l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në Golem të Kavajës Shoqata “Lëvizja” përjetëson patriotin e njohur me pseudonimin Haxhi Baba

USHTARAKET DHE TRANZICIONI NE “ZHBERJE E BERJE TE SHTETIT”

Dhimiter Ndrenika

(vijon nga nr. i kaluar)

Republika e Shqipërisë nuk i shpëtoi sundimit të shteteve “totalitare”, “diktatoriale në thelbin e tyre” të republikës së 1925 dhe mbretërisë konstitucionale të 1928-1939 zogiste dhe asaj të emërtuar “demokraci popullore”, me një sistem republikan absolut të një partie-shtet. Këto eksperimente dështuan si rrjedhojë e dështimit të atyre shteteve “njëpartiake” pas Lufës së II-të Botërore e shembjes së “shtetit komunist sovjetik” në ish-BS, që sollën në pushtet “shtete relative demokratike”, që përqafuan vlerat euroatlantike të të “bërit shtet”, lirinë politike, ekonomike, liritë e të drejtat themelore të njeriut, shpërbërjen e administratës shtetërore e partiake etj. masa të cilat nuk “u zbatuan në thelbin e tyre” ende edhe sot nga qeverisjet shqiptare. Moszbatimi i tyre vërteton më së miri së “rindërtimi i shtetit të zhbërë” u pengua e pengohet nga koncepte të ruajtjes se trashegimise komuniste per te “bere shtet” dhe masave te tilla rindertuese qe “zhbene arritjet e asaj e te tjerat ne konsolidim te ngadalte”, qe solli ne praktika totalitariste per “qeverisjen e RSH”. E majta shqiptare” vazhdoi te mohoje premtimet e saj solemne, qe nga ato te LANCl, te Konferences se Pezes te v.1942 “per bashkim te populit shqiptar pa dallim feje, krahine dhe ideje per lufte kundra pushtuesit fashist Italian dhe per demokraci popullore”, e pasuar nga Konferenca e Mukjes e korrikut 1943 “per bashkim kombetar te te gjitha forcave politike, te partise komuniste, Ballit Kombetar, Legalitetit e nacionalisteve patriote”, per “nje demokraci poullore”, vijim i premtimeve te Konferences se Pezes, por qe deshtuan si rrjedhoje “aleances antishqiptare me ish-jugosllavine titiste” e cila tashme ne v.1943 kishte arritur nje mareveshje me emisarin titist Tempo “per prishjen e ketij “bashkimi” dhe vazhdimin e Luftes vetem dhe me ata qe do ti nenshtroheshin diktatit komunist jugosllav e te vete PKSH. Keto qendrime te PKSH u nxiten edhe nga “strategjia e gabuar e Ballit Kombetar dhe e Legalitetit,m qe “duhej luftuar komunizmi, sidomos ai i cilesuar si serbomadh shovinist”, nderkohe qe vete Aleanca anglo-sovjeto-amerikane kerkonte “pjesemarrje aktive” ne LANCl, gje qe keto forca antikomuniste nuk arriten ta benin siç duhej, qe vertetoi “konsekuencen e PKSH e te vendimeve te Pezes e te Mukjes” “per lufte pa kompromis me pushtuesit Italian e gjermane”. Kjo “strategji”e Ballit dheLegalitetit nuk iu nenshtrua aleances nderkombetare “per shkaterrimin total te fashizmit e nazizmit”; ky gabim fatal zbehu kredon e popullit ndaj tyre qe u reflektua ne vijimin e LANCl, qe pas kaputillimit te Italise fashiste nga lufta, ne shtator 1943 permbysi teresisht “besimin e tyre nga populli” qe u pasua me rritjen e forcave partizane nga radhet e Ballit e te Legalitetit te patrioteve e nacionalisteve, atdhetare shqiptare. Kjo pervoje ne vijim edhe te faktit qe sot eshte vertetuar nga themelimi e krijimi i PKSH nga sllavet e ne dem te shqiptareve, e deri ne kthimin ne Sekretar ekzekutiv te pergjithshem te PKSH te Enver Hoxhes ne mars 1943, ne Konferencen e Labinotit dhe me pas me krijimin e Shtabit te Pergjithshem te UNCl me 10 korrik 1943, me perfaqesim “te shtirur edhe te forcave nacionaliste patriotike”, kohe qe “interesat jetike te etnise shqiptare ne Ballkan iu nenshtruan qellimeve shoviniste e hegjemoniste te shtetit komunist jugosllav, per nje “federate ballkanike” te drejtuar nga PKJ, diktoi perfundimisht se e ardhmja e shtetit ne fund te Luftes do te ishte thjesht nje shtet me tipare komuniste sllave ,qe dhe u vertetua qe me zgjedhjet e para parlamentare te 2 dhjetorit 1945 ne te cilat “Fronti” dhe “Reaksioni” votoheshin nga nje “kuti”, qe ne fakt ,asnje nuk guxoi te hidhte “gomen” qe perfaqesonte zgjedhjen e çdo shtetasi shqiptar ne ate ”kuti” qe kishte mbishkrimin “reaksioni”.

“Zhberja e berja shtet” eshte slogan mashtrues

Dukuri të tilla nuk duhet te ndodhnin me pas, por zhvillimet ne RSH treguan te kunderten. Sot ajo i perngjet atyre qe e “majta shqiptare” nuk u shkeput asnjehere perfundimisht nga ndikimet sllave e sot edhe nga ato serbomadhe per nje Ballkan “federativ”, ku RSH nuk perfiton asgje per riberjen e shtetit te zhbere po prej politikave te saj te ekuivokeve –thjesht personale te kryetarit te te majtes shqiptare. Historigrafia e Shqiperise dhe vete veprat e Enver Hoxhes deshmojne per varesine totale ndaj sllaveve. Keta perbejne edhe sot rrezik real per RSH se ajo qe u “zhbe ne shtetin shqiptar” qe edhe rrjedhoje e mospranimit te ndryshimit te udheheqjes se PKSH, tashme PPSH, te largimit efektiv te Enver Hoxhes e kultit te individit, qe perçoi deri ne fund te qenit e tij i pazevendesueshem per partine-shtet me ate qe kerkohet sot per “dekomunistizimin” e RSH.
“Zhberja e berja shtet” eshte slogan mashtrues, qe “zhberja” te mos kthehet “pas” e te zevendesohet me nje “shtet” aspak demokratik e social, por ne nje shtet qe “ndrron pamje e qellime” sa here “mashtrimi i pare” nuk arrin qellimet e rindertimit te “zhberjes se shtetit” dhe rikerkohet rishtas mundesia per nje “mashtrim te ri,me te madh” te “zhberjes” se dukurive brenda nje periudhe kohore ne te cilen vete shteti i zhbere nuk i ka ne dore mundesite per zhvillim sepse keto pasuri jane pervetuar nga te qenit te vete ketij shteti, ne “shtet mafioz”.
Keto zhvillime jane “kthim prapa”, jane “largim” nga arritjet e deritanishme te RSH, te te qenit te vendit “te perfaqesuar ne tere institucionet euroatlantike”, “te levizjes se lire ne zonen europjane”, “te maredhenieve ekonomiko-financiare te tregut te lire”, “te qenit te RSH antar te NATO-s” dhe synimeve e arritjeve per tu antarsuar ne BE, te cilat “kthim-prapa”, “largime” shprehin perpjekje e mbeshtetje “te forcave te erreta antishqiptare” “per zhberje te shtetit tone, te RSH” dhe pavaresisht te atyre dukurive “te paaftesive shtet-formuese” shfaqur ne “mohim te terthorte te integrimeve euroatlantike te arritura” qe vene ne dyshim “vete ekzistencen e shtetit tone, si shtet shqiptar”. Nje perpjekje e veprimtari e tille “u ofron shqiptareve” nje shtet “te se kaluares”, skllav te ideologjive shoqerore, te mafies partiako-private, te degjenerimit te shtetit nga dukurite kriminale, te kontrollit e te kapjes se vete shoqerise e shtetit nga mafia shteteroro-private; keto e bejne RSH “shesh beteje”, synim te kahershem te te huajve “per copetim e ndarje deri ne zhdukje te etnise shqitare nga harta politike”, kthim te trojeve etnike shqiptare ne sferat e shteteve armiq te perjetshem te tyre, jo vetem greko-sllave, italiane, rusomadhe apo orekset e perandorive te vjetra aziatike-turkomadhe, shteteve –fe te “dhunshem radikale islamike”, etj. “bashkime, aleanca ne sferen e rikrijimit te ekuilibrave te rinj boterore e rajonale”. Keto perpjekje ne tere kete tranzicion kane qene te pranishme. Dhe keto nderhyrje e “kane zgjatur” dhe “po e zgjasin” kete “shndrrim demokratik”, qe perben rrezik e kercenim serioz ne kete paqendrushmeri rajonale e globale. Keto zhvillime jane parathenije e nje perpjekjeje te re per te “spastruar shqiptaret” nga trojet e tyre.
Qeverisjet njepartiake e kane demtuar gjithmone RSH. Ato kane qene e mbeten pre e ekuilibrave partiake per “pushtet te pakufizuar” qe eshte baraz “diktature” e aspak demokraci. Shqiptaret e kane zgjedhur rrrugen e tyre, te ardhmen e tyre-ate, ne vendosjen e vlerave euroatlantike, te pranuara e te pranishme ne tere jeten e shoqerine tone. Por perpjekjet “per kthim prapa” e kane vene ne rend te dites “reformimin e thelle te shoqerise e te vete shtetit” jo duke mohuar ate-shtetin-[zhberjen e tij]-apo duke e shndrruar ne “prone” te “nje partie te vetme”ose “te nje shumice kuvendore njebindjesh politike”, qe duhet perjashtuar dhe duhet synuar ne “nje konsensus” teresor mbarekombetar e mbareshqiptar te klases politike e te vete institucioneve te shtetit e shoqerine, per nje”reforme te thelle e rrenjesore kushtetuese” qe asnje force politike apo shumice politike te diktoje “politika partiake” si “politika shteterore”.

Roli i shoqërisë ushtarake në zhvillimet aktuale

Shoqeria ushtarake, pjese perberese e asaj shqiptare ,e veçante, eshte pjesemarrese ne keto zhvillimeve. Kjo shtrese, nder shekuj, ka mbrojtur e garantuar mbijetesen e shtetit shqiptar, pavarsisht “karakterit” e “formes” se tij. Kjo ka qene garante deri ne veteflijim per shtetin. Ajo asnjehere nuk eshte trajtuar si e tille. Ushtaraket jane “kombetare” dhe aspak “politikane partiake”, “fetare”, me bindje jashte profesionit te tyre, te cilat i ruajne, por qe “mohohen”prej tyre ,ne ushtrimin e tij, qe klasa politike “po kthen pas,mohon,arritjet e shoqerise e te shtetit” jane produkt I “mendesive” te vjetra ,diktatoriale te “partise-shtet”.Ky karakter “kombetar” duhet ti bashkoje,mos ti ndaje ne “perkrahes”,”mbeshtetes” e “ne pasues aktive e pasive”te”partive-shtet”,qofte te vjetera e te reja ,te nje partie te cdo lloji”,”te nje shteti te pakices kombetare”,etj.
E kaluara e shtreses ushtarake ka deshmuar per “perfaqesim dinjitoz” te shtetit, ata “asnjehere nuk e tradhetuan atdheun” por perjetuan e pranuan edhe u goditen e u ndeshkuan,u spastruan e u vrane nga regjimet totalitare,njepartiake, qe me fillimet e shtetit te pare shqiptar e deri me sot. Ushtaraket duhet te rivertetojne”pavarsine,mosperfshirjen e perdorimin e tyre” ne dobi te bindjeve politike,ideologjike e te “mos shndrrohen ne militante” te ketyre,si dhe te shumicave e pakicave kuvendore,koalicioneve te tyre,etj.”bashkesi shoqerore” te cilat dobesojne,gerryejne e shkaterrojne shtetin.Roli i tyre ne kete “tranzicion” te deshtuar,ne “kthimet prapa”,”ne vonimet” e “largimet” nga idete perparimtare,te shtetit te se drejtes e te mbijeteses se RSH dhe etnise shqiptare nuk kane mundur qe kjo dukuri e shoqerise shqiptare “sadopak te frenohet prej tyre”,qe te perpiqemi “bashkerisht”,jashte formave “shoqatore”,por dhe si qytetare te thjeshte –qe kane marre pergjegjesi dhe kane qene e do te mbeten garante per shtetin- per ate qe perben synimin “madhor” te te “qenit ushtarak”.
Politikat partiake per “zhberjen e berjen e shtetit”,ne tere kete “tranzicion”qe “po kthen pas,e mohon,arritjet e shoqerise e te shtetit” jane produkt I “mendesive moniste e hegjemoniste “te nje “partie te vetme”,apo te “nje shumice njepartiake kuvendore” qe kerkojne te ruajne e te rikthjene politikat totalitariste,ato te “partise-shtet” ne RSH.Kjo deshmohet nga perpjekjet e forcave politike per nje”projekt”, nje”ballancim pushteti institucional” shprehur ne “Dispozitat kushtetuese”te v.1991,ne “pushtetin parlamentar” ne favor te atij “presidencial”ne perzgjedhjen e formes se demokracise ne RSH-ne “parlamentare” apo “presidenciale”,apo ne “kombinim te tyre”.U zgjodh ai “parlamentar”.Ky sistem u prir nga nje parlamentarizem me nje president te “forte institucionalisht”.Keto perpjekje te fillimeve demokratike shenuan “shkelje te kushtetutes”ne v.1994 nen diktatin e nje “projekti afer atij presidencial” ku cilesohej “drejtimi I qeverise nga Presidenti”,”projekt diktatorial” qe u rrezua me referendumin e v.1994.Prirjet per “autoritet te pakufizuar” deshtuan .Keto prirje per pushtet absolut njepartiak u mundesuan me miratimin e nje Kushtetute te re,asaj te v.1998,e cila “kombinoi prirjet presidenciale te pushtetit me qeverisje parlamentare”duke kufizuar ne minimum “ pushtetin parlamentar”ne favor te atij presidencial ne autoritetin e “Presidentit te RSH”,I cili mori mjaft te drejta qe,iu kufizuan nga prirjet e shumicave njepartiake a te njebindjeje politike nepermjet afateve kohore te trajtimit te zevendesimit te “antareve te institucioneve kushtetuese” qe te ruanin “shumicen ne vendimmarreje , ate njepartiake a njebindjeje politike”.Dhjetevjecari I fundit nen diktatin e ketyre prirjeve shkallmoi “ballancen institucionale ,ate kushtetuese”e u hapi rruge ndryshimeve te rrezikshme te kthimit pas ne nje sitem njepartiak,ne thelb antikushtetues dhe forma demokratike e qeverisjes u perjashtua,dhe vete ky parlamentarizem “leshoi” dhe mundesoi edhe kapjen e shtetit ne doren e “oligarkise”,”oligarkeve”,forcave te reja mafiozo-shteterore,qe sot perbejne rrezikun me te “madh,real te degjenerimit te “demokracise parlamentare” jo me ne “demokraci presidenciale”,por ne nje hibrid “pushteti te pakufizuar”,”manipulativ,”,”korruptiv”,”kriminal”,”mafioz”.Kjo prirje njepartiake u konsolidua ne v.2013 e ne vazhdim me fitoren e nje “shumice te majte njepartiake ne pushtet”ne v.2017, qe iu parapri ne katervjecarin 2013-2017,me “kufizimin esencial te te drejtave te Presidentit” nga ekzekutiv ne nje “President honorifik” dhe ne fakt,realisht, ne nje demokraci ende “te perziere presidencio-parlamentare”,qe po ne vijimesi kerkon ndryshimin e vete sistemit te qeverisjes nga parlamentar ne presidencial. Keto zhvillime kane cenuar ekuilibrat shoqeror e shteteror brenda RSH dhe vete maredheniet e saj “normale”,”ecjen e saj perpara” ne kosolidimim e vlerave euroatlantike ,ne trajtim e futje per zhvilim te praktikave te vjetra,te partise-shtet,qe vonon dhe “normalizim”ne kuader NATO dhe per antaresim ne BE.Eshte koha,diktati –pasoje e ketyre zhvillimeve, qe te ribehet ligji themelor i shtetit, Kushtetuta dhe te rizgjidhet forma e qeverisjes demokratike,qe te perjashtoje njepartitizmin e shtetit e te garantoje ecurine e demokracise e pushtetin e qytetareve,qeverisjen e shtetit prej tyre.Ne kete ndryshim,krahas e me perparesi ,duhet te pranohet e te ritrajtohet edhe”kushtetuta e mbrojtjes dhe sigurise se RSH” si dhe te qenit e FA te RSH, krahas e me gjitheperfshirje te organizmave te tjere, “garante” te “pavarsise, integritetit, teresise toksore e te ujrave detare e hapesires ajrore te RSH e te rendit kushtetues” me shndrrim ne nje “institucion te pavarur kushtetues”,jashte politikes partiake,me paanesi nga politikat partiake.

FA nuk jane struktura partiake por shteterore

FA nuk jane struktura partiake por shteterore, kombetare qe varen e i binden vetem “germes” se kushtetutes,misioneve te percaktuara nga ajo,e qe funksionojne ne linjen FA-KUVEND I RSH,ne perputhje me detyrimet nderkombetare e NATO .
Eshte evidente se ndryshimeve kushtetuese iu ka ardhur,koha te behen, se atyre iu eshte paraprire me mjaft ligje,qe “kufizojne” ndikimet njepartiake a te shumices njebindjeje politike si,ato per:”departizim”,”depolitizim”,”dekriminilazim”,”dekomunistizim”, “i pastertise se figures”,etj.,por qe keto duhet te garantojne “paanesi totale” te forcave politike ndaj institucioneve te shoqerise e te shtetit, problem i shtruar per zgjidhje “konsensuale” mbarepatiake,mbareshoqerore e mbareshqiptare ne perputhje te pote me rrugen e zgjedhur nga RSH per “euroatlantizem” e garantimin e mbijeteses se vete RSH nepermjet mekanizmit te berjes se ligjeve me shumice “te cilesuar” e deri me “veto” nese nuk arrihet “konsensusi”,duke perjashtuar “shumicat njepartiake te cdo ngjyre e lloji” si edhe me pjesemarrje gjithperfshirese te shoqerise,qytetareve e shtetasve ,per nje ekuiliber garantues ushtrimi te misioneve kushtetuese e ne”dialog e mbikqyrje “edhe te aleateve-NATO e arritjeve per ne BE-qe legjitimon njohjen e pranimin e rruges se RSH per te qene pjese e vlerave euroatlantike.
“Kufizimet” me ligjet,ne perputhje me zhvillimet,kerkon qe FA dhe organizmat e perfshira ne veprimtari te perbashket me ato “te perzgjidhen” nen nje mbikqyrje paraprake me “ligjin per pastertine e figures ushtarake” e me “vetingun” ,ligj I vecante qe percakton “modalitetet e pastertise me organizma vendas te RSH” e “nen monitorim te aleateve NATO e BE”.Cdo shtet per te garantuar besueshmerine kombetare ne FA e te tjera qe bashke me FA jane barabar e plotesojne elemente te kesaj sigurie,e kane bere ne te kaluaren e tyre”.
”Kane perzgjedhur e kontrolluar aftesite e besueshmerine e kryerjes se misioneve nga keto institucione “.Edhe diktatura enveriane e kishte nje ligj “pastertie figure” dhe “vetingu” qe I kalonin nen kontroll e monitorim te vazhdueshem “FA e elementet e tjere te sigurise se vendit” .Ajo qe kerkohet ,eshte qe ky element perzgjedhjeje,”te mos jete njepartiak” e aq me teper kopje e atij te “partise-shtet”.Cdo “pjestar” I ketyre “institucioneve ushtarake te mbrojtjes e te sigurise” nepermjet “deklarimit individual te prejardhjes e veprimtarise se tij” dhe te plotesimit te nje”pyetsori” “flete-ankete” e diktuar nga partia-shtet “kalonin ne siten e vertetimit te ketyre dokumenteve :per privatesine,qe nga organizmat e vete struktures,frontit demokratik,sigurimit te shtetit,forumeve baze partiake dhe I origjines klasore e lidhjeve biologjike e nepotike ne shkalle te larte hetimi” etj. elemente shoqerore ku ishin punonjes te afermit e tyre ne tere institucionet e shtetit,ne Bashkimet Profesionale,ne lagje e ne fshat.Kjo imtesi “monitorimi” behej vetem “per te perjashtuar qe te gjithe pjestaret,e mundshem,qe nuk ndanin te njejten bindje politike,ate te partise-shtet.Ne kete kuptim ,sot ne RSH,edhe ligjet paraprires nuk u zbatuan ndonjehere sepse bindjet politike njepartiake ,edhe sot e kesaj dite,mbizoterojne ne veprimtarine e perditshme te tyre. Kjo dhe perben “kthim pas”.Cdo gje per partine sipas “sloganit strategjik njepartiak” qe “ÇDO POPULLI BEN PARTIA DHE Ç’THOTE PARTIA BEN POPULLI”, qe eshte dukuri edhe e forcave te reja politike shqiptare ,te cilat me ardhjen “ne pushtet”, “veprojne njelloj si partia-shtet”. Kjo eshte dukuria me negative e tere ketij “tranzicioni” qe e shkallmoi endrren e shqiptareve,e te ushtarakeve ne vecanti,se ky “tranzicion” do te “crrenjoste keto dukuri”,por u deshmua e kunderta. Dukuria e “ktheu pas RSH”. Partite politike nuk perfaqesojne interest jetike te shtresave shoqerore, por te nje “bashkesie” qe nuk i ben keto, pronare te tyre dhe te mbare vendit. Emertimet e tyre jane te rreme nuk shprehin ideale sociale: “socializem”, “demokraci” e jane hibride interesash oligarke. Origjina e tyre eshte shperberja e “parties - shtet”.

Zhvillimet regresive, “zhbërja e bërja e shtetit”

Zhvillimet regresive, “zhberja e berja e shtetit” jane prirje e synime te forcave politike e politikave partiake antidemokratike e diktatoriale,qe perjashtojne mendesite demokratike e kombetare, shprehese te sundimit “te vetem partiak” qe jane jo vetem te papranueshme por edhe antikombetare.Ne keto zhvillime vihet nen kercenim e ardhmja e RSH.
Keto zhvillime,ne dem te kapercimit normal te teorive e praktikave diktatoriale,kerkojne qe shtresa e ushtarakeve te cilet vene ne jete misionet e garantimit te shoqerise e te shtetit nga faktore e aktore te brendshem apo dhe te jashtem,si edhe te ndjekjes te rrugetimit te zgjedhur euroatlantik te vendit e popullit me konsensus mbarepolitik e mbarepartiak ,mbareshqiptar,te trajtohen ne nje “reforme rrenjesore kushtetuese” me pjesemarrjen e tyre per “perzgjedhjen problematike,permbajtesore dhe dialogut mbareushtarak-aktive,ne rezerve e ne pension- “me “strukturat e saktesuara per berjen e kushtetutes”,duke iu “degjuar zeri”,”projektet e tyre”,”pranimi I detyruar si profesioniste kombetare dhe jopartiake”,te “barabarte” ,pamedyshje per vete reformen ne teresi dhe ate “rrenjesore kushtetuese per mbrojtjen e sigurine e RSH”.
Pavarsia totale e FA te RSH dhe “organizmave” qe perfshihen ne “garantimin e mbrojtjes e te sigurise se RSH” eshte thelbi I kesaj reforme,do ta formulojme ,”kushtetuta e mbrojtjes dhe e sigurise”.Kjo do te perfshije:ndryshimet kushtetuese per FA te RSH;”Statusin e FA te RSH dhe Statusin e Ushtarakut te FA te RSH”;ligjet organike per perdorimin e tyre;ligjet per gradat dhe karrieren ushtarake;trajtimin arsimor,edukimin dhe ecurine profesioniste;ligje te vecanta per perzgjedhjen,emerimin e largimin nga funksionet ushtarake;ndertimin e hierarkise ushtarake;etj.elemente qe do te preken me fillimin e “punes se perbashket” me institucionet apo komisionet e posacme ngritur per nxjerrjen e saktesimin e “ceshtjeve”qe ndryshohen ne kushtetute e githe ligjet e tjera qe rrokin problematike ushtarake.E gjithe kjo pune,e kthyer ne “projekte”,I nenshtrohen analizes,degjimit,diskutimit e vendimmarrjes “teresisht konsensuale,unanime 100%”,te cilat kalojne ne strukturat qe do te ngrihen,edhe me monitorim e perfaqesim te ekspertizes se vendit e te NATO,pjeserisht dhe BE per aq sa kjo preket ne keto projekte,qe ndjekin me pas procedurat e “vetingut”,perfshi Kuvendin e RSH .
Ne permbajtjen e reformes do te jene perparesi:
FA organizohen e drejtohen ne pershtatje me “sistemin demokratik parlamentar te qeverisjes” te RSH.Ato perbehen nga shtetas shqiptare,me origjine shqiptare por edhe te pakicave etnike qe e kane shtetesine shqiptare,pavarsisht nga bindjet e tyre shoqerore politike,fetare e sektare qe jane ne perputhje me rregullat e normat qe garantojne kushtetushmerine e ushtrimit te profesionit ushtarak nepermjet zbatimit te ligjeve per te qene te paster,qe pranojne mohimin e bindjeve te tyre ne ushtrimin e detyres “ushtarak profesionist I FA te RSH”,duke ruajtur te drejten e pjesemarrjes ne zgjedhjet per pushtetin vendor dhe ne ato te pergjithshme parlamentare.Ne FA te RSH perdoret gjuha shqipe.
Modeli NATO dhe detyrimet e ndersjella NATO-RSH dhe saktesimi I ketyre detyrimeve.
FA te vogla numerikisht,por me aftesi te larta profesioniste rrjedhoje e garancive NATO per mbrojtjen kolektive dhe harmonizimit e vendimmarrjes per perdorim relative,te mundshem,ne hapsiren kohore vendimmarrese te zbatimit.
Rikrijimi i forcave rezerve barabar profesionste si dhe ato operacionale(aktive).
Pavaresi totale e FA nga forcat politike e shumicat kuvendore,nga te qenit ne funksione hierarkike ushtarake te “partiakeve”apo te “emeruar”prej tyre te ushtarakeve te perzgjedhur nga ato.Mosqenija e “partiakeve”ne funksione herarkike pershi dhe ministrin e Mbrojtjes,Kryeminisrin dhe Kryetarin e Shtetit.Ndarja perfundimtare e Ministrit te Mbrojtjes nga FA dhe shndrrimi i tyre ne”institucion te pavarur kushtetues qe I bindet literalisht misionit te tyre kushtetues dhe ligjit organik per to”,ne formen e “STATUSIT TE FA TE RSH”.
FA varen drejtperdrejte nga Kuvendi I RSH.Ne Kuvendin e RSH miratohen ndryshimet kushtetuese qe prekin FA,apo ligje te tjera qe FA preken nga institucionet e shtetit.Miratimi behet me konsensus total,unanim, te Kuvendit,por me kuorum jo me te vogel qe zgjidhen antaret e organeve te drejtesise,ata te Gjykates Kushtetuese e te vete Kryetarit te saj.Ato japin llogari ne Kuvend e ne Komisionet e tij bejne sqarime per problematikat qe bashkerendohen mes institucioneve te shtetit si dhe “degjohen” ne to e marrin pjese ne seancat plenare per veprimtarine e tyre.
FA bashkepunojne e bashkeveprojne me institucionet e tjera kushtetuese ne perputhje me detyrimet e ndersjella te saj me keto:per rendin kushtetues,per mbrojtjen e integritetit,per emergjencat civile etj.Ato perfshijne sistemin “profesionist te drejtesise” : hetuesine e gjykatat ushtarake,prokurorine ushtarake dhe Policine ushtarake e Sherbimin Informativ Ushtarak.
FA gezojne buxhet te pavarur qe perputhet me “normen” e pranuar ne NATO.
FA gezojne te drejten e pjesemarrjes ,te panifikuar,ne veprimtarite politiko-ushtarake te NATO ,brenda RSH e jashte saj ne “misionet” vezhguese,stervitore,te ndihmes profesioniste,te atyre te “ruajtjes se paqes”e te ndihmes per ushtrite e vendeve te”partneritetit per paqe” si dhe ne “misione luftarake” ne kufijte shteterore e ne hapsiren ajrore e detare si te vete RSH ashtu dhe te atyre te tjera ne perputhje me nevojat e kerkesat e Aleances.
FA hyjne ne veprim me Urdher te Shefit te Shtabit te Pergjithshem ne varesi me gjendjen ushtarako-politike ne Rajon,ne kufijte e saj e me gjere,ne perputhje me kerkesat e Aleances,por edhe per “veprim te njeanshem” deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar nga Aleanca.Ne kohe paqe,veprimtaria e FA eshte e pavarur,ndersa me fillim veprimesh luftarake,FA “keshillohen” me NATO dhe Kuvendin dhe ne perputhje me nje ligj te vecante qe percakton modalitetet e nje mobilizimi,te mundshem,te plote a te pjeseshem dhe te nderhyrjes operacionale te FA me forcat e mjetet e veta ,ose bashkerisht me forcat aleate zbatojne misionin e ngarkuar e te diktuar nga domosdoshmeria e mbrojtjes se RSH e te Paqes ne hapsirat qe NATO “ mbron” per te shmangur konfliktet lokale apo rajonale e me gjere. Komandimi e drejtimi i FA te RSH behet ne perputhje me detyrimet e ndersjella me NATO,nepermet nje ligji te posacem qe percakton “modalitetet” e perdorimit,te varesise strukturore ushtarake e te qellimeve te misioneve, qofte paqesore dhe te atyre luftarake.A kane strukturen e tyre perfaqesuese ne NATO,e gjithe “aleancat rajonale” qe aderon RSH,si dhe ka te atashuar ne FA perfaqesine NATO me “strukturen e saj perfaqesues,eksperte e status te mirepranuar ne zbatim te te drejtave qe lindin nga “mbrojtja kolektive” dhe perfshirja e FA ne keto veprimtari”.
Rregullimi teresor i gradave e i karrieres ushtarake,duke vendosur titull ekzekutiv ndarjen funksion-grade,qe hiqen-degradohen-kur ka cenim te misionit kushtetues dhe tradheti ndaj atdheut,RSH si dhe rivendosja per ata ushtarake joaktive apo aktive te degraduar per motive politike e pa Vendim Gjykate. Njohjen e pranimin dokumentar “te identitetit si ushtarak”,per te gjithe ata qe jane gjalle.
Rregullimi perfundimtar i statusit te ushtarakut te FA dhe i te drejtave e detyrimeve te tyre ndaj shoqerise e shtetit dhe i sigurimeve shoqerore e shendetsore per ta,gjitheperfshires duke rindertuar skemen pensionistike ne perputhje me misionin kushtetues qe i percakton ata ne “sherbim te posacem per mbrojtjen e sigurine e vendit, RSH”, paga model NATO per ushtaraket aktive dhe per ata ne rezerve e ne pension me perfshirjen e kontributeve ne castin e marrjes se funksionit e deri ne ate te nderprerjes se karrieres aktive.Paga ,e grades-funksion me te ulet,te jete jo me pak se 3-4 here me e madhe se e nepunesit te shtetit me page minimale,ndersa pensioni ne pershtatje me koheqendrimin ne grade,duke e llogaritur kete per graden-funksion te fundit qe nderpret karrieren te zvogeluar per mosdhenijen e kontributeve,per ata qe jane tashme ne pension.
Risaktesimi i “statusit te OJF” duke cilesuar,ato si “persona juridike”,perfaqesues nenshtresash ushtarakesh me “grup interesi” dhe rimarrje ne konsiderate e nevojes se “forcave rezerve” qe do te ligjeronte “OJF-ne e ushtarakeve ne rezerve”sepse keto “forca rezerve” nuk ekzistojne me ne FA qe nga v.2008 me pranimin e RSH ne NATO dhe qe plotesisht duhet te jene ne perputhje me ato simotra te vendeve antare NATO “me detyrimin e mbrojtjes kolektive”.”Shoqata e ushtarakeve ne rezerve” eshte plotesisht legjitime;ajo eshte krijuar ne perputhje me Kushtetuten ne fuqi e gezon te drejtat e “personit juridik” e te nje “shoqate per nga misionet e saj si ato “rezerve te vendeve te NATO”,por qe “antarsia e saj eshte mbi moshen qe ata konsiderohen “rezerve” ,qe kerkon patjeter “rregullim te ri “ qe vleresojme per krijimin e “forcave rezerve te RSH” ne perputhje me zhvillimet e reja ne bote dhe tronditjen e besueshmerise ne NATO ,qe perben nje nderhyrje ekspansioniste te Rusise ne Ballkan e ne RSH ,ne etnine shqiptare per percarje e bere kete Rajon te paqendrueshem e prirje te njohura e te mbrojtura nga shteti rusomadh per integrimin ne NATO edhe te vendeve te Balkanit Perendimor,prirje kundervenese rrugetimit euroatlantik te etnise shqiptare ne Ballkan e te RSH.Keto OJF duhen trajtuar edhe si “oponence”,si “keshilltare ushtarake” e qe duhet te pranohen si “antare te te gjitha strukturave hartuese,degjuese e miratuese te ndryshimeve e zhvillimeve te FA me te drejte vote”,qe cileson antaresine ushtarake te tyre si “perfitim nga pervoja e tradita”.Krahas rritet kujdesi per “gatishmerine e perballjes” me mbrojtjen e sigurine e vendit,duke rivendosur edhe pergatitjen e strukturave “rezerve” si “barabar profesioniste”me ato operacionale qe ekzistojne sot ne FA.
Ne kushtet e interesave te nenshtresave te ushtarakeve qe sot perfaqesohen nga OJF te vecanta,te cilat jane ne perputhje me te drejten kushtetuese te tyre per tu organizuar e vepruar ne perputhje me ligjet e shtetit ,lind detyrimi I bashkepunimit e bashkeveprimit te dobishem ne arritjen e kerkesave legjitime te tyre.Eshte e mundur qe keto OJF te bashkohen ne nje “federate ushtarake jopartiake OJF-sh” me te drejt “vetoje” ne vendimmarrje ,pa cenuar programet e statutet e tyre,ne nje sistem rotacional drejtimi me zgjatje 6-12 mujore.








Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes