l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH

Kolonel Sulë Domi, një jetë për atdheun, me pushkë dhe penë!

Para disa ditësh u nda nga jeta kolonel Sulë Domi, i cili ia kushtoi gjithë jetën atheut dhe kombit shqiptar. Në ceremoninë e lamtumirës së tij, gjeneral-lejtënant (në pension) Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, vlerësoi rolin dhe kontributin e bashkëlufëtarit e bashkëpunëtorit të tij, Sulë Domi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe për forcimin e modernizimin e ushtrisë shqiptare.


Sulejman Domi lindi me 15 korrik 1925 në Batër të Vogël të Burrelit. Ishte fëmija i tretë i Dalipit dhe Havasë, pas dy motrave, Xhiles dhe Fatimes.
Shkollen e nis në Internatin e Burrelit, si nxënës dite. Ne vitin 1936, familja Domi shpërngulet në Tirane, ku kiishte hapur një furrë buke afër ish kinema “Nacional”, sot rruga “Bardhok Biba”.


Pas shumë përpjekjesh, Sula regjistrohet në gjimnazin e Tiranës. Aty, menjëhere ai bashkohet me nxënës të klasave më të larta, anëtarë të lëvizjes antifashiste. Sula formon grupin e klasës, zgjidhet anëtar i bërthamës antifashiste të shkollës dhe anëtar i njësiteve guerile. Në maj të vitit 1943, me kërkesen e tij dërgohet në Mat për të krijuar çetën e dytë partizane-vullnetare, duke marrë me vete edhe disa shokë të tjerë. Ai u zgjodh nënkomandat i saj.
Me formimin e Batalionit të Matit në gusht 1943, Sula caktohet komandant kompanie dhe, më pas, me krijimin e Brigadës së 23-të Suilmuese, Sul Domi merr detyrën e komandantit të batalionit. Në gjithë luftimet e zhvilluara në Mat, Krujë, Lezhë dhe Shkodër, Sula u dallua për udhëheqje dhe trimëri.


Pas çlirimit, për një kohë të shkurtër, ngarkohet me detyrën e sekretarit të Frontit Demokratik për rrethin e Matit, por shumë shpejt rikthehet në ushtri me detyrën e Shefit të Shtabit të Brigadës së 11-të në Kukës.
Në mars 1946 deri në vitin 1949 dërgohet në Bashkimin Sovjetik për të studjuar në specialitetin “Artileri tokësore”, duke u kthyer që andej me rezultate shumë të larta.
Me ardhjen ne atdhe, Sula emërohet komisar në Regjimentin e artilerisë në Elbasan, ku tregoi aftësi dhe rezultate të larta. Per rrjedhojë, ai dërgohet përsëri në Bashkimin Sovjetik për të vazhduar studimet për një periudhë 5 vjeçare në Akademinë e Artilerisë “Xherxhinski” në Moskë.
Me khimin në atdhe, fillimisht emërohet Shef Operativ në Komandën e Artilerisë së Ushtrisë dhe pas një viti emërohet Shef i Shtabit i po kësaj komande. Pas 10 vjetësh Sula emërohet Komandant i Artilerisë dhe, kur Komanda u kthye në Drejtori, Drejtor i Artilerisë.


Ne vitin 1959 Sul Domi martohet me Sheribanin, vajzën e Mergjyzesë dhe Reshatit, dhe lindin dy fëmije, Gentin dhe Venerën. Sheribani u nda nga jeta ne janar 2010.
Heqja e gradave në ushtri e gjen Sulën me gradën “Kolonel”.
Situata e krijuar në vitin 1974 ka qenë ndër më të vështirat në ushtri, ku shumë kuadro të lartë, me përvojë nga lufta dhe në ushtri dhe me profesionalizëm të lartë, u goditën rëndë, duke i denigruar, larguar nga ushtria dhe burgosur. Në këtë situatë, Sul Domi u shfaq i ekuilibruar, parimor dhe mbi te gjitha kujrajoz, duke i mbrojtur shokët e bashkëpunëtoret e tij.
Pavarësisht se ka jetuar në Tiranë, ai ka qenë gjithmonë pranë popullit të Matit. Për kontributin e dhënë gjatë luftës dhe më pas, Sul Domi gëzonte respektin e veçantë të popullit të Matit dhe për këtë arsye është propozuar dhe ka qenë Deputet i Kuvendit Popullor për Rrethin e Matit për 4 legjislatura rresht, nga viti 1970 deri në vitin 1986. Pavarësisht punëve të shumta, gjithmonë shkonte në zonë, dëgjonte me respekt popullin që e kishte votuar dhe ndihmonte sa mundte për mbarëvajtjen e përparimit të tyre.
Në vitin1982 Sula del në pension dhe iu bashkua Organizates se Veteraneve te Luftës Nacionalçlirimtare, ku zgjidhet Nënkryetar.
Për kontributin e dhënë gjatë luftës dhe pas saj për popullin e Matit dhe për kontributin për forcimin e ushtrisë, Këshilli i Bashkisë Burrel, në korrik 2003 i dha Sul Domit titullin “Qytetar Nderi i Burrelit”.
Sulejman domi mbante me krenari 21 dekorata, medalje e urdhëra. Ai u përcoll për në banesën e fundit me të gjitha nderimet që meritonte.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes