ose u shkatërruan. Në këtë luftë ranë dëshmorë 12 partizanë, ndërmjet të cilëve Rrapo Luçi, Niko Bozo, Liri Gero dhe u plagosën tetë partizanë.


Me 15 Tetor 1944 forcat e Brigadës 16-të Sulmuese çliruan Fierin, ndërsa më 20 Tetor një pjesë e tyre ndihmoi Brigadën e 8-të për çlirimin e Lushnjës. Armiku la mbi 100 të vrarë, shumë të plagosur dhe materiale luftarake. Ne humbëm 56 partizanë trima.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes